WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Reportazh

Simpozium i gruas shqiptare në diasporë

15 February 2010
New York - Foto albemigrant.com
Autor :
Mimoza Dajçi

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Mimoza Dajçi


Duke marrë shkas nga Seanca Dëgjimore që Kongresi Amerikan zhvilloi pak kohë më parë mbi dhunën ndaj grave, dhe vendimeve serioze që u parashtruan aty për masat e parandalimit të saj, ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja për çështjet Globale të Grave në Departamentin e Shtetit Melanie Verner, vajzat e gratë shqiptare nën mbështetjen e Federatës Pan Shqiptare “Vatra” organizuan një sipmozium studimor në një nga ambjentet e Restorantit “East Wood Manor” ne Bronx. Gama e temave që u paraqitën aty ishte shumë e gjerë pasi i dedikohej përvjetorit të lindjes së disidentes Musine Kokalari, nderimit te jetës e veprës te të gjitha grave shqiptare nga të gjitha trojet Etnike, të cilat u persekutuar nga regjime të ndryshme politike si dhe dhunës ndaj grave sot.

Takimin e hapi Nënkryetari i “Vatres” Dr. Gjon Buçaj, i cili ndërmjet të tjerave tha: “Ju përgëzoj për inisiativën që keni ndërmarë, pasi tema për të cilën do të trajtoni sot lidhet me dhunën ndaj femrës, një temë kjo që prek të gjitha trojet shqiptare, e që lidhet me paditurinë, mjetet financiare, papunësinë, emigracionin, etj. Kjo veprimtari tha Z. Buçaj – është e një rëndësie të veçantë kulturore, patriotike e njerëzore, ju në këtë ditë i referoheni gruas së ish të persekutuar politke nëpërmjet figurës së një heroine shqiptare, e cila për mëse 30 vjet vuajti padrejtësht burgjeve e internimeve komuniste, heroinës Musine Kokalari, njërës prej personaliteteve të historisë e letërsisë shqipe që për afro gjysëm shekulli propaganda komuniste e asaj kohe e njohu si armike të popullit. Ne duhet të punojmë më shumë – shtoi ai për të njohur e nderuar jetën e veprën e saj. Me këtë rast Z. Buçaj u ndal edhe tek një tjetër femër shqiptare që ka vuajtur nëpër kalvarin e rëndë të burgjeve nga regjimi i Hoxhës, siç ishte stigmatike e besimit katolik Marie Tuci, të cilën sigurimi i shtetit për ta torturuar e fuste në një thes e brenda saj një mace, ndërkohë që e godisnin me shkopinj, e nën tortura e sipër Marie Tuci dha shiprt si bijë e denjë e Krishtit që ajo nuk e mohoi kurrë”. Duke përfunduar Nënkryetari Bucaj tha: “Ashtu si gruaja edhe rinia shqitare në diasporë i ka kurdoherë dyert e hapura në “Vatër”, të gjithë janë të mirëpritur për të bashkëpunuar në veprimtari të tilla që i shërbejnë komunitetit tonë, sepse në këtë mënyrë ne ruajmë identitetin, historinë, traditat e vlerat e tona kombëtare”.

Pas një minutë heshtje në përkujtim të të rënëve të kombit nga regjime të ndryshme moderatorja e simpoziumit Znj. Merita Shkupi, mbajti kumtesën e saj kushtuar doktores së shkencave Musine Kokalari, kësaj gruaje fisnike dhe stoike që pavarësisht persekucionit fizik nga dhuna në diktaturë ajo sfidoi diktaturën duke besuar tek shpirti i saj i lirë. “Kjo ditë – tha Znj Shkupi – përkon edhe me 93 vjetorin e lindjes së disidentes shqiptare Musine Kokalari e cila edhe gjatë jetës në internim iu përkushtua entokulturës e letërsisë shqipe”, e cila edhe kur ishte studente në Romë ka shkruajtur shumë per emancipimin e gruas dhe barazisë shoqërore.

