WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Pergjegjësia e klerit musliman ndaj aktit terrorist shqiptar anti-USA

08 March 2010
Paul Tedeschini
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Paul Tedeschini

Kosova tek AlbEmigrant

Terroristat shqiptar vllezrit Duka(Ne foto tre vllezrit shqiptar Duka para gjykates federale amerikane per pregatitjen e aktit terrorist ndaj repartit ushtarak amerikan, te denur me burgim te perjetshem)


I nderti zotni Pllumb Shala!


Lexova me vemendje komentin tuej te dates 5 mars 2010 ne gazeten Albdreams (http://www.albdreams.net/Emigrantet/1280.html) rreth disa thanjeve nga ana e dom Anton Kçires. Mbasi deri tash un nuk e njifshe fare dom Anton Kçiren, se kush asht e se çka ban, un deshta ma pare te ndigjoj argumentat e te gjithve rreth ketij problemi para se te jepshe mendimin tim. Menyra se si ju e shtroni problemin mu duk ma e goditun e prandej po ju pergjigjem juve. Simbas meje ky problem ndahet ne dy faza:


1) Fakti i aktit terrorist islamik i tre muslimanve shqiptare kunder aleatit te shqiptarve Shteteve te Bashkueme te Amerikes dhe

2) Komenti i dom Anton Kçires rreth ketij akti terrorist islamaik i tre shqiptarve musliman kundra aleatit te shqiptarve Sheteteve e Bashkeume te Amerikes.


Pika e pare: Akti terrorist islamik i tre muslimanve shqiptar kunder aleatit te shqiptarve Shteteve te Bashkueme te Amerikes.


Ekstremistat kriminela serb me Millosheviqin ne krye, te mbeshtetun nga potenca botnore Rusia, bane kerdine mbi popullsine e pafajshme boshnjake e kosovare pa pase asnji shkak apo provokacion nga ana e ketyne. Po te mos ishte NATO me ne krye Shtetet e Bashkueme qe bombardoi Beogradin dhe gjithkund ushtrine e tyne, keto kriminela do ti kishin mbyte dhe zhduke pa meshire te gjithe boshnjaket dhe kosovart tue ba nji gjenocid. Shtetet e Bashkueme te Amerikes se bashku me Bashkimin Europian ne kundershtim me rrezistencen e Rusise, ato bane shpalljen e Pamvarsise se Kosoves nga Serbia dhe po te mos ishin keto shtete, perseri Kosova do te binte nen Serbì, me te gjitha pasojat qe merren me mend. Pose kesaje keto shtete bane qe kriminelat Millosheviq, Karaziq etj tu dorzohen gjykates nderkombetare per krime ndaj njerzimit. Keto qendrime euro-amerikane nuk vareshin fare se kush e ka emnin kristjan apo musliman. Kristjan te mire apo musliman te mire nuk te ban emni, por te ban vepra.


Per solidaritet besimi pritej njohja e menjihershme dhe me unanimitet e Pamvarsise se Kosoves nga Konferenca e Vendeve Islamike. Kjo Konference refuzoi Pamvarsine e Kosoves me shumice muslimane, sepse ne kete konference u ngrit kundra Pamvarsise se Kosoves nga Serbia kryetari i Bashkesise Islamike te Serbise, Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufpasiq (Lexo ne serbisht lajmin ne Tanjug date 4 prill 2008 : http://www.blic.rs/Vesti/Politika/36255/Jusufspahic-se-usprotivio-priznavanju-nezavisnosti-Kosova ). Pra shtetet muslimane i vune kamen muslimanve kosovar tue i dhane te drejte Serbise kriminale, qe bani gjenocid ndaj kesaje popullsie te pafajshme. Me kete shembull skandaloz kuptojme se besimi nuk lot rrol primar ne interesat politike. Perkundrazi politika e perdore shpesh here besimin simbas interesit te saje.


Myftiu i Serbise Muhammad Jusufspahiq(Ne foto Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufpasiq, qe kundershtoi Pamvarsine e Kosoves ne Konferencen e Vendeve Islamike)


