WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge

07 February 2010
Paul Tedeschini
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Paul Tedeschini

Alma Mater Studiorum1) Universiteti i Bolonjes (që nga viti 1088)


Universiteti i Bolonjes ka origjine shume te vjeter dhe per kete arsye ai konsiderohet universiteti i pare i botes Prendimore. Historia e ketij universiteti nderthuret me ate te personazheve te mdhaj qe punuen ne fushen e shkencave dhe te letersise dhe asht nji referim i pamohueshem ne panoramen e kultures europiane.


Si date e lindjes se Universitetit te Bolonjes asht fiksue viti 1088, dmth 922 vite ma pare, date e percaktueme nga nji grup historianesh te kryesuem nga Giosuè Carducci (1835 –1907 – çmim nobel per letersi). Ne fakt Institucioni, qe neve sot quejme “Universitet”, filloi te marri forme ne Bologna andej nga fillimi i shekullit te XI kur specialistet e gramatikes, te retorikes dhe te logjikes filluen ti dedikohen edhe te “Drejtes Ligjore”.


Nder studiuesit e pare kan qene Pepone dhe Irnerio. Irnerio (1060-1130) ka qene nji mesim-dhenes specialist ne matematike, gjeometri, astronomi, gramatike, retorike, dialektike, dhe muzike. Ai konsiderohet si i pari qe te “Drejten Romake” ia ka pershtate Kultures Prendimore, nderkaq qe ne Bolonga kishin ardhe disa pergamena te Ligjve te Perandorit Justinian.


Ne baze te mendimit te grupit te formuem prej kater doktorve (ne shkenca) nxansa te Irnerios, Federiku i I-re shpalli ne vitin 1158 dekretin “Costitutio Habita” simbas te cilit Universiteti i Bolonjes me ligje bahet nji vend ku kerkimet shkencore zhvillohen ne menyre te pamvarun nga çdo pushtet tjeter legjislativ.


Fakulteti i shkencave politike (Bologna)-1(Ne foto hyrja e fakultetit te shkencave politike ne Universitetin e Bolonjes)


Qe nga shekulli i XIV shkollave (fakulteteve) te juristve iu bashkangjiten shkolla (fakulteti) e quejtun e “artistve”, e studjuesve te mjekesise, te filozofise, te matematikes, te astronomise, te logjikes, te retorikes dhe gramatikes. Ne vitin 1364 u shtue edhe mesimi i teologjise.

Ne Bologna studjuen per nji fare kohe intelektualt me fame botnore si Dante Alighieri, Francesco Petrarca, Guido Guinizelli, Cino da Pistoia, Cecco d’Ascoli, Re Enzo, Salimbene da Parma e Coluccio Salutati.


Ne shekullin e XV u shtue studimi i gjuhes greqishte te vjeter dhe te hebraishtes, ndersa ne shekullin e XVI u shtue studimi i shkencave eksperimentale. Studjuesi Ulisse Aldrovandi zgjanoi studimet ne fushen e fermakopese, ne studimin e kafshve, te fosileve dhe shume mrekullive te natyres, te cilat i grumbulloi dhe i klasifikoi.


Ne shekullin e XVI Gaspare Tagliacozzi realizoi studimet e para mbi kirurgjine plastike. Periudha e arte e mjeksise bolonjeze perputhet me mesimdhanjen e Marcello Malpighi, i cili ne shekullin e XVII perdori mikroskopin per studimet anatomike.


Fakulteti i shkencave politike (Bologna)-2Fakulteti i shkencave politike (Bologna)-3Fama e Universitetit te Bolognes u perhap qyshe ne kohen e mesjetes ne te gjithe Europen dhe u ba vendi ku i drejtojshin syte personazheve te njohtun si Thomas Becket, Paracelso, Raimundo de Pegñafort, Albrecht Dürer, san Carlo Borromeo, Torquato Tasso e Carlo Goldoni. Aty ka studjue edhe astronomi i famshem polak Nikolò Koperniku.


Me zhvillimin e Revolucionit Industrial ne shekullin e XVIII Universiteti i Bolonjes promovoi zhvillimin e shkencave teknologjike. Kesaj periudhe i perkasin studimet e Luigi Galvanit, te Alessandro Volta, Benjamin Franklin e Henry Cavendish, themeluesit e eletronikes moderne.