Organizatoret e këtij simpoziumi falenderuan Federatën Pan Shqiptare “Vatra”, për mundësinë që i ofroi për realizimin e kësaj veprimtarie si Presidentin e kësaj organizate Ing. Agim Karagjozi, Dr. Gjon Buçaj, Zotërinjtë Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Përndocaj, Dalip Grecaj, Dr. Nexhat Kaliçi, regjisorin Nuhi Destani, Ramiz Muja. Ndërsa në realizim se bashku kontribuan Zonjat Merita Shkupi, Rita Saliu,Merita Bajraktari McCormack, Mimoza Dajçi, Aida Dismondy, Lena Kataliç, Mjafturie Daci, Xhemile Greca etj. Si dhe gazetat “Dielli”, “Iliria” e “Bota Sot”, TV Alba me producent Z. Skënder Palin, të cilët i dhanë jehonë falas kësaj veprimtarie. Folëset kryesisht ishin gra e vajza shqiptare, të cilat kanë kryer studimet univesitare në Shqipëri apo në SHBA, si dhe gra ish te persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, të cilat me përkushtimin e tyre realizuan një simposium të nje niveli bashkëkohorë. Këngë e melodi të zgjedhura kushtuar nënave, jetës e bukurisë njerëzore u interpretuan me nivel të lartë artistik nga këngëtarja Merita Halili dhe Raif Hyseni, të cilët u mirëpritën me duartorkitje të përzemërta nga pjesëmarrësit.

Poetja Rita Saliu, profesoresha trimëreshë e Prishtinës e ardhur nga Bostoni me bashkëshortin e saj Ademin, nëpërmjet një paneli të ngritur me foto e pamje rrënqethëse nga genocidi në Kosovë, foli mbi masakrat e raprezaljet e makinerisë serbe gjatë periudhës mars - qershor të vitit 1999. Si dëshmitare okulare e atyre krimeve masive, pasi kishte hyrë tre herë në Kosovë gjatë luftës, Znj. Saliu foli me nota dhimbjeje mbi ngjarjet e ndodhitë që kishte përjetuar mes të vrarëve e të dhunuarve, sidomos vajzave e grave shqiptare. Ja se çfarë thotë ndërmjet të tjerave ajo: “Për të shkruajtur për femrën shqiptare Kosovare gjatë gjenocidit serb, me siguri që na duhen muaj të tërë apo vite. Ishte një gjenocid i paparë i shekullit XX. Në historikun e popullit shqiptarë padyshim zë vend edhe gruaja Kosovare. Ajo asnjëherë nuk u pajtua me padrejtësitë. Gruaja shqiptare Kosovare ishte pjesëmarëse në të gjitha lëvizjet, dhe organizimet që u ndërmorën për daljen nga robëria shekullore, ajo me sakrifica të mëdha e pagoi çdo gjakim të lirisë. Ajo me dashuri për lirinë, atdheun gjeti mënyra e mundësi aty ku e lypte nevoja. Gruaja Kosovare ishte po ajo grua e rilindjes kombëtare, që nuk ndejti duar kryq para armikut shekullor, duke treguar trimëri të rallë sikur se burrat. Qëndruan, u burgosën, u torturuan, me qëndresë të pa parë duke u bërë ballet e gjitha këtyre mundimeve”. E duke përfunduar ajo përmendi emra vajzash e grash heroina Kosovare që hyn në faqet e historisë me arme në dorë, siç janë Shote Galica (që ra në fushë të betejës me Azem Bejtën, Hajrie Boletini Dajçi, bijë e Boletinëve trimëreshë që luftonte me armë në dorë kundra turqve dhe forcave serbo malazese. Kaja Selmani (që e kishte armatosur Asim Vokshi, heroinë e Rugovës),Tringa Smajli, Marije Shllaku (e pushkatuar në Prishtinë), Xheva Lladrovci (në betejën e fundit përkrah heroit Fehmi Lladrovcit), Sala Jashari - të cilën e pata vizituar më parë, si një heroinë e paparë qëndroi dhe luftoi duke mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë, armë e kishte tërfurkun, mbas një vizite të radhës në Memorialin e Jasharajve, tërfurku në shtëpinë e Salës kishte mbetur legjendë ashtu si dhe nëna Sale. Ylfete Humolli më 1981 doli para tankut të armikut dhe ra heroikisht për mos tu harruar, e shumë e shumë të tjera.

