WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

KOSOVA DHE GJYKATA NDERKOMBETARE E HAGES

09 February 2010
Flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës
Autor :
Ali Rr. Aliaj

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Av. Ali Rr. Aliaj, Tiranë

Dërgoi për Tribuna Shqiptare, Ramiz Lushaj

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage te Hollandes,  e themeluar nga OKB e me veprimtari aktive ne vitet e fundit, shqyrton sjelljet ndershteterore ne marredheniet nderkombetare dhe legjislacioni i saj jane konventat, marreveshjet, rezolutat e Keshillit te Sigurimit e te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se etj.  Serbia ka arritur qe legjitimitetin e pavaresise se Kosoves ta dergoje ne kete gjykate, duke e denoncuar aktin e shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008, si nje "akt ne kundershtim me te drejten nderkombetare", pasi ne tetor te vitit 2008  fitoi shumicen e votave te anetareve te OKB-se duke e derguar kete çeshtje  ne Hage. Qeveria e Serbise ka depozituar  mbi 1000 faqe material, nga te cilat 350 faqe  material kryesor, ku paraqet argumentat e veta se pavaresia e Kosoves qenka e pajustifikuar nga pikepamja e ligjeve nderkombetare, ndersa Qeveria e Kosoves ka derguar gjithashtu (17 prill 2009) dosjen e vet  me 200 faqe material kryesor dhe mbi 300 faqe te tjera me materiale ndihmese.

Ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage nga 1-11 dhjetor 2009 u zhvillua proçesi i degjimit publik ne proçesin e hapur te vleresimit te ligjshmerise se  Deklarates se Pavaresise  (17 shkurt 2008, qe e shpall Kosoven shtet i pavarur e sovran), ku i paraqiten argumentet e tyre 29 shtete, nga te cilat, 14 prej tyre, e kane mbeshtetur pavaresine e saj si te bazuar ne te drejten nderkombetare,  si Shqiperia,  Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut, Franca, Gjermania, Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Jordania, Norvegjia, Holanda. Ndersa kunder, perveç Serbise, argumentuan edhe Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Kina, Qipro, Spanja, Rusia, Rumunia, Venezuela dhe Vietnami.  Kurse Burundi, i vetmi vend nga kontinenti Afrikan, nuk u deklarua qarte as pro e  as kunder pavaresise. E treta, numri i madh i vendeve  ish-komuniste si Federata Ruse, Republika Popullore e Kines, Bjellorusia, Rumania, Vietnami, Azerbajxhani, Serbia, ku tre prej tyre jane nga ish-BRSS. E katerta, terheq vemendjen numri i madh i shteteve te Amerikes Latine si Brazili, Argjentina, Bolivia e Venezuela,

Kjo na shtyn ne disa arsyetime: E para, ne mbrojtje ballore juridike te Kosoves jane shtetet me promovuese e farketuese te lirise e pavaresise se kombeve, te demokracise nderkombetare si dhe te te drejtave njerezore, vende inicuese te hartimit te ligjeve demokratike qe kane miratuar OKB e organizma te tjera nderkombetare. Ndersa ne anen e Serbise qendrojne shume vende problematike ne promovimin e lirise e te demokracise, si  Rusia qe ka probleme me Çeçnine, por edhe ne Dagestan e me Gjeorgjine (ne kete pike i ngjan Serbise ne rastin e spastrimit etnik e te asgjesimit te shqiptareve ne Kosove),  Kina ka probleme te tilla ne Tibet e Ingusheti dhe  disa nga keto vende jane te njohura per defiçite ne zbatimin e vlerave demokratike dhe respektimin e lirive dhe te drejtave njerezore e qytetare, çka i ofron perseri me sjelljet e Serbise ne Kosove dhe ne rajone te tjera te ish-Jugosllavise.E dyta, kjo ishte hera e pare qe ne nje proçes ne kete Gjykate marrin pjese te pese vendet anetare te perhershme te KS te OKB-se. E treta, ky eshte gjykimi me pjesmarrjen me te madhe numerike e cilesore te shteteve antare te OKB-se.

Ekspertet e se drejtes nderkombetare ndajne mendime te ndryshme per kete çeshtje.1) Nje pjese thone se Kosova nuk ka pasur te drejte te shpallte pavaresine pa pelqimin e OKB dhe paleve te perfshira ne konflikt, domethene Serbise dhe Kosoves, biles keta eksperte e vleresojne me lart sovranitetin shteteror dhe paprekshmerine e kufijve sesa te drejten e popujve per vetevendosje, pasi, sipas tyre, shkeputja e çfaredo territori kunder vullnetit te shtetit “ame” vetem mund te prodhoje tensione. Nje interpretim i tille dogmatik i se drejtes nderkombetare eshte i mundshem, por shpeshhere nuk perkon me realitetin. E realiteti eshte se e drejta nderkombetare nuk eshte diçka statike, por zhvillohet me kalimin e viteve dhe me perparimin progresiv e te shpejte te botes. Nese para 50 vitesh te drejtat e njeriut nuk kane qene aq te rendesishme, sot eshte ndryshe, krejt ndryshe. Nese para 20 apo 30 vjetesh nje shtet diktatorial eshte lejuar te beje çfare te doje me pakicat kombetare, perfshire ketu edhe ushtrimin e terrorit, tani nje gje e tille nuk eshte e mundshme.

