WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

DHËNIE E NËNSHTETËSISË..." ala greko..!"

07 February 2010
Akropoli, Athinë
Autor :
Danel Cana

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Danel Cana

Ligji i fundit që...bëri sikur vendosi qeveria greke, është një mashtrim i radhës. Mbase dikush do të thotë se: " Është shpejtë të fasim !" Unë do t'ju thosha se nuk është fare shpejtë. Me ligjet greke u ngopëm, kemi 20 vjet këtu. Përfundimishtë m'u forcua bindja se asnjë qeveri, asnjë politkë që ka qeverisur deri tani Greqinë, nuk ka marrë dotë "Divorcin" me Ksenonofobinë, Rracizmin, Nacionalizmin e sëmurë. Ligji i dhënies së shtetësisë gjithë emigrantëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Greqi, ishte pritur me shumë interes nga emigrantët dhe bota një kohësishtë, sepse do të vërtetonte se edhe Greqia si pjesë përbërëse e grupit që kanë firmosur "Kartën e të drejtave të njeriut", më në fundë do të vendoste t'i jepte fundë kolonizimit, shfrytëzimit, tregëtimit dhe skllavërimit të qënieve njerëzore. Nuk është kështu. Këtë e tregonë ligji i fundit që Greqia ju bënë "dhuratë" emigrantëve. Çfarë ka pozitive ky ligj? Ose më drejtë, si ju shërben, sa ju shërben emigrantëve? A nuk propogandoi shumë kohë partia e PASOK-ut se " Do t'ju kthente të drejtat emigrantëve që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Greqi?" Kjo do të thoshte se; "Emigrantët nuk i kishin, nuk i gëzojnë të drejtat!" Deri tani jemi në zbulimin, pranimin dhe deklarimin e një të vërtete.S'ka asgjë të pa kuptueshme, të pa qartë dhe ka vetëm një problem, i cili shtrohet dhe kërkon zgjidhje! Cila do të ishte zgjidhja? Zgjidhja ka vetëm një rrugë, pra është një; Ose emigrantët i pranonë Greqia si qytetar me të drejta të barabarta, me kushtin e thjeshtë që kanë disa vjet jetë dhe punë në këtë vënd, ose i trajtonë siç i ka trajtuar deri tani, si një pjesë e huaj, të pa përzierë me qytetarët grekë, të cilësuar si një popull i kategorisë së dytë që i përkasin një bote të pa zhvilluar...të destinuar për skllevër ! Dhe fatkeqësishtë për emigrantët dhe për vëndin që politika greke zgjodhi të dytën. Diskreditimi i emigrantëve do të vazhdojë...por ndryshoi forma. Deri tani i ishin vënë kushte emigrantit, për të marrë një leje qëndrimi me afat të kufizuar.Kurse tani i vihen kushte për të marrë shtetësinë greke. Po a kanë qënë këto kushte disa kërkesa logjike dhe të realizueshme? Përgjigja është JO. As tani nuk janë të realizueshme.Dikur kam shkruar një shkrim, duke e ilustruar me një përrallë. Përralla që tregohet është për një mbretë, që ju vendosë kushte shtetasve të vetë, "kush mund të bënte një litar prej rëre?" Përralla është ca e gjatë por ne marrim thelbin e kërkesës. Eh...! Nuk thonë kotë se historia përsëritet,...sepse lindin diktatorë të cilët kanë kapriçot e veta, kërkojnë nga një litar prej rëre.. Dhe këta diktatorë shijnë mbi kurrizin e asaj mase të quajtur "popull", të pa mbrojtur. Në këtë rastë Greqia ka gjetur të shfrytëzojë dhe të diskriminojë pjesën e emigrantëve, si pjesa më e pa mbrojtur, pa të drejta, dhe vetëm me detyrime për të paguar sa të thotë Greqia, për të punuar sa të thotë Greqia, për të lëvizur sa dhe si të thotë Greqia. Pra deri tani emigranti na delë si një pjesë populli i cili nuk i duhet të gëzojë të drejtat njerëzore dhe të gjejë një jetë me kushte më të mira siç pretendoi, por qënka një tufë e shkëputur, nuk dihet se nga dhe që është i detyruar të plotësoi tekat e Greqisë duke i shërbyer pa asnjë farë personaliteti. Vini re kushtet e dhënies së nënshtetësisë: 1- Emigranti duhet të ketë mbi 5 vjetë i ligjshëm në greqi! 