Një nga referueset e tjera ishte edhe Zj. Aida Dismondy e cila kishte ardhur nga Michigan dhe shtjelloi temën mbi dhunën ndaj grave sot nëpër familjet shqiptare, pasojat e tyre si dhe masat që duhen marrë për të ndihmuar viktimat e dhunës, kryesisht gratë e vajzat nga tutorët apo bashkëshortët e tyre. Plot emocion dhe e përkushtuar në temën që trajtoi, ajo përcolli për të pranishmit një frymë të re diskutimi ku rradhë e shikojmë tek femrat shqiptare përsa i perket vetvetes dhe përpjekjeve individuale për të kapërcyer të keqen. Të shkëputur po japim disa rreshta nga kumtesa e saj: “Kam lexuar kohëve të fundit shumë iniciativa që merren me gjetjen e një zgjidhjeje për dhunën ndaj gruas, dhunë që është bërë tepër dominuese në shoqërinë e sotme shqiptare. Këto iniciativa janë përgëzuese sepse sjellin përpara opinionit publik realitetin e shumë prej vajzave dhe grave shqiptare. Diku lexova se një në tre femra shqiptare është pre e dhunës fizike pa konsideruar dhunën psikologjike: atë të mos lejuarit të femrës të jetë vetvetja, kontrollimi i mendimeve të saj, mënyrës së të folurit, të qeshjes apo buzëqeshjes, çfarë duhet të thotë apo të mendojë, madje ka rasa dhe ­çfarë duhet apo s’duhet të ëndërrojë”. Më pas ajo vazhdoi “Gratë kanë neveojë për ndihmë sociale, kështu që ofrimi i mikrokredive do ti ndihmonte ato shumë për të hapur bisnese të vogla apo të blinin ndonjë bageti a shpezë dhe të mund të përballonin jetën për vete dhe fëmijët. Gratë shqiptare janë të papërtuara dhe shumë kreative sikur të mundësoheshin qoftë edhe me resorse të pakta ato do të dinë tja dalin të mbajnë veten e fëmijët e tyre”.

