WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Letër z. Paul Tedeschini

12 February 2010
Reshat Kripa
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Reshat Kripa

Lexova me vëmendje letër-këmbimin tuaj me zotin Luan Çipi. Pa marrë përsipër detyrën e ndërmjetësit në debatin tuaj, nuk mund të rri pa shprehur mendimet e mia lidhur me temën e këtij debati.

          Në shkrimin e zotit Dalip Greca “Kush ishte përkthyesi në shqip i “Kujtimeve” të Ismail Qemalit?” ribotuar në gazetën “Metropol” në Tiranë, më datën 8 janar 2010, kuptova se zoti Breca në shkrimin e tij nuk ka patur qëllim të nxjerrë Reshat Agajn as patriot dhe as tradhëtar. Me sa kuptova unë, me këtë mendjen time të plakur, qëllimi i tij ishte që t’i  bënte të ditur shqiptarëve se përkthimi i këtyre kujtimeve nga ana e zotit Abdurrahim Myftiu (të reklamuar si përkthimi i parë i tyre në Shqipëri nga shtëpia botuese “Toena”) nuk ishte i tillë, por kishte qenë dikush tjetër vite më parë që e kishte bërë një gjë të tillë dhe ky ishte pikërisht Reshat Agaj të cilin ju e konsideroni tradhëtar.

          Në korespondencën tuaj me zotin Luan Çipi ju nuk e përmendni fare këtë fakt. Ndaj dua t’ju pyes: A është e denjë për një komb të mohojë meritat e një personi, kushdo qoftë ai dhe këto merita t’ia kalojë dikujt tjetër? Unë mendoj se jo. Nuk e di si mendoni juve.

          Tani le të kthehemi në “argumentat” që paraqisni ju, nëse Reshat Agaj ishte patriot apo tradhëtar. Për të ilustruar këtë ju sillni një copëz nga shkrimi i zotit Breca. Ju këtë shkrim, nuk e di sepse, e lini në mes, në mënyrë që kushdo mund ta interpretojë sipas oreksit të tij. Unë po citoj vazhdimin e atij shkrimi:

          “Reshati e kishte ndier veten me fat, se ishte takuar me Kadri Azbiun, nipin, që e kishte qesëndisur:

-         E more Reshat, a e fitove luftën, a?

I katandisur si mos më keq, me  këmbë   enjtura  nga   ftohtit, plot 

lyrë  e  morra,mori guxim e ia ktheu:

- Në qoftë se kam bërë faje kundër jush, më merrni e më futni në burg e më të dënoni sa të jetë ligji, jo po lëromëni, të lutem shumë,se kështu më duket se jam i dënuar me vdekje e se kjo jetë nuk durohet.”

Më poshte Breca shkruan:

“Nuk kaloi shumë kohë dhe Reshatit i erdhi rradha e arrestimit. Tortura dhe akuza të kota e më pas burg i vështirë. Pas qelisë dhe gjyqit përfundon në kënetën e Maliqit, ku pa vdekjen me sy.”

          Vazhdon përsëri:

          “Kadri Hazbiu organizon takimin e Reshatit  me  vëllanë e katandisur kockë e lëkurë, ku merr pjesë dhe ai vetë dhe i dikton alternativën: “Ose na shërbe, ose vëllanë e pret plumbi.” Një pjesë e të gjykuarve me vëllanë ishin vrarë.”

          Dhe përfundon:

          “Resdhat Agaj nuk bashkëpunoi me sigurimin shqiptar, edhe pse qe një ndër viktimat e tij. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse vëllanë ia pushkatuan. Ai la pas një emër të mirë dhe ishte veprimtar i diasporës shqiptare dhe shkroi dhe përktheu deri sa vdiq. Firmën e tij e gjejmë në gazetat “Atdheu”, “Dielli” dhe “Flamuri”. La pas një ditar, që e pati shkruar në çastet e fundit të jetës, ku sqaron të gjitha peripecitë e jetës së vet.”

          Ju rekomandoj ta lexoni ditarin e tij, të shprehur në librin “Vëllai i pengut” botuar vitin e kaluar në Shqipëri. Ky është opinioni i Dalip Grecës për Reshat Agajn dhe nuk e kuptoj se si ju thoni të kundërtën. Për këtë le të na gjykojnë lexuesit.

