Tubim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve Shqiptarë në Haidelberg të Gjermanisë promovim librash dhe përkujtimi
i Flakës së Janarit
Nga Asllan Dibrani
Asllan Dibrani
Tubim
i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani dhe
manifestimi përkujtimor për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe promovim
librash pikërisht për Vëllezërit Gërvalla nga Fahredin Tafallari
dhe tjetra nga Marti Çuni “Radio Kosova e lirë”.

Grupi i
Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani
Me iniciativën e
shoqatës kulturore „Iliria“ e Hajdelbergut pakë ditë ma
parë u organizua manifestimi „Flaka e Janarit“ me të cilin
ishte një atmosferë festive me flamurin e vetëm kombëtar me ç’rast
fillimisht kryetari i kësaj shoqate hapi programin zoti
Sheramet Pantina i cili prezantoj pikat e rendit te ditës dhe u këndua
himni kombëtar njëkohësisht u bë edhe një minutë heshtje për
dëshmorët e kombit. Fillimisht në skenë doli edhe Blerta Pantina me një
poezi për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën. Pastaj në foltore u ftua
zoti Sami Krasniqi me ç’rast udhëhoqi fjalën kryesore
kushtuar „Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës” . Zoti Krasniqi në emrin e shoqatës Iliria u
përqendrua në historikun e aktivitetit te Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri
Zekën.Pastaj zoti Pantina i dha fjalën Kadri Gërgalles i cili foli për
veprën e Fahredin Tafallarit qe doli nga shtypi me
titull“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite
të stuhishme“ ku zoti Gërvalla dha një analizë të librit kushtuar
tre trimave te heronjve te pa vdekshëm ku Tafallari në këtë
libër ka sjell mjaft argumente ,shkrime ,incizime dhe faksimile të tyre
duke e pasuruar këtë vepër edhe ma tepër ,pastaj Kadri Gërvalla theksoj se ky
libër ishte me plot atdhedashuri patriotizëm dhe mu ka dashtë një
analizë studiuese ta bëjë ky sipas vlerësimit dha një përshkrim
shumë te thukët mbi personalitetet e Jusufi,Bardhoshiut dhe Kadi Zekës që
si synim kishin çlirimin e vendit nga robëria dhe pikërisht protagonistë
ishin ata qe përjetuan terrorin dhe regjimin jugosllav deri në vdekje.
Zoti Sheremet
Pantina njoftoj një telegram përshëndetje nga bashkatdhetari ynë
shkrimtar dhe poeti i cili jeton në Sh.B.A Zeqir Gërvalla i cili
përgëzoj të pranishmit me rasti përkujtimor te flakës se Janarit dhe promovimit
te dy librave nga Martin Çunit dhe Fahredin Tafallarit.Ne vazhdim mori fjalën
zoti Martin Çuni ku i përshëndeti të pranishmit dhe duke
prezantuar librin e ri dhe vlerat e saj me titull” Radio Kosova e lirë” e cila luajti
një rendësi të madhe për informimin e zhvillimit të luftës në Kosovë.
Shënim i
yni Themelues
i kësaj Radio është zoti Martin Çuni qe shfrytëzoj
potencialin e vet te vetëdijes si gazetar i ish Radio
Prishtinës la luksin dhe jetën në Gjermani qe ishte si emigrant
dhe në frontin e luftës në malet e Berishe e ngriti zërin e
shqiptarëve përmes “Radio Kosovës se lirë“
Pastaj Martin Çuni u
përqendrua ne sakrificat financiare dhe
vështiruesit që ishin në teren nga barbaria serbe. Emitimi i Radio Kosovës së
lirë filloj ne ato kushte të jashtë zakonshme dhe shpesh herë kemi
qenë të sulmuar nga granatat serbe por gjithnjë kemi përdorur një taktikë
lëvizëse me qëllim të ndërrimit të valëve nga një vend në vend tjetër po
pa marre parasysh ishim te përpiktë që programi me filluar ne ora
16,h. Kemi dhëne lajmet nga tereni mediave te huaja por edhe me Radio
Deutsche Velen kishim një korrespondencë të rregullt .