"Deklarata e Pavaresise se Kosoves e 17 shkurtit 2008 paraqet shkelje flagrante te sovranitetit dhe te integritetit territorial", ka thene perfaqesuesi i Serbise, Dushan Batakoviç, ne seancen degjimore ne GJND, duke iu referuar vazhdimisht Rezolutes 1244 te KS te OKB-se, e cila, sipas tij, ajo garanton integritetin territorial te Serbise.  Republika e Kosoves, nepermjet ministrit te saj te jashtem, Skender Hyseni, ka kerkuar qe Gjykata e Hages, ne rast se e sheh te pershtatshme  te pergjigjet ne kerkesen per nje Mendim Keshilledhenes sipas Rezolutes 63/3 te Asamblese se Pergjithshme, te gjeje se Deklarata e Pavaresise e 17 shkurtit 2008 nuk ka qene ne kundershtim me asnje rregull te aplikueshem te se drejtes nderkombetare.

KOSOVA

Republika e Kosoves, e perfaqesuar nga ministri i saj i jashtem, Skender Hyseni, ne  paraqitjen e argumentave ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne procesin keshilledhenes lidhur me Deklaraten e Pavaresise te 17 shkurtit 2008  ka theksuar : a) Deklarata e Pavaresise eshte shpallur ne emer te popullit te Kosoves, nga perfaqesuesit e zgjedhur ne menyre demokratike. b) Ne pajtim me Planin e hartuar nga Perfaqesuesi i Posaçem i Sekretarit te Pergjithshem, Presidenti Martti Ahtisaari, Kosova ka miratuar nje kushtetute moderne, e cila reflekton standardet me te larta nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave. c) Institucionet e Republikes se Kosoves, duke perfshire te tri deget e pushtetit, tashme jane plotesisht te konsoliduara.2). Duke folur per marredheniet e Republikes se Kosoves me shtetet e tjera, ministri Hyseni, ka permendur faktin se 63 shtete tashme e kane njohur Kosoven, si shtet sovran dhe te pavarur,  shtete te tjera kane ndermarre hapa qe tregojne pranimin e sovranitetit te Kosoves dhe se ajo tashme ka hyre ne marredhenie diplomatike me shume shtete duke themeluar 21 misione diplomatike dhe 9 misione konsullore. Duke adresuar negociatat, ai tha se: a) Pas gjithe asaj qe ka ndodhur, eshte e paimagjinueshme qe ne te pranojme thirrjen e Serbise per te kthyer oren mbrapa  per te zhvilluar negociata te metejshme, rreth asaj se a do ta pranoje apo jo Serbia Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. b) Kjo do te ishte teper destabilizuese, dhe madje mund te prodhoje konflikt te ri ne rajon. c) Tani, me ne fund, ka paqe dhe siguri ne Kosove, dhe ne rajon; jemi te vendosur qe ta ruajme kete paqe.

Nderkohe, argumente te detajuara ligjore, ne emer te delegacionit te Kosoves,  jane paraqitur nga Michael Eood, anetar i Komisionit te se Drejtes Nderkombetare, Daniel Müller, Qendra per te Drejten Nderkombetare (CEDIN) dhe Prof. Sean Murphy, Universiteti George Eashington, te cilat permblidhen ne keto pika kryesore: Se pari, Gjykata duhet te shqyrtoje pershtatshmerine e pergjigjes ne pyetjen e bere nga Asambleja e Pergjithshme. Nje numer i shteteve kane ngritur pyetje serioze ne kete drejtim. Sikur shume shtete e kane bere te qarte ne deklaratat e tyre me shkrim, pyetja e Asamblese se Pergjithshme per Gjykaten eshte e ngushte dhe precise, e cila lidhet vetem me Deklaraten e Pavaresise qe eshte shpallur me 17 shkurt 2008. Ajo nuk ka te beje me çeshtjet e shtetesise, te njohjes ose te anetaresimit ne organizata nderkombetare.  Se dyti, e drejta e pergjithshme nderkombetare nuk permban rregulla me te cilat ligjshmeria e Deklarates se Pavaresise, si ajo e 17 shkurtit 2008, mund te vleresohet. Ne veçanti, parimi i sovranitetit dhe integritetit territorial nuk mund te kete operuar per te parandaluar shpalljen e Deklarates. Deri ne masen sa Rezoluta 1244 percakton kornizen relevante ligjore per te shqyrtuar pyetjen perpara Gjykates, Gjykata nuk ka madje nevoje te shqyrtoje çeshtjet e te drejtes se pergjithshme nderkombetare ne dhenien e pergjigjes se saj. Se treti, nuk ka asgje ne Rezoluten 1244 te 10 qershorit 1999 qe e ka parandaluar shpalljen e Deklarates se Pavaresise me 2008.  Se katerti, disa shtete, ne deklaratat e tyre me shkrim, jane perqendruar ne parimin e vetevendosjes. Qendrimi i Republikes se Kosoves eshte se Gjykata nuk ka nevoje te arrije ne kete çeshtje, pasi nuk eshte e nevojshme te percaktohet nese e drejta nderkombetare e ka autorizuar Kosoven qe te shpalle pavaresine. Por, nese e ben kete, qendrimi eshte i qarte se, ne shkurt 2008, populli i Kosoves ka pasur te drejte te ushtroje te drejten per vetevendosje, dhe e ka bere kete duke zgjedhur pavaresine. Republika e Kosoves i ndan pikepamjet e atyre shteteve qe kane arritur ne kete perfundim”.

