WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Historia

STILOGRAFI I NOLIT

06 February 2010
Gëzim Llojdia
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Gëzim Llojdia



Fan Noli nuk ka qënë ndonjëher në katundin Lekdush . Ky katund i vogël, sipër fshatit Bënçë,është një karakoll i rrethuar nga male, me hone të thella e me dimër të ashpër. Deri në fillesë të viteve ’90,katundi numëronte pako gjë banorë,pak shtëpi dhe një muze të  vogël.Pikërisht në këtë muze të vogël,në thellësi të maleve,një shtëpi e vogël e vjetër deri në vitet ’90 është ruajtur edhe një stilograf i Fan Nolit. Historia e këtij stilografi me të cilin ka  përkthyer disa nga kryeveprat e tij në gjuhën e bukur shqipe,është çuditërisht e çuditshme. Nolit nuk i ka rënë  kurrë në vesh se në zemrën e thepisur të Kurveleshit gjendet ky  katund i vogël,që do të ruante një stilograf të tij,në kohën e rregjimit komunist. Noli ,madje nuk ka udhetuar asnjëherë, as kurr ishte kryeminister i i ardhur në fuqi me ’24, në këtë  katund të vogël në jug të vendit . Mirëpo si është historia e stilografit ,me të cilin punoi Noli  kur mërgoi larg vendit dhe filloi të shfaqte vlerat e vërteta të  shpirtit të tij.Në këtë katund të vogël, fare pranë bustit të heroit të këtij fshati, Mustafa Matohitit u ngrit një muze në vitet ‘80.Muze  të  këtij lloji,  të ndertuar binjakë në gjithë fshatrat dhe qyteteve shqiptare të kësaj kohe ,çuditërisht ruante një vlerë të veçantë.Stilografin e një ish-kryeministeri,që pushtetin e mori  me  një revolucion të dyshimtë, ndërkaq e qeverisi fare pak vendin ,kur mori arratinë  për tu shpëtuar përndjekjeve, dhe duke mos ditur ç’të bënte,zjarri i tepëruar i shpirtit e digjte, filloi polemikat.Papritur një ditë kur u mërzit me to,fillloi përkthimet.Punoi si i magjepsur nën rrezet e hënës për të nxjerr në dritë të diellit perla të humbura.Ishte një ditë e trishtuar.Pemët lageshin,mendoi kurse bashkëpuntoret e tij ,që i hëngri plumbi i qeverisë e kishin hallall vargje të atilla:”Nëno moj mba zi.....”.Shkoi përtej këtij kontineti,deri larg ku të mos e zinte plumbi.I kredhur në dashurinë e Zotit bëri diçka tepër me vlerë për shqiptarët besimtarët ortodoks me formimin e kishes autoqefale shqiptare.Për këtë  i janë mirënjohës.Nuk mjegullonte më vesë,një ditë  nga mesvitet ’60, njeriu që  kishte parë rrezet e diellit të parë në  Ibrik Tepe ,u shua në tokën e largët. Ndërkaq  nën një copë tokë akull të ftohtë në një ngushticë varri,u  vendos trupi i pajetë,mirëpo vlerat e ketij njeriu nuk humbën nën baltovinën e ftohtë atë ditë.Nuk kishin arsye të humbisnin edhe më vonë,pavarësisht kundërshtive  të ndryshme politike,ai  mbarte edhe vlera të rralla.Një mjet i tij,çuditërisht i vogël një stilograf  me ngjyre ari të praruar udhëtoi vite më vonë për në një muze të largët,ku Noli asë kishte dëgjuar ndonjëher,as do ta  mësonte kurrë se  ishte një katund i vogël me  një emër domethënës :Lekdush.Kush e solli këtë stilograf në këtë muze?Një banor i këtij fshati me emrin Reiz Bega,në të vërtetë ai, në dimrin e fundit të luftës,kur priteshin me armë anglo-amerikanet ,në një port të jugut është larguar nga rradhët partizane për tu arratisur.Pse u arratis? Nuk  është shumë bindës motivi,por ky person shkonë në SHBA.Aty nga vitet ’80 në Nju-Jork  gjëndet kryetar i shoqatës “Naim Frashëri”.Meqenësi ishte i ikur nga vendi i tij,vëllai në  fshatin e largët e ndjekin persekucionet,por nuk dihen ç’arsye e sjellin në Shqipëri,ndoshta bashkshortja nga Gjirokastra,sidoqoftë ai vjen në Lekdush dhe muzeut të këtij  fshati i dhuron stilografin e Fan Nolit.Si ariti ta siguronte këtë mjet  dhe përse ja dhuroi muzeut të fshatit të tij dhe jo atij kombëtar, nuk është fortë ë arsyetuar.Sidoqoftë stilografi i Nolit mbeti në këtë muze të këtij katundi deri në fillesë të viteve ’90. Ku shkoi pas viteve ’90? Në çdorë ra?Në  muze të Tepelenes, apo në atë kombëtar nuk kam ndonjë të dhënë se ku mundet të ruhet. Unë këtë stilograf,me të cilin ka punuar Noli e kam parë aty nga përfundimi i viteve ’80 në këtë katund të vogë,në muzeun e tij. Kishte një ngjyrë prarimi ari të shndritshëm,ashtu si dora,që e mbajti me të cilin nxori xixëllonja për letrat shqipe.

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com