WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Të komunikosh me publikun...

08 February 2010
Tirana - Foto albemigrant.com
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Artur Nura

Butuar në Gazeta e Vogël

      Nga pikëpamja e ndarjes së pushteteve duhet të themi se opinion-bërja dhe shtypi prezanton një pushtet të rëndësishëm të piramidës shtetërore, ku baza themelore e saj është padyshim politika që formaton pushtetete tjera, parimisht të ndara në një organizim të së Drejtës. Politika ndërtohet nga organizimet partiake dhe konfirmohet nga vota e lirë e individëve në zgjedhje, akt kolektiv ky i cili konfirmon pushtetin legjislativ si më i larti në një Republikë Parlamentare si kjo e jona!
      Në rastin Shqiptar, pjesëmarrja në zgjedhje është tepër e ulët dhe sipas meje në grupin e madh të abstenuesve, bëjnë pjesë edhe opinion-bërësit pjesë e rëndësishme e pushtetit të Shtypit. Këta të fundit edhe për arsye objektive nuk shkojnë në kutitë e votimit për të barazvlerësuar votën e tyre me gjithkënd! E drejtë relative kjo që nuk duhet ta bëjë opinion-bërësin të harrojë se duhet të gjejë rrugët më efikase të komunikimit me këtë grup shoqëror i cili voton rregullisht dhe me të cilin, sipas meje komunikon modestisht ose shumë pak.

     Duke kujtuar se lexuesit e shtypit të shkruar janë të paktë, duhet pranuar se në këtë plan gjithësecilit nga opinion-bërësit, parimisht i duhet të reflektojë për një komunikim më të mirë dhe të më të thjeshtë me publikun e gjerë... Po, mund thënë gjithashtu se falë televizioneve dhe formateve “talk-show” të ekranit të vogël, ky dimension i munguar komunikimi është më i realizuar si nga ballafaqimi i vetë opinionistëve me njëri-tjetrin, ashtu edhe i këtyre vetë me protagonistët e politikës dhe padyshim publikun e gjërë. Por, mua më rezulton përsëri që perceptimi i shumicës së njerëzve është ndryshe nga ai që duan të transmetojnë opinion-bërësit tek këta të fundit. Shumica, për fat të keq, paragjykon dhe percepton sipas asaj që dëshiron dhe ky stereotip i tyre shfrytëzohet shumë më mirë nga vetë politika se sa opinion-bërja.
     
Personalisht, në një kohë relativisht të gjatë me shkrime dhe një përvojë radiofonike të gjerë, përgjithësisht jam munduar të bëj me dije, atyre që më kanë lexuar apo dëgjuar në radio, realitete të caktuara ku edhe kam shtuar gjithmonë edhe një interpretim personal për ngjarjet. Gjithashtu, më duhet të them se nuk jam ndier i ngopur me këto mundësi dhe se komunikimi me publikun e gjerë më është dukur i pamjaftueshëm. Gjykoja se diçka i mungonte komunikimit tim gazetaresk me të. Ndaj, në fakt, personalisht, së fundmi për një zgjedhje racionale iu ktheva ekranit të vogël dhe valeve te radios në një emision Forum-Sondazh të formatit me telefonata direkte nga publiku në valët e radio “Stinët” dhe ekranin e “NTV”. Kjo ndodhi pas një ndërprerjeje prej rreth 5 vitesh të komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun në një nga televizionet private të Tiranës.
      Ky program radioteleviziv është i konceptuar me tema të rëndësishme sociale dhe politike të cilat pretendon t’i transmetojë tek publiku në mënyrë sa më të thjeshtë dhe divulgative. Ky format, pervec dimensionit radio televiziv të  llojit “Vox Pop” ka edhe dimensionin tjetër të një gazetarie gjithëpërfshirëse perëndimore të cilën kam pikësynim maksimal si moderator i tij. Mendimi i qytetarëve në të vjen duke u kanalizuar vetëm në një politikë redaksionale të përpunuar dhe emancipuese. Në anën tjetër, emisioni tenton që mesazhet socio-politike dhe kulturore, të cilat kanë për shoqërinë e gjerë shkrimtarët, artistët, politikanët, komentatorët, t’i përcjellë tek publiku me gjuhë sa më të thjeshtë. Ndërtimi i një dialogu reciprok dhe racional tepër të munguar në shoqëritë në zhvillim është qëllimi parësor i tij. Për më shumë, ky format emisioni, herë pas here, tejkalon zhvillimet duke u bërë edhe partizan i temave me rëndësi specifike për shoqërinë tone, të cilat më pas ndiqen edhe nga formate të tjera të gazetarisë. Njerëzit të cilët janë mësuar të flasin në mënyrën dëshirore (me duhet, duhej, sikur) kanë tashmë mundësi të dëgjojnë dhe t’u kujtohet gjithashtu se jeta e përditshme mund të konceptohet sipas mundësive praktike dhe një filozofie racionale të munguar, ose thënë më thjeshtë vendosjes së arsyes përpara paragjykimeve socio-politike e kulturore tradicionale.

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com