Ndërsa tema e Znj. Lena Kataliç, koordinatore pranë Klinikës “Iliria” në Bronx, i referohej figurës së Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza, e cila që në moshën 18 vjeçare e shtyrë nga dëshira për t’u bërë misionare, në shtator të vitit 1928 i dha lamtumirën shtëpisë atërore për të hyrë në Institucionin e së Lumes Zojë, që njihej me emrin “Motrat e Loretos”, në Irlandë. Atje ajo mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, e në dhjetor u nis për në Indi, ndërsa më 6 janar të vitit 1929 arriti në Kalkutë. Nënë Tereza është e njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim. Një temë ku me shifra reale e tepër tronditëse paraqitej persekucioni komunist në Shqipëri edhe ndaj femrës shqiptare kisha pregatitur edhe unë, si autore e këtij shkrimi, ku vetëm gra janë 450 të ekzekutuara, të dënura politike 7367, kanë humbur aftësinë mendore 408 persona ndërmjet tyre edhe gra, vdekur nëpër burgje 1055 persona, ndërmjet tyre edhe gra, vdekur nëpër kampe internimi 7,022 persona ku ndërmjet tyre gra e fëmijë. Njëherësh parashtroja unë se ky simpozium ishte edhe një reagim proteste ndaj rrëzimit te ligjit të lustracionit për krimet e komunizmit në Shqipëri nga gjykata kushtetuese, ku akoma edhe sot drejtohet nga njerëz te inkriminuar, autorë në shumë vrasje e dënime politike gjatë viteve të regjmit komunist, si dhe rasti më i fundi i zbulimit të një grope masive në malin e Dajtit me trupat e 19 të pushkatuarve nga njerëzit e sigurimit te fshehtë shqiptar gjatë peridhës 1944 - 1990, ku nën kryesinë e Avokatit të popullit dhe Institucioneve përkatëse po bëhet identifimkimi i kufomave të tyre nëpërmjet ADN-së. Më pas vazhdoja me genocidin në Kosovë ku gjatë periudhës së luftës në muajt mars-qershor 1999 nga makineria serbe e Millosheviçit u vranë 13 mijë shqiptarë, u dogjën e u shkatërruan mbi 120.000 mijë shtëpi, dëbuar rreth 1 milion njerëz, janë rrëmbyer mbi 3,000 persona, shumica e të cilëve nuk janë gjetur akoma. Më pas ndalesha në genocidin grek mbi popullsinë e pafajshme Çame ku, mes të tjerave përmendja masakrën e Selanit të vitit 1913, ku u vranë e masakruan nga ushtria greke 72 persona, intelektualë e patriotë të njohur, si dhe disa gra mes tyre edhe nëna e veprimtarit të palodhur në diasporën shqiptare Sali Bollati. Aty citoja edhe represionin nga qeveritë e Malit të Zi, Maqedonisë e në të gjitha trojet tona Etnike. Ema Forning edhe pse një avokate e re në detyrë, përfunduar studimet e larta në SHBA, tregoi për punën dhe eksperiencën e saj të çmuar që kishte bërë në zgjidhjen e problemit të dhunës mbi një grua shqiptare, mbrojtjen ligjore të saj si dhe kthimin e saj përsëri në Amerikë, pasi burri e familja e tij e kishin kthyer në Shqipëri ku e mbanin të izoluar dhe e trajtonin si mjet pune në bujqësi. Dea Shkupi edhe ajo një avokate e re kryer kolegjin e Master me rezultate të larta po për drejtësi në SHBA, pasi vlerësoi si shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për kohën këtë simpozium si dhe për vetë mënyrat e oragnizimit e prezantimit të kumtesave tha se ofronte shërbime avokatie falas për komunitetin shqiptar në diasporë. Gjithashtu fjalën e morën vajza e gra ish të persekutuara politike të cilat kanë vuajtur nëpër kampe internimi ku i mungonte edhe buka e gojës për fëmijët, veshja, shtresa e mbulesa për dimrin në kasollen e ftohtë e acarin e egër. Me të drejtë tha edhe Znj. Vojsava Ndreu se ishim si Luli i vocërr, përsa i përket urisë, por ishim të privuar përveç të tjerave nga gjëja më e çmuar liria dhe e drejta njerëzore”. Frida Dajçi Xenopulos pasi dënoi edhe ajo krimet e së shkuarës komuniste dhe mos përgjegjësinë e tyre si shumë të dëmshme për shoqërinë si dhe pasi foli për dhunën sot nëpër familjet shqiptare, recitoi poezi nga krijimtaria e Nënë Terezës, ndërsa artisti Shaban Lajçi i cili kishte ardhur në këtë veprimtari së bashku me bashkëshorten e tij, interpretoi me mjeshtëri poezi kushtuar nënave. Vend të rëndësishëm aty zuri edhe shpalosja e një filmi dokumentar realizim i Dr. Nexhat Kaliçit dhe regjisorit shqiptaro – amerikan Nuhi Destanit titulluar: “My blood my compromise” sponsorizim i Federatës “Vatra” ku paraqitej dhuna dhe masakrimi i grave në Kosovë nga forcat militare serbe dhe jeta e tyre sot e izoluar për shkak të traumave të rënda fizike e psikologjike të ushtruara mbi to. Përshëndetje vlerësuese për simposiumin dha edhe Konsullja shqiptare e atashuar pranë Selisë së Konsullatës Shqiptare në New Zork Znj. Admira Jorgji, e cila në një falenderim të saj shprehet kështu: “Ishte kënaqësi për mua, që të merja pjesë në një aktivitet të tillë që rezultoi shumë i vlefshëm dhe mjaft emocional. Mendoj se arritja më e madhe e këtyre veprimtarive - shtoi ajo - është ndërgjegjësimi që në këtë botë ndodhin gjëra jashtë normalitetit të jetës njerëzore dhe prandaj ata që ndërgjegjësohen për këtë nuk duhet të heshtin më, apo të mbyllin sytë përpara tyre. Nga kjo veprimtari falenderim morën gjithashtu pronari i Restoratit “East Wood Manor” i cili ofroi falas ambjentet e tij për mbarëvajtjen e këtij simpoziumi dhe skenografi Astrit Tota për angazhimin e ndihmesën që dha në mbarëvajtjen artistike të tij. Urime kishin ardhur edhe nga Shqipëria e Kosova, shoqata e personalite të ndryshme si dhe telegrame nga figura të larta të politikës shqiptare në Kosovë. Për vetë ndodhjen gjeografike të këtij lokali në periferi të Bronxit, motit të keq dhe mungesës së makinave private u bë e pamundur pjesëmarja e shumë grave e vajzave, mbështetëse të kauzës në mbrojtje të të drjtave të gruas. Duhet të kemi parasysh se nga fluksi i madh i emigrantëve që kanë ardhur kohëve të fundit në Amerikë jo të gjithë kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e të mbajturit të një automjeti privat.



