Nga Fritz Radovani
65
VJET MA PARË...
Askush nuk ia
njohti zanin predikatarit të vet në
Tiranë!..
Askush nuk e
njohti Burrin e cunguem dy kambësh me sharrë druevari, madje, edhe
Nana e vet dyshoi, a asht apo, nuk asht djali em Ky, i zhytun në një
brrakë pislleku në një qeli të Tiranës...?! I nguli sytë e Saj
si Shqipja, në Fëtyrën e qeshun të djalit të vet...e, Burrnisht,
kërkoi:
“Ma
vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi...mos e leni kështu
djalin..!”, u tha, Bija e
Rozafës, xhullinjve komunistë...dhe, ata, ia plotësuen
“dëshirën...”, plot 65 vjet maparë...
Me
datën 5 Mars 1945, në orën 5.00 të mengjezit, Don Lazër
Shantojën bashkë me një nga Atdhetarët ma të devoçëm të
Shkodres Sulçe Beg Bushatin, i pushkatuen në Tiranë, brinjë
Lanës.
Ja, kush ishte
Ky “armik i popullit” që, “zani i Tij” ushton...edhe sot, që
prej vitit 1924:
Zani i të vdekunit!
Carlyle
e fillon historinë që shkroi mbi revolucionin e Francës së vitit
1848 me këto fjalë të Montesquieu:
“Lum ai Popull që ka një histori të mërzitëshme!”
Po kje, se,
qetësia e monotonia e ndolljëve historike përbajnë lumninë e një
kombi, atëherë, Shqiptarët e sotëm do të ishin me të vërtetë
njerëzit ma të mjerë të botës. Historia e Shqipnisë së lirë
asht një kaos
luftash, ngatërresash, trathëtinash, ambicionesh, partishë kaq të
mëdha, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk ia gjenë
askund shoqën në botë.
Sot me hapjën
e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të re e
ngulë një cak të rinj, që ka me shënue një
epokë në historinë kombëtare. Me
Kuvendin Kushtetues na Shqiptarët dëshrojmë dhe prëtëndojmë me
ditë tek e fundit se ku jemi! Do të flasim me letra të hapuna!
Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndolljëve të vjetëve
të shkueme: lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë
mbassodi jo, ma, era e duhisë, por flladi i një jete ma të
stabilizueme e të normalizueme.
Me datën e
Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do
të filloi me u ba ma monotone! Do ta dimë edhe na njëherë atë
“ubi cosistam” t’Arkimedit, pse
me droje, dyshime, kërcënime, pasiguri të vazhdueshme ekzistenca e
jonë nuk mund të vazhdohet ma.
Mjaft e kemi pa
Shqipninë e mjerë të bame dyqan
për fitimin ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: mjaft ma
qëndroi livall kulloset
ku, rend mbas rendit u lëshuan politikanët e improvizuem; mjaft
duruam porsi fushë eksperimentale
për aventurierët kozmopolitë; mjaft pësoi e bame
skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft!
Sot Popullit i
ka ardhë shpirti në fyt: sot Populli do me ditë kategorikisht:
A ka a nuk ka Shqipni?
Të mendojmë se kësaj pyetje
qeveritarët tonë të deritashëm nuk i janë përgjigjë endè!
Se ka Shqipni
sot e beson, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me
njëfjalë i frangarpaguemi,
por Populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u
fik....nuk mund ta besojë kurrë!
Janë disa vite
që Shteti ynë i rinj valëzon nëpër udhën e haptë të lirisë.
Si lexohët në një prej vjershave ma të bukura e të përmenduna
të Henrrik Ibsen,
edhe Shqipnia i ka ngja “një anijës
që udhton me një të vdekun mbrendë”.
Në barkën e Shtetit tonë të rrënuem ekonomikisht nuk gjejmë sot
tjetër, përveç, një trup të vdekun.
Ky i vdekun
asht Populli!
Qeveritarët
tonë deri sot, u kujtuan me mbajtë Shqipninë e..., mbytne
Popullin!