SERBIA

Perfaqesuesi i Serbise, Dushan Batakoviç, ambassador ne France, i ka paraqitur argumentet e veta para GJND-se duke thene  se shpallja e Pavaresise ishte e paligjshme dhe ne mase te madhe e sfidon rendin legal nderkombetar. Ai  e riquajti Kosoven "djepi historik i Serbise".

Mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te kete rendesi fondamentale jo vetem per zhvillimet ne Kosoves, por edhe per rendin nderkombetar, ka vene ne pah Batakoviç, duke renditur disa argument: a) Sipas tij, eshte pikerisht Deklarata e Pavaresise ajo qe i shnderroi serbet ne Kosove ne nje minoritet. b) I derguari i Kombeve te Bashkuara, Marti Ahtisari, dhe disa vende te caktuara "kane bere presion qe Pavaresia te imponohet si zgjidhje". c) Deklarata unilaterale e Pavaresise eshte nje perpjekje qe t'i jepet fund administrimit te UNMIK-ut dhe sovranitetit te Serbise ne Kosove. ç)  Serbia eshte e bindur se kur GJND-ja te jape Mendimin e vet Keshilledhenes, vetem atehere do te krijohen kushte per bisedime te reja ndermjet Serbise dhe Kosoves qe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per statusin e Kosoves.

Ne favor te Serbise ka folur edhe avokati Vladimir Gjeriç, duke permendur aspektet procedurale dhe, sipas tij: a) Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te duhej te jepte Mendimin Keshilledhenes ne favor te Serbise, duke shtuar se, ne kete rast, kjo do te jete ne sherbim te rendit nderkombetar.b) Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte kryer nga “organet e perkohshme te vetadministrimit ne Kosove, nen Rezoluten 1244 dhe ne keto rrethana, nuk ka mundur te jete legjitime”. Mbrojtesi i radhes i argumenteve te Serbise ishte eksperti i se drejtes nderkombetare, Andreas Cimerman, i cili ka sjelle dy arsyetime: a) Ka pohuar se "Rezoluta 1244 ka qene garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial te Serbise". b) Ka nenvizuar se Rezoluta 1244 nenkupton qe çdo zgjidhje te jete e harmonizuar ndermjet dy vendeve, pra ne mes Kosoves dhe Serbise, pasi “Rezoluta 1244 nenkupton qe çdo zgjidhje te jete e harmonizuar ndermjet dy vendeve, pra ne mes Kosoves dhe Serbise”. Malkolm Shau, nderkaq, pjesetar i ekipit te Serbise, ka thene se njohja e Kosoves nga vendet e tjera eshte irelevante: a) Duke u thene gjyqtareve se ajo qe eshte e paligjshme nuk mund te konsiderohet si e ligjshme nga veprimet e pales se trete". b) Duke terhequr verejtjen se nese mendimi i gjykates shihet si dobesim i parimeve per te drejtat e nje shteti mbi teresine territoriale, atehere do te jete burim i konsiderueshem i nervozizmit per vendet e tjera qe perballen me levizje secesioniste. Zevendesi i delegacionit te Serbise, Sasha Obradoviq, nga ana e tij, nenvizoi  se autoritetet ne Prishtine nuk kane pasur autorizim per te shpallur pavaresine e Kosoves dhe se me kete Akt kane shkelur Rezoluten 1244 dhe te drejten nderkombetare, dhe, me tej, i apeloi  GJND-se qe te vleresoje se shpallja e Pavaresise se Kosoves ka qene kunder se drejtes nderkombetare.

Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremiç, ka shprehur bindjen se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do ta mbeshtese perpjekjen e Serbise ne kundershtimin e pavaresise se Kosoves duke nenvizuar: "Ne presim qe ligji nderkombetar te ruhet. Pavaresia e Kosoves ishte thjesht ilegale dhe ne i besojme drejtesise nderkombetare",.

