WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Historia

VITI 2010 – 70 vjetori i vdekjës së GJERGJ FISHTES

08 February 2010
Katër nga poetët më të shquar shqiptarë, Poradeci, Fishta, Asdreni e Koliqi (Poshtë të ulur)
Autor :
Lek Pervizi

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Lek Pervizi

Dërgoi pë Tribuna Shqiptare Paul Tedeschini

 

Ne kohën e diktaturës, Lasgushi nuk pranoi t’i konformohej me gjithe joshjet e ofertat. Fishta, u anatemue, u çvarros e veprat iu ndaluen.. Azdreni kishte vdekur. Koliqi i arratisun politik jashte shtetit i deklaruem anmik e tradhëtar. Ky fati i këtyne katër poetëve shqiptarë.

 

Ky vit na paraqitet me dy përvjetorët e dy figurava ma të mëdha shqiptare të shekullit XX, njera, Nanë Tereza, për veprimtarinë humanitare e fetare, për te cilat fitoi famë botnore dhe i dha Kombit shqiptar krenari e nder, së cilës i kremtohet 100 vjetori i ditlidjës, dhe tjetra, Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar, në 70 vjetorin e vdekjës. Në Këtë shkrim do t’ia kushtojmë Gjegj Fishtës.

 

Ma shume se kushdo këtë pervjetor e ndjejne ata që nën diktaturën komuniste pësuen denimet ma të randa, si pushkatimet, burgosjet e internimet. Ndërsa ai vetë Poeti i Madh, ndonse eshtnat i prehëshin në banesën e fundit në tokë, do të pësonte një dënimin ma makaber, atë të heqjës së eshtnave të shenjta dhe hedhjës së tyne në lumin Drin. Paskej qenë thanë se të dy Gjergjat e Mëdhej, ai i shpatës edhe ai i penës të pësonin të njejtin dhunim të vorrit, nga hordhitë barbare të shekujve të ndryshëm por të huqëve e sjelljeve antinjërzore dhe antishqiptare të përbashkëta. Gjergj Fishtën, që simbolizone letërsinë shqiptare, si një poet i rangut botnor, me poemën kryevepër e poezisë epiko-heroike shqiptare, « Lahuta e Malcisë », per t’i ba qejfin motrës Jugosllavi, qeveria bolshevike staliniane e Tiranës do ta bante kurban në altarin e komunizmit pansllav, ku si idhuj qëndronin tre tiranët gjakatarë, Stalin bashkë me Titon dhe Enverin.

 

Nuk mjaftonte ky shkak, që eshtnat e Fishtës të tretëshin, ishte edhe një shkak tjeter ma i përbidshëm për popullin e kombin shqiptar. Ai i zhdukjes se gjuhës së bukur dhe historike të gegnishtes letrare. Me një kapadajllek e urrejtje të paparë, diktatori i kurdisi cerberet e tij per te hequn nga qarkullimi veprat e Fishtes, qe ndonse i vdekun mbahej si anmiku ma i madh i diktatures. antikombëtare sllavo-komuniste. Ai burrë, dijetar e shkrimtar i madh, qe i kishte këndue heroizmit të malësorve e kosovarve trima për të mbrojtë kufijtë etnikë. Ai burrë që i kishte këndue Kosovës se robnueme, që po luftonte për të thye prangat e dyfishta të robnisë, pra jo vetem poeti por dhe patrioti e atdhtari i madh, u denue me vdekje përsevdekmi. Një vepër kriminale e pashkrueme në analet e historisë shqiptare, por edhe të botës.

 