 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



04.09.10 - Aksidenti, një dashuri moderne e stilit shekspirian

Kritikë nga Bajrush Morina

Bisedë  me  zemrën 03.09.10 - Bisedë me zemrën

Poezi nga Reshat Kripa

PËR NJË LLULLË DHE NJË GISHT - poemth për vogëlushët 03.09.10 - PËR NJË LLULLË DHE NJË GISHT - poemth për vogëlushët

Poezi nga Janaq Pani

MUSHKAJA 03.09.10 - MUSHKAJA

Poezi përfëmijë nga Sami Islami

LAGJIA IME NGJYRË BRONZI 03.09.10 - LAGJIA IME NGJYRË BRONZI

Poezi nga Vullnet Mato

Njëqindvjetor i lindjes së Nënës Terezës dhe Katedrala e Prishtinës 03.09.10 - Njëqindvjetor i lindjes së Nënës Terezës dhe Katedrala e Prishtinës

Opinion nga Ndue Ukaj


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
XHEVDET  REXHAJ- MIRËBERËS DHE HUMANIST I RRALLË XHEVDET REXHAJ-...

Reportazh nga Xhevat Rexhaj

Roli më i keq i luajtur nga Bekim Fehmiu Roli më i keq i luajtur...

Njeriu sheh atë që do të shohë dhe për çka është i përgatitur të shohë.

 
E Lumja Nënë Tereza, ishte poezia e njerëzve të varfër dhe modeli i veçantë dashurisë në vepër E Lumja Nënë Tereza,...

Recesion nga Tom Mrijaj

PARAKALOJNË FITIMTARËT PARAKALOJNË FITIMTARËT

Poezi nga Luan Çipi

Shqija pjese e fjalorit te pare simultan.... Shqija pjese e fjalorit...

Koment nga Ndue Ukaj

KA LIGJ TE MIRE PER TRASHGIMIN KULTURORE POR NUK KA MBLEDHUR ASNJE OBJEKT KA LIGJ TE MIRE PER...

Opinion nga Gëzim Llojdia

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com