 

SHQIPERIA

Shqiperia 3) para GJND (2 dhjetor 2009) e mbrojti ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves si plotesisht e ligjshme dhe e bazuar ne te drejten nderkombetare, duke sjelle argumentat e veta: 1. Deklarata e Pavaresise eshte miratuar nga perfaqesuesit legjitime dhe te zgjedhur ne menyre demokratike, si shprehje e vullnetit te popullit te Kosoves dhe jo nga Institucionet Provizore te Veteqeverisjes se Kosoves.  2. Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB qellimisht e ka lene te hapur menyren e rregullimit te statusit perfundimtar te Kosoves. 3. Deklarata e Pavaresise se Republikes se Kosoves e dates 17 shkurt 2008, nuk eshte hedhur poshte, kundershtuar apo marre ndonje veprim ne kundershtim me kete deklarate as nga Keshilli i Sigurimit, as nga Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem ne Kosove, dhe as nga Asambleja e Pergjithshme. 4. Populli i Kosoves eshte i njohur si i tille ne disa dokumente nga disa organizma, duke perfshire ketu edhe Organizaten e Kombeve te Bashkuara, dhe per rrjedhoje gezon te drejten per vetevendosje sipas te drejtes nderkombetare.  5. Deklarata e Pavaresise nuk eshte as ne tejkalim te kompetencave te perfaqesuesve te zgjedhur ne menyre demokratike te popullit te Kosoves dhe as ne shkelje te normave detyruese te se drejtes nderkombetare. 6. Persa i perket parimit te moscenimit te integritetit territorial, Kosova, bazuar, nder te tjera, edhe ne te drejtat qe ka gezuar si pjese konstitutive e ish-RFJ, ne baze te Kushtetutes se 1974-s, ka ushtruar te drejten e saj per vetevendosje.  7. E drejta nderkombetare ne vetvete nuk e rregullon proceduren e miratimit te aktit te shpalljes se pavaresise se nje populli, formen e tij, apo ligjshmerine e tij, perveç mosnjohjes ne rastin e nderhyrjes nga jashte nga nje shtet tjeter dhe/ose kur nje shpallje e tille vjen ne kundershtim me norma detyruese te se drejtes nderkombetare apo me force te armatosur. Rasti i Kosoves nuk bie nen asnjeren nga dy kategorite e fundit, por eshte shprehje legjitime e vullnetit te popullit te saj.

Nga delegacioni i Shqiperise, ne mbrotje te Pavaresise se Kosoves, eksperti Johan Frovein, paraqet argument lidhur me (mos)kontestimin nga GJND: a) Kosoven deri me tash e kane njohur 63 vende dhe keto “njohje nuk mund te kontestohen nga aspekti i se drejtes nderkombetare”. b) Ajo qe eshte e kontestueshme, sipas tij, “eshte e drejta e Gjykates Nderkombetare per te vendosur mbi shpalljen e pavaresise se Kosoves”. c) “Edhe nese Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te jepte nje mendim negativ per shpalljen e pavaresise, ajo nuk do te mund te ndryshonte gjendjen faktike ne Kosove”.

Ne konkluzion te qendrimit te saj, Republika e Shqiperise i ka kerkuar Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te deklaroje qe Deklarata e Pavaresise e Kosoves e 17 shkurtit 2008 eshte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare.

SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES

Mbrojtja me e fuqishme e Pavaresise se Kosoves ne Gjykaten e Hages ishte nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku perfaqesuesi i saj, Harold Koh, nder te tjera, u ndal ne disa argument:

1.- Fillimisht  e ka shtruar pyetjen nese shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare dhe menjehere eshte vetepergjigjur: “Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ajo eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare, sepse nuk permban asgje ne kundershtim me kete te drejte. E drejta nderkombetare nuk rregullon çeshtjet e deklaratave te pavaresise, ndersa pavaresia e Kosoves eshte kaptina e fundit ne proçesin e shperberjes se ish-Jugosllavise. Nuk ka inkonsistence ndermjet shpalljes paqesore te pavaresise se Kosoves e te drejtes nderkombetare dhe Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit”.

2. Ai iu eshte drejtuar 15 gjykatesve te GJND-se, duke u thene se (ata) a kane degjuar per mizorite ndaj shqiptareve te Kosoves, per 1 milione kosovare te debuar me dhune dhe per fushaten e pastrimit etnik… duke shtuar  se “shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ka qene zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprire nje proçes politik”.

3. “Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte artikulim i vullnetit te popullit, qe as mund te autorizohet dhe as ndalohet”. Serbia kishte thene edhe ne rastin e Sllovenise dhe te Kroacise se ishte shkelur e drejta nderkombetare, por tani nuk thote me.

4. “Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk e ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetem raportet ndershteterore”. Koh iu referuar pastaj Rambujese dhe “vullnetit te popullit” duke nenvizuar se dokumentet e ketij tubimi nuk predikojne dhe as perjashtojne asnje epilog te statusit politik te Kosoves.