Fatmirësisht unë përsonalisht kam pasë fatin ta njoh Fishtën, kur vinte për vizitë për me u takue me tim atë. E ndjej për krenari që e kam pasë atë fat. Më 1937, kur u botue kryevepra e tij, Lahuta e Malcisë, ai erdhi kastile nga Shkodra në Korçë, e ua solli vetë librin, dy nxanësve të dikurshëm, e ma vonë miq, tim etit e Prof. Luigj Muzhanit. Kështu, që në fëmini unë nisa të lëxoj e të mësoj përmendësh kangët e Lahutës. Fishta u ba frymëzuesi i gjithë rinisë dhe pushtoi zemrat e shqiptarve e sidomos te malësorve, që e mësuen gjithë lahutën përmendësh duke i këndue kangët e saj në çdo rast festash e dasmesh, dhe në kullat e tyne rreth oxhakut në netët e gjata dimnore. Lahuta ndixte zemrat e shqiptarve me ndjenja patriotozmi dhe i frymezonte per lartësimin e kombit dhe bashkimin e tij. Por i ketij mendimi nuk ishin udhëheqësit e komunizmit shqiptar, që ishin lidhun pas qerrës se sllavizmit serbo-rus. As e honepshin këta udhëheqës plangprishës, që gjuha e Fishtës të tingëllonte ndër shkolla e në gjithë shoqninë shqiptare. Në kohën e Zogut ai mësohej e studiohej në shkollat e vendit. E nuk doli askush me thanë se nuk e kuptojmë gjuhën e Fishtës, sepse ajo tingëllonte taman shqip. Fishta tashma ishte ngritë në podiumin e letërsisë si një Homer i vertëtë shqiptar, të cilin bota e çmonte të tillë. Profesori e albanologu i shquem Maksimilian Lambertz, e kishte përkthye gjermanisht, dhe emni i Fishtes ishte perfolë për çmim Nobël, por plasi lufta e dytë botnore dhe ajo punë u prish. Përfundimi i luftës erdhi katastrofike për Shqipninë e Shqiptarët. Pushteti ra në duert e komunistëve, të cilët si pikë të parë mohuen paturpësisht Kosovën duke ia rikthye Jugosllavisë, duke ba krime mbi kosovarët. Së dyti, dënuen e hoqën veprat e Fishtës nga qarkullimi, e mjerë ai të cilit i gjendej Lahuta e Malcisë, ku e priste burgu ose ma keq. Prof. Mark Ndoja, Sejfulla Maleshova, Tuk Jakova, e disa të tjerë e pësuen pse ndët të tjera e mbrojtën Gjergj Fishtën, në kuptimin që ai duhej futur ne programet shkollore e te botimeve. Ndal, tha diktatori, është punë që nuk bëhet ! Na fyhën e zemrohën jugosllavët e rusët, sepse vepra e tij ëshë shoviniste ndaj serbëve, vëllezërve tanë të internacionales komuniste, ku na kanë përfaqësuar gjithmonë. Na zemërohën malazezët, tj. Por a e dni se çfar kishte thanë vet Kral Nikolla për të ? Fishta asht nje poet i madh dhe une e vleresoi shumë. Por ta dije ai, se do te vije koha qe vete shqiptaret do te ia nxierrin eshtnat nga varri e te ia tresin. Nje profeci qe u realizua me kënaqësi paranoiake nga varrmihësit e Kombit shqiptar.

 

Unë jam një dëshmitar. Punoja në librari private të qiftit korçar Kote-Peppo. Viti 1946, Z. Llambi Kote , pronari, një ditë erdhi i alarmuem. Shpejt, tha, të hiqen veprat e Fishtën e çdo gjë që flet për të, se do të na bëjnë nje kontroll. Në vetrinë ishin ekzpozue disa libra mbi Fishtën, ndër të cilët një prej ma se 400 faqesh, te një autori italian, me fotogafine e Fishtës në kopertinë. Ishin ekspozue edhe Lahuta e Malcisë dhe veprat satirike. Shqipnia donte me u kthye në jetën normale, por kështu nuk mendonte nëna parti as i biri i denjë i saj, tirani paranoiak. Librat u zhdukën. Ato të autorit italian, nga frika, përfunduen në furrën e ngrohjes se shtëpisë së pronarit. Kurse veprat ai i kishte mbyllun me çelës në një raft. Pronari ishte i lidhun me regjimin, por ama frikën ia kishte, sepse e njhte mirë se në duert e kujt ishte. Unë isha një spektator i kësaj farse që luhej para shqiptarve. Regjimi komunist shqiptar i ishte nënshtrue plotësisht ndikimit politik, ekonomik e kulturor të Jugosllavisë dhe Rusisë Sovietike. Në shkollat e mesme ishte vu si gjuhe e huej e detyrueshme, serbo-kroatishtja. Shoqni të ndryshme jugosllave kishin zaptue Tiranë, e Ministritë ishin plot përplot me këshilltarë jugosllavë. Edhe kartmonedha e Shqipnisë kishte portretin e partizanit jugosllav. Ku persekutimi i Gjergj Fishtës dhe i veprave të tij ishte në rend të ditës. Sigurisht se po te kishte qenë gjallë, poetin do ta kishin pushkatue siç banë me bashkëfetarët e tij, At Anton Harapin, Mons. Prenushin, At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen , e shumë të tjerë. Nuk ishte çeshtja vetëm e petkut fetar, sa e fuqisë intelektuale të këtyne bijve të denjë të Shqipnisë, së cilës nuk i banin dot ballë barinjtë e maleve apo studentët që kishin braktisë shkollat për t’u rekrutue në të ashtuquejtunën ushtri çlirimtare, që rezultoi t’ishte një ushtri kriminelash, për me djeg e rrenue, vra e pushkatue, burgosë e internue, jo vetëm ato që quhëshin familje të mëdha, por edhe popullin mbarë, pleq e gra e fëmijë, pa mëshirë. Motrat e vllaznit e tyne. Absurditet.