Shtetet qe mbeshtesin terrorizmin islamik, te cilat keqperdorin besimin islam per qellime egoiste politike te vetat, organizojne terrorizmin per te vrà njerz te pafajshem ne kundershtim me vete besimin islam dhe fjalen e Zotit-Allahut. Kete e organizojne me njerz injoranta, qe nuk kan asgja ne krye dhe qe ua bajne kryet llalle me propaganden e urrejtjes deri ne vetmohim. Keto terrosita mue me dhimsen shume, sepse ato nuk jane koshjent dhe as qe e kuptojne se humbin jeten jo per Allahun, por per interesat e bosave te naftes. Un i mshiroj kamikaxet (Si thote Krishti: Fali o Zot se s’dijne çka bajne!!!!) . Kaq jane te pamshirshem Bin Ladenat sa perdorin edhe grà edhe femij si kamikaxe. Ta kepusin shpirtin kur i sheh keto grà apo femij me koke bosh dhe me brezin plot me dinamit per te mbyte vedin dhe grumbuj njerzish, qe s’kan asnji lidhje me politiken. Keto kamikaxet jane viktimat e para te terrorizmit islamik. Nga keto lloj viktimash ishin tre vllezrit Duka, musliman shqiptar nga Dibra, qe se bashku me nji arab nga Jordania, nji tjeter me origjine turke dhe nji egjipjan pregatiten ne vitin 2007 aktin terrorist kundra repartit ushtarak aleat amerikan, per te cilin u denuen nga gjykata federale amerikane me burgim te perjetshem.

Ky fakt nuk ka nevoje per komente. Por lajmi i ketij veprimi mori dhène dhe u perhap menjihere ne te gjithe boten, tue u vue shqiptarve nji njolle ne opinionin botnor. Lajmi e bani punen e vet dhe tash ne bote nuk merret ma kerkush me kete lajm. Vula iu vue shqiptarve si mosmirënjohes dhe mbeshtetes te terrorizmit islamik. Shqiptart mund te flasin tashti sa te duen, por njolla iu vue ne opinionin nderkombetar dhe duhet shume pune me e hjeke.


Nga cilat ambjente shqiptare ka mundesi te dalin terrorista te tjere islamike? Natyrisht as nga ambjentete katolike shqiptare dhe as nga ambjentet ortodokse shqiptare. Terroristat islamik shqiptar mund te dalin vetem nga gjini i muslimanve shqiptar.


Lind pyetja: Cili asht rroli i kleri musliman shqiptar ne parandalimin e daljes se terroristve islamik nga gjini i komunitetit musliman shqiptar? A mjafton nji reagim i thjeshte formal per te denue aktet terroriste dhe keshtu me là duert e veta nga pergjegjesia, apo duhet qe ne te gjitha xhamijat mbar-shqiptare, çdo te xhumà tu flitet te rijve kundra veprimeve te tilla, qe bijne ne kundershtim fjalen e Zotit dhe me vete parimin islam te paqes? Te paqes jo vetem mbrenda bashkesise islame, por edhe me te tjeret qe nuk jane musliman.


Un tham qe per kete njolle te madhe qe iu vue ne bote te gjithe shqiptarve si mosmirenjohes dhe si burim evetual terrorizmi islamik, pergjegjesine kryesore e ka kleri musliman shqitar.


( Vijon me pjesen e dytë)


Paul Tedeschini, Itali, me 08.03.2010

Publikue me 08.03.2010 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=16327

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI 07.02.10 - NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI

Rreth librit “Mësim fillestar shqip -suedisht ”- i Ibragim Egriut, nga Sokol Demaku

Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge 07.02.10 - Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge

Opinion nga Paul Tedeschini

Rrezet e Lirisë 07.02.10 - Rrezet e Lirisë

Cikël poetik kushtuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Namik Selmani

NJE MIJE HERE 07.02.10 - NJE MIJE HERE

Në prag të Shën Valentinit një tufë poezish dashuria nga Janaq Pani

Intervistë  me Lulzana Pajaziti -poete 07.02.10 - Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete

Intervistë nga Arsim Halili

DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!" 07.02.10 - DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!"

Opinion nga Danel Cana


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
PUTHJA E PËRDHUNSHME PUTHJA E PËRDHUNSHME

Fragment nga “Vajza e Kyçur”

A janë pushtetarët "kaubojë", apo votuesit-qytetarë "shurdhëmemecë"? A janë pushtetarët...

Opinion nga Agim Vuniqi

 
STILOGRAFI I NOLIT STILOGRAFI I NOLIT

Vështrim historik nga Gëzim Llojdia

Kur historia braktiset nga politika Kur historia braktiset...

Opinion nga Namik Selmani

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! - Reagime Për komb e për...

Opinione rreth shkrimit të prof Ibrahim Egriu, Për komb e...

PËRGJIGJE TEDESCHINIT PËR IDENTITETIN E RESHAT AGAJ DHE MË TEJ PËRGJIGJE TEDESCHINIT...

Replikë e z. Luan Çipi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com