          Në shkrimin tuaj thoni se Reshat Agaj na qenka tradhëtar pasi, pas ikjes së gjermanëve, na qenka bashkuar me forcat partizane. Nëqoftëse do i  qëndrojmë kësaj logjike atëhere duhet të pranojmë që edhe persona të tjerë kanë vepruar në këtë mënyrë. Pra edhe ata paskan qenë tradhëtarë? Le t’ju japim një shembull. Lideri i legalistëve, i paharruari Abaz Kupi, a nuk ishte antar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacional-Çlirimtar, i zgjedhur në Konferencën e Pezës? A nuk ishte ky përfaqësues i këtij fronti në Konferencën historike të  Mukjes?

          Më falni pasi nuk ju njoh! Nuk e di  ç’moshë keni. Por, siç duket jeni i varfër nga njohurit historike të periudhës së luftës.  Ju harroni se pas ikjes së gjermanëve, në Shqipëri Balli Kombëtar nuk ekzistonte më. Ai nga kjo luftë doli i mundur. Pushtetin e kishte marrë klika komuniste, kundër së cilës u  vunë edhe shumë nga ata që i kishin shërbyer me besnikëri. Në një pjesë të madhe të tyre, kjo erdhi për shkakun se u zhgënjyen nga manipulimi që i bëri kjo klikë luftës së popullit shqiptar për liri.

          T’ju them të vërtetën u skandalizova kur lexova në korespondencën tuaj shprehje të tilla lokaliste që vendin e ndajnë në veri dhe jug dhe pretendojnë se jugu paska patur qëllim të qëllojë veriun. Një ide e tillë në vendin tonë nuk ka ekzistuar edhe në kohët më të vështira të ekzistencës së këtij kombi.

          Nuk e di nëse jeni shqiptar apo i huaj, pasi nga emri dukeni i tillë. Megjithatë edhe po të jeni i huaj unë ju repektoj se shqiptarët gjithmonë e kanë shprehur këtë ndjenjë. Ndërsa po të jeni shqiptar nuk do të  më vijë mirë, pasi nuk mendoj se shqiptari mund të shtrëmbërojë realitetin rreth bashkëpatriotëve të tij.

          Me këtë rast më lejoni t’ju prezantohem, se etika e kërkon një gjë të tillë. Jam bir Vlore dhe nip Kruje. Pra siç e shihni jam një përzierje veri-jug. Kam qenë i dënuar politik nga rregjimi komunist dhe gjatë gjithë ekzistencës së tij nuk kam përfituar asnjë privilegj. Tani, kur i kam kaluar të shtatëdhjetat, ndjej dhimbje kur një shqiptar kundërvihet ndaj një tjetri. Ndaj ndërhyra në bashkëbisedimin tuaj me zotin Luan Çipi.

          Më falni nëse ju kam shqetësuar për sa kam shkruar.

          Me respekt!

 

                                                                              Reshat   Kripa


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



KUR ATDHEU  ...FILLON E MBARON TE ...OSSH-ja 06.09.10 - KUR ATDHEU ...FILLON E MBARON TE ...OSSH-ja

Reportazh nga Jakuo Gjoça

Pastrues me figurë të pastër… 06.09.10 - Pastrues me figurë të pastër…

Opinion nga Mimoza Dajçi

Aksioni i Tirex Resources (TSX:TXX) rritet për 10 % 06.09.10 - Aksioni i Tirex Resources (TSX:TXX) rritet për 10 %

TXX (Tirex Resources) është kompani miniere kanadeze që investon në Shqipëri (Mirditë)

NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME 06.09.10 - NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME

Opinion nga Selim Hasanaj

KUR OBJEKTIVI I APARATIT FOTOGRAFIK TENTON TË ZBULOJË GJITHË UNIVERSIN 05.09.10 - KUR OBJEKTIVI I APARATIT FOTOGRAFIK TENTON TË ZBULOJË GJITHË UNIVERSIN

Kritikë nga Robert Martiko

Një Zot* 05.09.10 - Një Zot*

Poezi nga Lis Bukuroca


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
Çfarë politike është kjo, ORE!? Çfarë politike është...

Opinion nga Adnana Abrashi

Muaji shtator – Simpatizohuni me viktimat e gjakmarrjes Muaji shtator –...

Një mesazh nga TribunaShqiptare

 
Çka është besa? Çka është besa?

À është "besa" fjalë nderi apo shprehje e vrasjes...

AGIM TAIB SYLEJMANI AGIM TAIB SYLEJMANI

Portret nga Halit Elshani

LDK – A KËNDELLJE APO THYERJA E KËMBËS SË DYTË LDK – A KËNDELLJE APO...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

I  LUMI AI... I  LUMI AI...

Satirë nga Ferid Selimi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 

Powered by: PHPCow.com