 

Tani vjen pyetja, po Gjergj Fishta ç’hyn këtu ? Po si mund te bahet kjo pyetje, kur ai u përfshi për se vdekmit në vorbullën e terrorit komunist ? Përfaqësuesi ma i shquem i kulturës dhe i letërsisë shqiptare, qe edhe përse vdekmi u kallte tmerrin për aftësitë e tija të tregueme me vepra të arrituna, ku Lahuta e Malcisë e lartësonte atë për t’u quejtë Homeri Shqiptar, dhe i tillë ishte. Pse ? Si Homeri qe na paraqet ne veprat e tij atë botën e lashtë heroike me të gjithë tradita e zakonet, te metat e lavditë, ashtu dhe Fishta skaliti gjithë atë botë shqiptare që kishte trashëgue e ruente bashkë me gjuhëh, traditat e zakonet, dhe nga ana tjetër luftonte trimnisht kundër atyne që donin t’i merrnin tokat. Fishta ka fiksue përjetësisht një kohë heroike e lavdiplote të shqiptarve, që nuk përsëritet ma kurrë e mbetet si një Iliadë shqiptare e mirëfilltë për brezat e ardhshëm.

 

Si u soll diktatura me ushtrinë e saj të shkrimtarëve e historianëve ? Gjergj Fishta u quejt bejtexhi e shovinist, fetar e agjent i Vatikanit. E banë vjedhës të kangëve popullore (kur ishte e kundërta, sepse populli i mësoi prej tij), e kush e thërriste të tillë, mos diktatori ? Mos zonja e zezë ? Mos byroistë kokorosha e mendje bosha? Jo, mor i dashtun lexues, të tilla shprehje dilnin nga goja e shkrimtarve më të shquar të realizmit socialist, që donin të hiqnin qafet mitin e Fishtës, për të ia zanë vendin. Edhe bretkoca desh me u ba sa buelli, e piu e piu e u fry me ujë deri sa plasi. Termi latin « mors tua vita mea » u përshtatej shumë mirë shkrimarëve komunistë që lavdinë e tyne donin ta ndërtonin mbi vdekjen e të tjerëve, ma të zotët se ata. Dhe vazhdojnë ta përdorin edhe sot e kësaj dite atë lloj politike denigruese bajate, që ua diktonte « babushka » Stalini dhe biri i tij pasardhës, diktatori malukat i Shqipnisë, prapë se prapë kundër Fishtës së madh, ata bubrrecat e bolshevizmit sllav.

Atëhere ç’ndodhi ? Duhet të dini, se fillimisht, më 1945-1950, nuk pati fare shkrimtarë që të shkruenin e të botonin libra me vlerë letrare. Nuk botohej asgje nga shkrimtarët shqiptarë të paekzistueshëm. Botohëshin disa libra mbi heronjtë e Jugosllavisë si Ivo Lola Ribar, etj. Vepra të Leninit, Stalinit, Milovan Gjilasit, Zhdanovit, etj. Shkrimtarët e vërtetë, ato, që nuk ishin pushkatue, ishin nëpër burgje, si Mitrush Kuteli, Mitat Araniti, Ali Asllani, Nexhat Hakiu, edhe Vedad Kokona (fillimisht), Mustafa Greblleshi, Guljelm Deda, etj. Kurse Lasgush Poradeci, nuk pranonte me shkrue ma. Në dy tri libraritë private, kishte vetëm libra me gjuhë të hueja, shumica italisht, kishte dhe botime te vjetra, te shtypshkronjës Peppo të Korçës, si Baba Tomorri, Erveheja, Qerbelaja, Aferdita e Spasses, Pse ? e Strazimirit, etj. Kaq. Pastaj vërshuen librat sovietikë, që blehëshin ma tepër prej rusëve, pasi kushtonin shumë lirë. E, përnjëherësh si këpurdhat pas shiut dolën shkrimtarët e « Realizmit Socialist », ku disa kishin mbarue shkollat në Moskë, në selinë e kulturës bolshevike staliniane. Ato fillune të shkruejnë vepra bombastike si flluska sapuni, ku disa prej tyne u banë tullumbace prej gome, dhe i qendruen kohës duke shkue nga i çon era, e vazhdojnë të enden deri kur të hasin në ndonjë thep e të pëlcasin.