5. Nese Rezoluta 1244 permban dispoziten per integritetin territorial te Serbise, pse atehere per shume kohe Beogradi eshte ankuar se ajo i hape rrugen pavaresimit te Kosoves, ka pyetur Harold Koh, per te shtuar se Rezoluta 1244 thirret ne integritetin territorial te Jugosllavise, por Jugosllavia me nuk ekziston.

6. "Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetem si faze kalimtare, ndersa mbeshtetesit e Serbise nuk kane arritur te gjejne asnje rresht ne Rezolute qe te mund te thone se Kosova duke e shpallur pavaresine e ka shkelur ate", ka thene Harold Koh. duke shtuar se "Serbia thote se i ka ofruar Kosoves autonomine me te gjere te mundshme, por ata qe mbajne mend tanket rreth parlamentit te Kosoves ne vitin 1989 e dine mire se per çfare autonomie behet fjale".

7. Nga qindra deklarata te pavaresise asnje nuk eshte hedhur poshte nga e drejta nderkombetare dhe kjo nuk ben te ndodhe as me Kosoven. Nga kjo Gjykate kerkohet te vendose nese deshiron te per popullin e Kosoves, historine e autonomise se Kosoves dhe pjesmarrjen e Kosoves ne procesin nderkombetar te statusit”,"Lereni te qete pavaresine e Kosoves, sepse ajo eshte vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti ne Ballkan",  ka apeluar perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Harold Koh.

8. "Serbia ka perseritur se nuk do ta njohe Kosoven edhe nese kjo Gjykate ( e Hages) shpreh mendim ne favor te Kosoves, prandaj, rrjedhimisht, GJND nuk ka nevoje te jape Mendim Keshilldhenes kur ka  shtete (si  ne kete rast)  qe kane thene se edhe ashtu nuk do ta respektojne, ka thene perfaqesuesi amerikan. Me tej  ka shtuar se nese kete do ta beje Serbia, atehere duhet te kete parasysh – kujdesin intensiv te Keshillit te Sigurimit ndaj Kosoves, shqetesimin e OSBE-se ,te ktheje situaten prapa ose te lejoje Kosoven dhe fqinjet te ecin perpara”

FEDERATA RUSE

Nga ana tjeter, perfaqesuesi i Federates Ruse, Kiril Gevorgian, ambassador rus ne Hollande, ne fjalen e tij, duke bere mbrojtjen me te fuqishme kunder Pavaresise se Kosoves, parashtroi  se kjo Gjykate ka juridiksion per çeshtjen e shpalljes se pavaresise se Kosoves e mandej ka shtruar argumentat e pales ruse:  1. Shume deklarata te pavaresive jane konsideruar te paligjshme nga Keshilli i Sigurimit, duke sjelle si nje rast te tille Qipron Veriore.  2. "Shpallja e pavaresise se Kosoves eshte jo legale, sepse u ben nen nje administrim nderkombetar”  3. “Popullata e Kosoves nuk hyne ne kuader te grupeve qe kualifikohen per te pasur te drejten per vetevendosje".  4. "Ne vitin 2008 nuk kishte kercenim ndaj popullit te Kosoves nga ana e Serbise dhe shkelja e te drejtave te njeriut nuk mund te merret si argument per shpalljen e pavaresise se Kosoves", ka thene perfaqesuesi rus.  5. Populli i Kosoves asnjehere nuk eshte pranuar si popull me te drejten e vetevendosjes, ndersa Bashkesia Nderkombetare ne vitin 1999 veproj pa e njohur te drejten e vetevendosjes se popullates se Kosoves.  6. Kosova sipas te drejtes nderkombetare eshte nen administrimin e OKB-se dhe as shqiptaret dhe as Beogradi nuk mund te ndermarrin hapa unilateral qe sfidojne UNMIKU-un. 7. Fakti qe bisedimet (Kosove-Serbi) nuk kane sjelle rezultate nuk do te thote se te gjitha mundesite jane shterur.  8. "Serbia i ka ofruar Kosoves jo vetem shkalle te larte te autonomise se brendshme, por edhe pjesemarrje ne organizatat nderkombetare” 9. Sipas Rezolutes 1244 statusi i Kosoves eshte dashur te jete autonomi substanciale ne kuader te Serbise dhe kjo rezolute mbetet teresisht ne fuqi”.