Por, ky Popull,
sot flet! Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë, por
edhe me guxim e kërcënim, pyet:
A ka Shqipni edhe për mue?
Po, kje se,
Misët e Kuvendit Kushtetues, me ligjët që do të bajnë e me
drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me iu përgjigjë
kësaj pyetje, atëherë, ajo Mbledhje,
nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa
e një farsës dhe fillesa e një tragjedisë!
Hyu mos e prëmtoftë!
Y. (Don
Lazër Shantoja).
Nga gazeta “Ora e Maleve”,
Viti II. Shkoder, e Shtunë, 19 Janar 1924. Nr. 4.
■“...Prej
gjumit të vdekjës ngritë zanin me
shpresë por, edhe me guxim e kërcënim, pyet:
A
ka Shqipni edhe për mue?...”
■Përgjigje nga Fritz Radovani:
E di mirë Don
Lazër, se çka jé tue më pvetë,
E di mirë Don Lazër, se ku Ty
t’kanë tretë,
E di mirë
Don Lazër, se çka pret prej meje,
E di mirë Don Lazër, se çka
t’ndriste mendja,
E di mirë Don Lazër, se çka
priste gjuha,
E di mirë Don Lazër, se çka
asht fjalëshpata,
E di mirë Don Lazër, se çka të
gufoi zemra.
E di mirë Don Lazër, se çka të
thante buzën,
E di mirë Don Lazër, se çka
t’prishë buzëqeshjën.
E di mirë Don Lazër, se kush t’
vërboi sytë,
E di mirë Don Lazër, se kush
desht me t’mbytë.
E di mirë Don
Lazër, se kush t’ theu dy krahtë,
E di mirë Don Lazër, se kush s’
desht gojëmjaltë,
E di mirë Don Lazër, se kush ti
sharroi kambët,
E di mirë Don Lazër, se kush ti
theu dhambët,
E di mirë Don Lazër, kush desht
me t’ zhigatë...
E di mirë Don Lazër, se
n’ç’kjamet të pau Nana,
E di mirë Don Lazër, se çka i
lypi hasmit ....
E di mirë Don Lazër, se çka i
the’ Asaj...
E di mirë Don Lazër, si
t’ngushlloi Nanë-locja,
E di mirë Don Lazër, si s’e
lanë me të prekë...
E di mirë Don
Lazër, edhe ku, Ajo...ka vdekë...
E di mirë Don Lazër, si
shunglloi Rozafa,
E di mirë Don Lazër, si n’për
gji t’mkoi tamth...
E di mirë Don Lazër, si t’vajtoi
me ankth,
E di mirë Don Lazër, si belbzoi
Tirana,
E di mirë Don Lazër, sesi ushtoi
Dajti,
E di mirë Don Lazër, sesi u skuq
Lana...
E di mirë Don
Lazër, se kush të trathtoi Ty,
E di mirë Don Lazër, sesi kryet
pat thye...
E di mirë Don Lazër, kush
t’shporoi Ty n’parzëm,
E di mirë Don
Lazër, Zemërshqipja,...u shue.
E di mirë Don Lazër, kush armët
desht me t’fye,
E di mirë Don
Lazër, se n’ Kryq mori shenjë...
E di mirë Don
Lazër, ...Flut’rove me Enjë...
E di mirë Don
Lazër, pse, pat
Shqipni për Ty
E di mirë Don Lazër, ata ujq
t’kanë shkye!
E di mirë Don
Lazër, se Ajo,... asht barka Yte...
E di mirë Don Lazër, se bash
brinj Rozafës...
Ti, s’
don ma t’ vajtojmë...
Rreth e rrotull Saj Ti, do,
të vallzojmë...
Ti, po,
m’ fton të këndojmë...
Në
liqe t’ Shkodres s’Ate...
“Mbi
të bukrat vala...Eni të
lundrojmë...”.
Melbourne,
Mars 2010.