Ne vitin 1888 u festue tetqindvjetori i Studimeve ne kete universitet. Ky event i madh lidhi Bolonjen me te gjitha universitetet e tjera te botes tue e nderue ate si “Nana e Universiteteve” ose ndryshe “ALMA MATER STUDIORUM” . Ceremonia u shndrrue ne nji feste te madhe nderkombetare te studimeve universitare mbasi ato njohten tek universiteti i Bolonjes rrajte e veta, elementat e vijushmenise dhe idealet e perparimit dhe te tolerances.


2) Partizanët me gjysëm opinge

Enver Hoxha me mareshalin TitoEnver Hoxha me Miladin Popoviq(Ne foton majtas komandanti sllav Tito me kriminelin, trathtarin e shqiptarve, bashkepuntorin e sllaveve, komandantin e partizanve me gjysem opinge Enver Hoxhen)


(Ne foton djathtas krimineli Enver Hoxha me agjentin jugosllav Miladin Popoviç)


Rilindja italiane mbas shekullit te XV u perhap dhe ndriçoi me dije dhe perparim te gjithe Europen, perveç tokes shqiptare, 80 milje larg, e cila pikrisht ne shekullin XV ra per pese shekuj te gjate nen pushtimin e errte dhe injorant turk-osman. Mbas Pamvarsise ne vitin 1912 per 32 vite rresht deri ne vitin 1944, me mijra te rij e te reja shqiptare studjuen ne universitetet ma te mira europiane dhe te terhjekun nga atdhedashuria u kethyen te punojne dhe te kontribuojne ne vendin e vet.



“Por hasmi s’flè!” Per eleminimin e ketyne intelektualve shqiptare me kulture europiane anmiku shekullor i sllaveve te jugut me Titon ne krye organizoi ne token shqiptare veglen e vet trathtare, antishqiptare, lakmitare per pushtet, “Partinë e partizanve me gjysëm opinge”, te cilet zbriten si bisha te egra nga malet dhe nen udhezimet e jugosllaveve titist eleminuen keto intelketual shqiptar kudo qe ishin, tue i arrestue, tue i torturue, tue i burgose, tue i internue dhe tue i pushkatue me gjygje e pa gjygje. Keto partizanë me gjysëm opinge zhgatrruen edhe te gjitha bibliotekat, muzeumet me fame ballkanike si dhe shkollat e ngrituna me kaq djerse e munde shume vjeçar, tue krijue keshtu nji shkretetine te plote kulturale e morale. Mbi kete shkretetine keto partizanë me gjysëm opinge ngriten diktaturen kriminale te tyne, nen te cilen vuejti per gjysem shekulli populli shqiptar deri sa ma se fundi ato ia hengren koken edhe njeni tjetrit dhe falimentuen.


Paul Tedeschini, 07.02.2010




                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



MARRËVESHJA E OHRIT 03.02.10 - MARRËVESHJA E OHRIT

Poezi nga Jusuf Zenunaj

PO I JAPIM SHPIRT LIRISË 03.02.10 - PO I JAPIM SHPIRT LIRISË

Poezi nga Engjëll Koliqi

Mbeshtetja e krimeve naziste 03.02.10 - Mbeshtetja e krimeve naziste

Opinion nga dr Nikola Prevea

TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE 03.02.10 - TË VËRTETAT NGA GOJA E PLAKËS RABIE

Tregim nga Vullnet Mato

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! 02.02.10 - Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!

Opinion nga Ibrahim Egriu

QERASJE ME XHEPIN BOSH 02.02.10 - QERASJE ME XHEPIN BOSH

Tregim nga Vullnet Mato


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
TA KUPTOJME KERCNIMIN E NGROHJES GLOBALE TA KUPTOJME KERCNIMIN E...

Rreth ngrohjes globale, nga dr Sul Gragjevi

Kurbeti Kurbeti

Poezi nga Nehat Jahiu

 
REAGIM REAGIM

Reagim i z. Arsim Halili, gazetar

Me dashamirsi vlonjatit Luan Kaman Çipi Me dashamirsi vlonjatit...

Reagim ndaj një artikull të botuar dje në Tribuna...

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes Pergjigje figurative...

Opinion rreth romanit të Kadares “E Penguara”, nga Lek...

Bekim Morina: Floktari që i zgjat flokët Bekim Morina: Floktari...

Aty ku jemi mund të lëmë gjurmë se kemi egzistuar dhe se...

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com