Gjermania: Perfaqesuesja gjermane, Susane Easum-Rainer, i paraqiti argumentat e saj para Gykates Nderkombetare te Drejtesise: 1. Ishte e mendimit se Kosova nuk mund te perdoret si shkas per secesione te tjera. 2. "Kosova nuk eshte nje rast precedence. Rasti eshte specifik dhe unik".3. “Pavaresia e Kosoves i ka kontribuar stabilitetit ne Ballkan. 4. “Shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk eshte bere nga institucionet e perkohshme, por nga institucionet e zgjedhura ne rruge demokratike, qe kane artikuluar vullnetin e popullit” 5. E drejta nderkombetare nuk eshte kompetente te vleresoje, sepse kete çeshtje nuk e ka te sanksionuar”.  6. Rezoluta 1244 nuk permban asnje element me ane te te cilit do te mund te ndalonte pavaresimin e Kosoves, prandaj shpallja e pavaresise nuk perben shkelje te Rezolutes 1244. "Qeveria ime, tha Rainer. eshte e bindur se ne shtepine e perbashket, ne Evrope, ka hapesire te mjaftueshme per te dyja shtetet – Kosoven dhe Serbine.“ 7. Kosova permbush kushtet per te qene e pavarur, sepse ka popullaten, territorin dhe qeverine e vet”.  8. Parimi i vetevendosjes ne rastin e Kosoves eshte i pranueshem si zgjidhja e fundit dhe e vetmja e mundshme per shkak te diskriminimit, shkeljeve masovike dhe te te drejtave te njeriut”.  9.- Njohja e shtetesise se Kosoves nga vendet e rajonit ka deshmuar faktin se keto vende i besojne aftesise se Kosoves per t’i kontribuar stabilitetit.

Ne mbyllje, ajo ka ka perkujtuar 20-vjetorin e renies se Murit te Berlinit, duke e cilesuar ate si “ushtrim te se drejtes per vetevendosje te popullit gjerman”.

FRANCA; Deklarata per pavaresine e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te Drejten Nderkombetare. Keshtu shprehet edhe Perfaqesuesja juridike e Frances, Edvizh Bejar duke folur para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne diten e shtate te procesit per legjitimtitetin e shpalljes se pavaresise se Kosoves.

“Shkeputja nuk eshte ne kundershtim me te Drejten Nderkombetare dhe per kete arsye kjo gjykate duhet te refuzoje qe te marre ndonje qendrim, sepse pergjigjia ne pyetjen mbi legjitimititein e Deklarates se Pavaresise se Kosoves nuk jep ndonje kontribut praktik. Kjo deklarate nuk ka shkelur parimet e integritetit territorial, sepse ai vlen vetem per marredheniet mes te shteteve. “Deshtimi i negociatave nuk eshte shkak qe deklarata te shpallet e pavlefshme, sepse ajo nuk eshte shkak, por pasoje e ketij mossuksesi,” tha perfaqesuesja franceze duke shtuar se gjate negociatave ishin konsumuar te gjitha mundesite tjera.

KINA: Perfaqesuesja e Kines, Xue Hançin, paraqitjen e pare te Kines para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e shpjegoi me fjalet: „Kina eshte e mendimit se vleresimi i ligjshmerise se Pavaresise se Kosoves eshte i nje rendesie te veçante per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan dhe te drejten nderkombetare.“

AUSTRIA: Mbi ligjshmerine e Deklarates se Pavaresise se Kosoves,  ambasadori austriak, Helmut Tiki, ka argumentuar se “Shpallja e pavaresise se Kosoves eshte konform me te drejten nderkombetare dhe Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit”. 1. “E drejta nderkombetare nuk permban dispozita qe ndalojne shpalljen e Pavaresise”. 2. “Shpallja e Pavaresise eshte bere nga te zgjedhurit ne rruge diplomatike te Kosoves dhe jo nga institucionet e perkohshme”. 3. Nuk ka kontradikta ndermjet integritetit territorial dhe shpalljes se pavaresise. Per te ilustruar kete, Helmut Tiki theksoi  se “nga fillimi i viteve ’90, deklarata te pavaresise kane bere edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia dhe kjo nuk ka paraqitur shkelje te se drejtes nderkombetare”.4. Me te drejten nderkombetare nuk ndalohet dhe as sanksionohet secesioni, sepse aspekti i respektimit te integritetit territorial vlen vetem per raportet ndershteterore”.  5. E drejta nderkombetare nuk sanksionon çeshtjen e shpalljes se Pavaresise”  6. Njohja e Kosoves nga 63 vende dhe vendet fqinje deshmon se shpallja e pavaresise ishte konform normave nderkombetare”.

Ne kete kuader, Austria ka ftuar Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise te konstatoje se “shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne harmoni me te drejten nderkombetare”.

 

SPANJA: Perfaqesuesja e Spanjes, Konsepsion Eskobar Hernandez, ne kundershtine e saj ndaj Pavaresise se Kosoves, evidenton tre argument: 1. “Spanja konsideron se Rezoluta 1244 ende eshte ne fuqi, ndersa procesi politik per gjetjen e zgjidhjes ende ne vazhdim e siper, gjithnje derisa Keshilli i Sigurimit nuk miraton nje vendim tjeter”. 2. Shpallja e njeanshme e secesionit nuk eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare, sepse lejohet vetem ne rastet e kolonive”.  3. “Ceshtja e Kosoves eshte zgjidhur me rezoluten e KS te OKB-se qe shqiptareve u ka ofruar vetadministrim te gjere”.