Martin
Cuni themelues i Radio Kosovës dhe autor i
vepres “ Radio kosova e lire”
Me
kujtohet kur e vendosëm Radio Kosovën të stacionuar në
shtëpinë e Riza Berishës ku ishte një vend shumë strategjik për
neve por edhe për armikun qe u befasuan me transmetuesin e Radio Kosovës ku
mediat serbe dolën me deklarata publike se në Shqipëri është themeluar Radio
Kosova e lirë ku ishte mjaft pengesë për forcat serbe që ky zë mori hapësira valore edhe përtej
Kosovës, ky zë u bë po thuajse edhe zëdhënëse për frontin e luftës
.Ne vazhdim zoti Çuni theksoj se një moment e di se e kemi ndërpre
emetimin pasi na sulmuan forcat serbe me avion ushtarak ku zbrazen mese
1600 bomba me te cilin rast bombarduan cakun e radios dhe u vranë 8
veta ne atë beteje . Me Nysret Pllanen para se ta sulmonin cakun ne
kishim ndërruar pozicionin sipas përcjelljes dhe vëzhgimit qe
kishim .Kjo vepër i ka 1100 faqe me komente,shkrime ,emisione
te ndryshme kemi dhëne komunikatat e shtabit te
pergjitheshem të UÇK ,radio pati mungesë edhe për kuadro
kuadro, por ekipin e Radio Kosovës së lirë de kemi përbërë 9
anëtarë.

Hahit
Berisha dhe Martin Çunit
Nga zoti
Pantina u ftua zoti Halit Berisha I cili diskutimin e
vet e sajoj ma tepër ne biografinë e autorit Martin Çunit theksoj të
nderuar miq të nderuar bashkatdhetarë sot e ndiej veten shumë të
privilegjuar dhe kam nderin të flas për veprën e Martin Çunit
,për të kaluarën e tij si një strateg i veçanet ne luftë ku dha kontribute te
mëdha si luftëtar ,si gazetar i asaj kohe por dhe si shkrimtar qe
pikërisht po flas edhe për veprën e tij qe posa doli nga shtypi Radio Kosova e
lirë .Për herën e parë theksoj ma tutje Berisha për Martin Çunin kisha
dëgjuar ne ngjarjet e vitit 1981, ku isha unë nxënës i shkollës se mesme për
një njeri qe u akuzua si armik dhe kundërrevolucionar nga
jugosllavet për Martin Çunin u fol shumë që ishte një patriot intelektual
dhe një veprimtar i pa thyeshëm i cili edhe u dënua me shume vite burg
nga aparatura serbe e asaj kohe.
Ëndrra ime u bë
realitet për ta takuar Martin Çunin në burgun e Prizrenit ku ma vonë na
transferuan në burgun famëkeq te Nishit me të cilin rast takuam edhe
shumë ish të burgosur politik në atë ku vlen te përmendet edhe Asllan Dibrani
qe sot është këtu prezent ,pastaj Hydajet Hysenin Gani Kocin Bajram Kosumin
Sylë Mujen,Gani Krasniqin Berat Luzhen Gursel Sylemanin që u vra ne luftën e
Jezercit në Ferizaj etj. Në radhë të diskutimit fjalën mori
Shaban
Cakolli i cili e përshëndeti promovimin e dy librave të Fahredin
Taffallarit dhe të Martin Çunit dhe u përqendrua në biografinë e Pal
Sokolit botues disa librave dhe anëtar kryesisë
se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani Cakolli
thesoj ecurinë e Palit në shtigjet e krijimtarisë qysh nga Gjakova
në hapat e parë të shkrimeve të tij .Në foltore doli ish I
burgosuri politik Tefik Ramadani ku u shpreh si motiv kishte
të burgosurit politik dhe të kaluarën e tyre në periudhën e pas ngjarjeve te
vitit 1981 dhe ma parë dhe propozoj që një nismë e hapjes se
dosjeve për ata qe i sollën robërinë dhe keqtrajtuan mbi 60 vjet
njerëzit ma me influencë ne interesin kombëtar .Zoti Ramadani doli
me propozim konkret që të bëhet hapja e dosjeve jo për t’u hakmarrë
dikujt por me një komision shtetëror te zbardhen krimet e tyre .Ai
përshkroi arrestimin e tij dhe përmendi disa ish
inspektor dhe gjykatës ku sot e kësaj dite prapë gjinden ne
pozicione edhe ma te mira ?

Brikena,Bleder dhe
Blegin Berisha nxënës te shkollës
shqipe me mësim plotësues
Ne skenë dolën tre fëmije
motër e vëllezër Brikena,Bleder dhe Blegin Berisha me këngën kush e vërua
Jusuf Gërvallen dhe kushtuar manifestimit të flakës se
janarit. Ne emrin e shoqatës kulturore” Iliria” për
mbarëvajtjet e aktiviteteve dhe plan programet vjetore foli Agim Dauti.
Zoti Nikolle
Shabani disktimin e vet e përqendroj në organizimin e Mërgatës
shqiptare dhe qeverive aktuale qe nuk janë duke dhëne kurrfarë
kontributi. Diaspora shqiptare dha shumë për atje dhe u përqendrua edhe në
organizimin e diasporës në “ Lobin Shqiptar” foli edhe për
pozitën e shqiptarëve në Mal te Zi ,Greqi për çamët dhe
pozitën e shqiptareve ne Kosovën lindore dhe Maqedoni
e ma gjërë .Ali Berisha
foli për etnitetin tonë shqiptar ku përmblodhi një histori te dhimbshme
të shqiptarëve deri ne formimin dhe organizimin e tyre
ne frymën kombëtare duke i përshkruar ato periudha kohore.
Në foltore doli
Fahredin Taffallari autor i librit që u promovua për
vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën .

