Nga Jakup Gjoça
Edhe
pse Greqia është de
facto në pragun e falimentimit ekonomik, sa që tashmë është
Bashkimi Evropian që dikton se çfarë masa ekonomike do të
ndërmarrë qeveria –kukull- greke , -ÇUDITËRISHT- në stacionet
radiofonike dhe kanalet televizive greke jepet- e përditshme- një
reklamë politike .
-Që
partia e ND-partia më e madhe opozitare greke- do të organizojë
një konferencë partiake dhe-MADJE- do të flasë edhe kryetari i
saj Antonis Samaras...
Çudia
më e madhe e krizës ekonomike greke?!!! u zgjidh, u sqarua
kësisoj...
Sa
që grekët nuk i zë më gjumi , as i darkës dhe as i mesditës (
meqë papunësia faktike në Greqi është 20 % e grekët tashmë
kanë kohë edhe për gjumin e mesditës ) nga meraku a do të mbajë
ndonjë konferencë partiake ND-ja , e ca më tepër, a do të ketë
kohë ( a kurajo politike ) kryetari i saj, Antonis Samaras që të
mbajë ndonjë ligjëratë.
Se
dihet që edhe koha për Antonis Samaras është flori. E , sidomos
në kohë krize ekonomike.Ku floriri është më i shtrenjtë, më i
kushtueshëm se kartmonedha e ...evrosë. E ky flori i kohës për
Antonis Samaras është më i çmuar tashmë kur SIEMENS –sponsori
politik – nuk financon më partinë si më parë.
Te
koha e floririt e kemi muhabetin.
Dhe
Samaras kohën politike –për të mbledhë floririn domethënë- e
harxhon atje ku ka më shumë flori. Te “ meraku” i madh i
patriotizmit helenik. Të zbulojë , të demaskojë e të luftojë
ARMIKUN e kombit të Helenizmit.
E
kush mund të jetë ARMIKU më i madh i Helenizmit në ditët më të
zeza të krizës ekonomike që përjeton shteti e populli grek që
nga 1821?
-Borxhi
shtetëror?
Jo,
derisa qeveritë greke janë “përkujdesuar” që me borxhet e
mara tëë deritanishme të paguanin ushtrinë e pamatë e të
manumëruar të nëpunësve shtetërorë. E pohoi edhe vetë ministri
i financave greke, Papakostandinos.Që –AKOMA- shteti grek nuk mund
të numërojë dot se sa nëpunës ka në administratën e saj.
-Statistikat
e fallcifikuara që gatuheshin me porosi politike nga qeveria greke e
dergoheshin sistematikisht në Bashkimin Evropian, a mund të jetë
një ARMIK i mundshëm i Helenizmit grek?
Nuk
e besoj.Derisa qeveria greke e Karamanlis me ndërgjegje të thellë
politike i gatuante statistikat ekonomike për të mirën e popullit.
Duke mashtruar Bashkimin Evropian, populli grek nuk kishte nevojë të
djersitëte në punë, por mund të rronte duke vjelë çdo muaj
rrogën e nëpunësit administrativ nga fondet e “ndihmesës”
evropiane.Doni një shembull? Vetë dorën.Karamanlinë, pasi me “
ndershmëri burrërore” dorëzoi qeverinë e tashmë jeton i qetë
–me pushime të gjata mujorevjetore – në Vjenë e Monevanshja,
dhe –sigurisht- që çdo muaj i dërgojnë të paketuar edhe
pensionin e përjetshëm të –ISHKRYEMINISTRIT!!!
Bashkimi
Evropian i ka dërguar Greqisë një FERMAN urgjent! “Armiku”
–dmth falcifikatori- i statistikave të ekonomisë greke të
dënohet penalisht!!!
Dhe
qeveria-kukull- greke , E DETYRUAR- kërkon që të ngrejë një
komision hetimor parlamentar për të gjetur e ndërshkuar
fallcifikatorët politikë.Domethënë (ish) ministrat dhe vetë
(ish) kryeministrin grek Kostas Karamanlis.
Po
ku është dëgjuar e parë që në Greqi të dënohen politikisht-
pa mos e zë në gojë penalisht?!- politikani e qeveritari?
Dhe
Antonis Samaras harxhon kohën e floririt duke u betuar e stërbetuar
nga sabahu e deri në aksham se do të djegë vetë Greqinë, po të
guxojë të ngrejë qeveria e tanishme komision hetimor parlamentar
e të hetojë.... mosndershmërinë politike të fallcifikatorëve
ish ministrave të ishqeverisë të partisë të tij.
Dhe
Antonis Samaras harxhon kohën e floririt duke u betuar e stërbetuar
nga sabahu e deri në aksham se do të djegë vetë Greqinë po të
guxojë qeveria e Papandreut tu japë emigrantëve ...shtetësinë
greke.
Dhe
Antonis Samaras ka miliona evro që të harxhojë partia e tij për
reklama politike në të gjitha sojet e stacioneve radiofonike e
kanalet televizive që partia e tij do të organizojë
një...konferencë partiake ku edhe vetë ai-dora vetë – kryetari-
do të marrë mundimin që të ....ligjërojë...
Dhe
Antonis Samaras ka miliona evro që të harxhojë partia e tij për
reklama politike, kur
-populli
grek do të paguajë koston e krizës ekonomike me rritjen e
koefiçientit të taksave ( FPA) nga 19 % në 23 %
-
populli grek do të paguajë koston e krizës ekonomike me shkurtime
të vendeve të punës
-
me shkurtimin e rrogës,
-
me shtimin e përditshëm të taksave të karburantit, të të
gjithë produketeve që derivatojnë nga rritja e taksës të
karburantit.Nuk është e largët ku greku do të marrë borxh bankar
për të mbushur edhe sarbatorin e makinës...
-
me rritjen e taksave për pasurinë e patundshme.
-
me rritjen e përditshme të taksave për cigare e pije alkolike
-me
shkurtime të fondeve deri në masën 20 % edhe në sfera të
arsimimit e të shëndetësisë shtetërore
Dhe
Antonis Samaras për të peshuar
se sa kile patriotizëm shet , harxhon miliona evro për reklamë
politike që të njoftojë popullin grek se do të organizojë një
konferencë partiake e do të demaskojë “ ARMIQTË “ e
Helenizmit.Domethënë , “ ARMIQTË”- emigrantët që duan të
ndihen të barabartë me qytetarin grek, dhe “ARMIQTË!-ata që
duan të ngrejnë komisione hetimore partlamentarë që të dënojnë
penalisht fallcifikatorët qeveritarë të Karamanlisit.
Sa
janë këto miliona evro që harxhon Antonis Samaras për reklamë
partiake në këto ditë të krizës më të thellë ekonomike të
shtetit grek?
Llogariteni.
Vetëm disa sekonda në tv e stacione radiofonike kushtojnë mijëra
evro. Shumëzoheni me dhjetëra herë në ditë që ripërsëritet
reklama , shumëzoheni gjeometrikisht me sa dhjetëra kanale tv e
stacione radioje, shumëzoni edhe ditët deri kur do të mbahet
konferenca partiake dhe –ME SAKTËSI MATEMATIKE- do të gjeni
shumën e milionave evro.
Jassu
patrioti i Helenizmit, Antonis Samaras!!!
JAKUP.B.
GJOÇA
jakupgjoca@hotmail.com