FINLANDA: Paiva Koukuranta, perfaqesuesja e Finlandes, ka folur per deportimet dhe dhunen e Serbise ne Kosove, qe kane qene sistematike si dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme te Autonomise dhe Referendumin e vitit 1991 per Pavaresine e Kosoves duke argumentuar: 1.- Pas renies se Murit te Berlinit rrethanat kane ndryshuar, per te shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit. Shtetesia nuk eshte dhurate qe dikush i jep dikujt, por eshte diçka qe buron nga ata qe krijojne shtetin e tyre, 2.- Edhe pavaresia e vendit tim eshte bere nga Parlamenti i Finlandes ne kuader te shkeputjes prej Rusise.  3.-Rasti i Kosoves eshte “Sui generis’”, ndersa argumentet e kundershtareve te Pavaresise se Kosoves jane siperfaqesore. 

KROACIA: Kroacia ishte vendi i vetem nga hapesirat e ish – Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise, qe u paraqite para Gjykates se Hages. Andreja Metelko Zgombiç theksoi se Kosova kishte te dretjen e vetvendosjes qe ne kohen e Kushtetutes se vitit 1974. Autonomia e saj eshte hequr me dhune ne vitin 1989, ndersa ne vitet 90 jane bere spastrime etnike.

AZERBAJXHANI: Ambasadori  azerbajxhanas ne Hollande, Agshin Mahdijev, si nje nder perfaqesuesit e ish-republikave te Bashkimit Sovjetik, ndihet mjaft i motivuar si  kundershtar dhe i irrituar nga Pavaresia e Kosoves, ndaj ne argumentat e tij perpiqet te dale ne krah te Serbise: 1.- “Vendimi i Gjykates Nderkombetare do te kete ndikim te madh ne marredheniet nderkombetare”, pasi, sipas tij, “shpallja e pavaresise nuk eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare”. 2. “Secesioni gjithmone ka qene shkelje e se drejtes nderkombetare, nese nuk eshte realizuar me marreveshje”, dhe me tej pohon  “fakti qe e drejta nderkombetare nuk e sanksionon çeshtjen e secesionit”,  “kjo nuk do te thote qe ajo te legjitimohet”. 3. Duke folur, nderkaq, per integritetin territorial, ai ka thene se “ky eshte parim fundamental ne te drejten nderkombetare”, megjithese ka pranuar se “ky parim nuk eshte çeshtje e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe e se drejtes nderkombetare, por qe si diskutim nuk mund te perjashtohet”.  4. Ka “kontestuar te drejten e Kosoves per vetevendosje”, duke thene se “ajo nuk i takon çdo populli ose pakice, por vetem disave qe permbushin disa veçori te caktuara politike”.

 

BJELLORUSIA: Perfaqesuesja e saj, Elena Grickenko, fillimisht ka thene se “GJND-ja eshte kompetente dhe e thirrur per te dhene mendim per shpalljen e pavaresise se Kosoves”. Ajo u eshte referuar dokumenteve te Kombeve te Bashkuara dhe Kartes se Helsinkit, me saktesisht paragrafeve qe kerkojne respektimin e integritetit territorial. “Bjellorusia respekton te drejten e popujve per vetevendosje, por vetem ne raste te caktuara te situatave koloniale”.“Ne rastin e Kosoves nuk mund te zbatohet parimi i vetevendosjes qe del nga pozita koloniale, sepse ajo e tille nuk ka qene”. Me tej ka theksuar se “Me Kushtetuten e vitit 1974, Kosova ka gezuar te gjitha te drejtat politike, ekonomike dhe kulturore si republikat e tjera, me perjashtim te se drejtes per shkeputje”.

ARABIA SAUDITE: Ambasadori i Arabise Saudite ne Holande, Abdullah Al –Shagrud, ka thene se duke njohur pavaresine e Kosoves, Arabia Saudite ka respektuar vullnetin politik te popullit te Kosoves per te qene i pavarur, duke i kontribuar stabilitetit ne rajon. Ai e ka ftuar GJND-ne qe te kete parasysh faktin se pavaresia e Kosoves i ka kontribuar stabilitetit te vendit dhe te rajonit.

 

NORVEGJIA: Ne vazhdim te procesit edhe Norvegjia me ane te perfaqesuesit te saj, Rollf Fife,  vleresoi se e Drejta Nderkombetare ne menyre te prere nuk e ndalon deklaraten per pavaresi. “Kjo nuk do te thote as pranim dhe as miratim, as ndalim dhe as inkurajim te shkeputjes” Duke kundershtuar qendrimin e Rusise se vetem Keshilli Sigurimit mund ta shpalle fundin e procesit, perfaqesuesi i Norvegjise tha se vete Keshilli i Sigurimit i ka besuar vendimarrjen per rrjedhen dhe afatin e negociatave Presidentit Ahtisari.