 

Ndërsa vepra e Fishtës, shkon duke marrë peshë, duke u përhapë e duke u imponue, duje u rrënjosë, dashkan a nuk dashkan disa njerëz te fantaksun pas se kaluemes lavdiplote qu u dha nana parti, në kurriz të mija e mija shqiptarve te pafajshëm qe lëngonin nën kthetrat e bishës komuniste. Vërtet për t’u neveritun. Ndërsa në shtëpi mbahej zi per të vdekmin, në paradhomë bahej aheng. Kështu ndërsa me mija shqiptarë pushkatohëshin e vdisnin ndër birucart e burgjeve ose ne kenetat e Maliqit, Vloçishtit e të tjera e pleq e plaka, gra e femije, djem e vajza e nuse te reja lëngonin e vdisnin ne kampet e internimit, shkrimatarucat e realizmi socialist, zedhanësit e partisë e të regjimit gjakatar, shkruenin poema, vjersha e romane nga ma të neveritshmit, pët të ndërtue lavdinë e tyne mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Ndonjeni prej tyne, rroftë sebepi, ka arritun duke fitue lavdi me vepra që kullojnë gjak e lot. O burrani se Fishta me shokë nuk janë ma, as veprat e tyne, të ua zajmë vendin, tani që kemi partinë e qeverinë tonë, me mbretin Makbeth në krye e me Ledin e zezë pranë, që nuk përtojnë të vrasin gjumin, për të vra njerëz të ndërshëm e të zotë. Le të jenë ata kunetën apo kunata, vllazën apo motra, kushërij apo kushrina, shokë apo shoqe, le të jenë ç’të jenë, fetarë, prifta, hoxhallarë, ministra, presidenta e gjeneralë, apo thjesht ushtarë : Makbethi do t’ heqi qafet, do ta lejë të pastër partinë, siç e la. Dhe bani gjanë ma të mirë, e hoqi qafët Gjergjin e Madh (jo Skanderbeun, sepse s’kishte ku me e marrë as eshtnat ku me ia gjetë, se ia kishin perla turqit), sepse ia gjeti varrin, ia mori kockat e ia hodhi në lumë. Veprat ia zhduku. Po a hyn minarja në thes ? Aq mund të fshihej Fishta para historisë. Aq mund të fshihej Fishta nga libri i artë i kulturës shqiptare apo nga kujtesa e popullit. S’ka tjeter poet ne botë që t’i këndohen kangë për së gjalli e përsë vdekmi si At Gjergj Fishtës. E ky asht Poeti i Madh Kombëtar yni. Le ta kujtojmë madhërisht në këtë 70 vjetor të vdekjes, për ta përjetësue si poet, si njeri e si një atdhetar i madh dhe një martir i vërtetë i lirisë që i këndoi heroizmit, besës, burrnisë, trimnisë, traditave e virtyteve ma të nalta të shqiptarve të trahsëgueme nga të parët, në mbrojtje të trojeve amtare. Kryevepra e tij « Lahuta e Malcisë » do të mbetet në shekujt si një monument madhështor i Kombit Shqiptar.

 

 




                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



100-vjetori i Nene Terezes 03.02.10 - 100-vjetori i Nene Terezes

Portreti i shenjtores shqiptare, nga Gjon Frani Ivezaj

MARRËVESHJA E OHRIT 03.02.10 - MARRËVESHJA E OHRIT

Poezi nga Jusuf Zenunaj

PO I JAPIM SHPIRT LIRISË 03.02.10 - PO I JAPIM SHPIRT LIRISË

Poezi nga Engjëll Koliqi

Mbeshtetja e krimeve naziste 03.02.10 - Mbeshtetja e krimeve naziste

Opinion nga dr Nikola Prevea

TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE 03.02.10 - TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE

Tregim nga Vullnet Mato

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! 02.02.10 - Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!

Opinion nga Ibrahim Egriu


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
QERASJE ME XHEPIN BOSH QERASJE ME XHEPIN BOSH

Tregim nga Vullnet Mato

TA KUPTOJME KERCNIMIN E NGROHJES GLOBALE TA KUPTOJME KERCNIMIN E...

Rreth ngrohjes globale, nga dr Sul Gragjevi

 
Kurbeti Kurbeti

Poezi nga Nehat Jahiu

REAGIM REAGIM

Reagim i z. Arsim Halili, gazetar

Me dashamirsi vlonjatit Luan Kaman Çipi Me dashamirsi vlonjatit...

Reagim ndaj një artikull të botuar dje në Tribuna...

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes Pergjigje figurative...

Opinion rreth romanit të Kadares “E Penguara”, nga Lek...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com