Fahredin
Taffallari autor i librit“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të
stuhishme“
Zoti
Tafallari foli për biografinë e këtyre martireve dhe
përshkroi sakrificat e mërgatës ku pati vërejtje shume ne organet
e Shqipërisë dhe te Kosovës që pak janë duke punuar si unike për heshtjen
madhore te bashkimit ne një shtet te bashkuar në atë të Shqipërisë.
Pavarësinë e Kosovës e quajti si gjysme gëzimi dhe jo pavarësi për
çka punuam ku ceku vërejtjet ne deklaratat e liderëve serb qe edhe
sot po e quajnë Deçanin si djep të Serbisë. Theksoj ma tutje
se UNMIK e Euleksi duhet ta ndihmojnë këtë popull e jo në ketë forme ta
plaqkitë. Begzat Gashi mori fjalën u përqendrua ne figurat e
Jusufit Bardhoshit dhe Kadiut si pishtar te pararoje te lëvizjes
kombëtare dhe ma në fund edhe deri te formimi i U.C.K dhe tha se ne
kombin tone ka nevojë të bëhen reforma si në Shqipëri Kosovë
e ma gjerë dhe për Diasporën shqiptare të funksionoj Lobi
Shqiptar që do ti rigjeneroj shume mekanizma ne interesin kombëtar .Në
radhë në foltore doli Asllan Dibrani që i përshëndeti të pranishmit
dhe theksoj se për vëllezërit Gërvalla u fol mjaft ne këtë takim skam çka
flas por me vjen mire për ti nderuar ata sot po dalin vepra të
artit dhe letërsisë për ta siç është rasti i librit të Fahredin
Tafallarit sot e përgëzoj Tafallarin. E përshëndes dhe ju uroj punë të
mëtutjeshme shoqatës se Heidelbergut qe ka dhënë shpeshherë aktivitete që
vërtet janë shumë frytdhënëse pa ngjyrime politike . Për zotin Martin
Çunin e çmoj punën e tij dhe uroj për librin e tij ,e nderoj si
bashkëluftëtar dhe bashkë ish i burgosur politik ,vepra e tij dhe guximi i tij
për hapjen e Radio Kosovës se lirë , aktivitetet, fotografit e tij
janë dëshmia ma e gjallë për luftën e Kosovës që pa botimin e tyre lufta
e Kosovës mendoj se do t’i zbeh begatitë vetës së vet .Mandej
Dibrani u shprehu analizen rreth gjendjes aktuale për sot qe ceku se të
burgosurit politik janë duke u nëpërkëmbur ,bashkëkombësit e mi që
kemi bashkë jetua ne shtetet e Evropës si Mërgate Shqiptare
nga historia e re shqiptare që nga Jusufi Gërvalla e
deri me sot po anashkalohen nga qeveritë aktuale e Kosovës kur dihet
se çdo gjë është nisur ,iniciuar deri ne lënien e eshtrave me
qindra heronjve që i lanë fëmijët e tyre këtu dhe shkuan e nuk u kthyen ma
kurrë . Zoti Dibrani propozoj pastaj që të riorganizojmë
Mërgatën Shqiptare ne nivel Lobi,bëri thirrje që partitë
politike me dekret ligj të shpërndahen në gjithë Evropën dhe te
rregullohen marrëdhëniet ligjore në ndryshimin dhe interesin
e Kosovës të qe konsideroj është një politikë e dobët duke u
udhëhequr në politiken e jashtme ,në ekonomi që është rrënuar fare , në
kulturë që është shëmtuar nga matrapaz kulturor në ministritë
përkatëse etj.
I një mendimi
ishte edhe nga zoti Can Tahiri i cili u theksoj për
riorganizimin e Mërgatës Shqiptare .Diskutoj edhe Dan Gashi aktivist i hershem
që dha kontribute të shumta u angazhua për riorganizimin e
Mërgatës Shqiptare në diskutime te ngjashme u paraqiten edhe
Pal Sokoli, Sheremet Pantina ,Mujë Konjusha pjestar i
luftës dhe ish i plagosur ne frontin e luftës etj.

Pamje nga një
grup krijuesish

Pamje nga një
grup krijuesish në Heidelberg

Pamje nga një
grup krijuesish

Pamje nga një
grup krijuesish

Pamje nga një
grup krijuesish

Can
Tahiri baskepuntor i T.V.SH

Pamje nga
publiku ne Heidelberg Shaban Cakolli në diskutim
Agim
Dauti.Martin Çunin dhe Halit Berisha
Shtutgard shkurt 2010