JORDANIA: Perfaqesuesi i Jordanise, Zeid Al Hysein, nje nga antaret aktive te Konferences se Vendeve Islamike, nenvizoi ne argumentat e shtetit te tij tre arsyetime: 1.- Deklarata e pavaresise nuk eshte akt i shkeputjes veç krijimit te shtetit ne territorin i cili prej momentit te shperberjes se Jugosllavise nuk ishte nen sovranitetin e askujt. 2. “Me rastin e kesaj shperberje Kosova duhet te kishte te drejten e vetvendosjes sikur Republikat tjera, por bashkesia nderkombetare kete çeshtje e ka lene anash per nje dekada te tere, per shkaqe politike”. 3.- Deklarata e Pavaresise se Kosoves ishte mjeti i fundit pas deshtimit te negociatave te ndermjetesuara nga nderkombetaret.

Nisur nga pjesmarrja e shteteve dhe argumentat e tyre ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, dalim ne disa perfundime:

E para:  Ceshtja e Kosoves eshte nje çeshtje nderkombetare, pasi edhe ne GJND marrin pjese shtete nga Europa, Amerika e Veriut, Azia, Amerika e Jugut dhe nga Afrika., çka i japin  (in)direkt te drejte NATO-s si organizate politiko-ushtarake te nderhynte ne Kosove.

E dyta: Edhe ne GJND u trajtuan problematikat  humanitare te Kosoves si gjenocidi e spastrimi etnik, krimet kunder njerezimit,  injorimi e eleminimi i te drejtes se vetevendosjes etj. . çka e legjitimojne nderhyrjen e NATO-s ne Kosove per arsye humanitare.

E treta: Ne te dy rastet, edhe kur argumentohet pro apo kunder Pavaresise se Kosoves, çeshtja e Kosoves nuk shihet vetem te akti i Deklarates se Pavaresise se Kosoves, por si nje proces i gjate historiko-politik, ndaj si te tille e ka pare edhe NATO dhe jo si akt i 24 marsit apo 10 qershorit 1999.

 

1.       Argumentat e paraqitura nga shtetet pjesemarrese ne Gjykaten Nderkombetare te  Drejtesise ne Hage jane marre nga shtypi i Kosoves i dative 2-12 dhjetor 2009, si “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “ Koha Ditore’, “Epoka e Re”, etj.

2.       Gjate kesaj periudhe te pergaditjes se temes jemi konsultuar edhe me (ish)diplomate te Republikes se Shqiperise apo te Republikes se Kosoves.

3.       Shqiperia eshte angazhuar qe nga fillimi i ketij proçesi me nje ekip te njohur ligjor vendas dhe nderkombetar, (te drejtuar nga juristi gjerman, Prof. Jochen Froeein),  duke shkuar ne GJND  ne Hage me kete perberje delegacioni:  Gazmend Barbullushi, Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Hollandes, Prof. Jochen Froeein, Keshilltar Juridik – Foles, Prof. Terry D. Gill, Keshilltar Juridik  - Foles,  Gentian Zyberi, Bashke-Keshilltar, Ledia Hysi, Drejtoreshe e Çeshtjeve Juridike dhe e te Drejtes Nderkombetare, Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise,  Sami Shiba, Drejtor per Kosoven, Maqedonine dhe Malin e Zi, Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise, Genc Pecani, Minister Fuqiplote, Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Holandes.

 

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



KUR ATDHEU  ...FILLON E MBARON TE ...OSSH-ja 06.09.10 - KUR ATDHEU ...FILLON E MBARON TE ...OSSH-ja

Reportazh nga Jakuo Gjoça

Pastrues me figurë të pastër… 06.09.10 - Pastrues me figurë të pastër…

Opinion nga Mimoza Dajçi

Aksioni i Tirex Resources (TSX:TXX) rritet për 10 % 06.09.10 - Aksioni i Tirex Resources (TSX:TXX) rritet për 10 %

TXX (Tirex Resources) është kompani miniere kanadeze që investon në Shqipëri (Mirditë)

NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME 06.09.10 - NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME

Opinion nga Selim Hasanaj

KUR OBJEKTIVI I APARATIT FOTOGRAFIK TENTON TĂ‹ ZBULOJĂ‹ GJITHĂ‹ UNIVERSIN 05.09.10 - KUR OBJEKTIVI I APARATIT FOTOGRAFIK TENTON TĂ‹ ZBULOJĂ‹ GJITHĂ‹ UNIVERSIN

Kritikë nga Robert Martiko

Një Zot* 05.09.10 - Një Zot*

Poezi nga Lis Bukuroca


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
Çfarë politike është kjo, ORE!? Çfarë politike është...

Opinion nga Adnana Abrashi

Muaji shtator – Simpatizohuni me viktimat e gjakmarrjes Muaji shtator –...

Një mesazh nga TribunaShqiptare

 
Çka është besa? Çka është besa?

À është "besa" fjalë nderi apo shprehje e vrasjes...

AGIM TAIB SYLEJMANI AGIM TAIB SYLEJMANI

Portret nga Halit Elshani

LDK – A KËNDELLJE APO THYERJA E KËMBËS SË DYTË LDK – A KËNDELLJE APO...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

I  LUMI AI... I  LUMI AI...

Satirë nga Ferid Selimi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 

Powered by: PHPCow.com