2 - Emigranti duhet të njohi gjuhën dhe historinë në një shkallë "mjaftueshëm"! (Kjo vlerësohet nga një komisioin...) 3 - Emigranti duhet të jetë i pa dënuar ndonjëherë! 4 - Emigranti duhet të ketë të paktën 6 klasë fillore! 5 - Emigranti duhet të paguajë dhe të presë 2 vjetë, (të paktën) për të marrë përgjigje! Por mund të zgjasë edhe 20 vjetë? 6 - Edhe në qoftë se fëmija ka lindur në greqi, përfiton vetëm ai që lind nga prindër të ligjshëm.....!!!!! 7 - Më e rëndësishmja është se çdo emigrant duhet të sigurojë 3 dëshmitar grekë që të lëshojnë vërtetim për dhënien e garancisë....gjë që është e pa mundur për të gjithë.
Për lejet e qëndrimit sipas ligjit afati ishte 60 ditë dhe ne kemi deri tani 738 ditë...i bie 11 herë më shumë...të tjerat lexuesi i kupton qartë. Në qoftëse emigranti shkel ligjin një herë të vetme dënohet nga organet dhe administarata greke pa hezitim....po administarata, vetë shteti që ka shkelur ligjin e paisjes me dokumenta jo një e dy, por 11 herë, çfar bëhet?
Kjo është logjika e ligjit grek dhe zbatimi nga ana e burokracisë vëndase. Në një emision televiziv tek ANT1, me gazetare Tatjana Stefanidhu, e cila diskutonte problemin e një emigranteje modele, e cila nuk mundi të shkonte me shoqet në Francë, për mungesë dokumentash, ishte ftuar zv/ ministrija e brendëshme, e cila ndër të tjera përmëndi me forcë ligjin e ri që sapo ishte propozuar nga qeveria dhe theksoi se do zbatohej me një ritëm e shpejtësi të pa imagjinueshme deri tani...Të bukur shpejtësi.... Qeveria greke ka nevojë të mbledhë një shumë të hollash për kushtet e paradhënies që i ka vënë Evropa dhe pastaj e përshëndet emigrantin nga avioni... Bëni një llogari të thjeshtë fare. Mediat greke deklaruan se llogariten rreth 500,000 (mijë) emigrant që përfitojnë nga ligji i ri.Shto këtu rreth 250,000 fëmijë të cilët marrin automatikishtë shtetësinë. Sikur nga 100 euro të vërë çmimin e pashaportës, apo letër njoftimin, (që nuk bën vaki kurrë të jetë ky çmim!) e supozojmë kaq për një llogari fillestare.
500.000 x 100 = 50.000.000
500.000 + 250.000 = 750.000
750.000 x 100 - 75.000.000
Asnjë herë nuk mundet të vendosë një çmim kaq modestë Greqia por ne marrim minimumin...Me këtë veprim Greqia mbledhë pa djersitur fare 75 milion...kur borxhi i saj që i kërkon Evropa si paradhënie është vetëm 50 milion! Edhe një herë po përmënd një fjalë të një Avokati i cili më ka thënë para 10 vjetësh: "Mos pritë asnjëherë që Greqia të nxierrë një ligj për emigrantët, që nuk është në leverdi të saj!" Unë shikoj se është një mashtrim i radhës dhe se organizmat botërore, ato të Evropës së bashkuar, Këshilli Evropian duhet të ndërhyjnë me forcë, të detyrojnë Greqinë të zbatoj të drejtat e njeriut, në qoftë se pretendon për demokraci të vërtetë.Nuk mundet bota e civilizuar të lejojë instalimin e një sistemi "Skllavopronar" në Greqi! Unë ju bëj thirrje gjithë bashkëkombësve të mij që të mos hyjnë fare në procedurën e marrjes së nështetësisë pa u bindur se e marrin. Shteti Grek le të bëjë tjetrën, kur të marrin dokumentin të paguhet edhe shuma e kërkuar.

Danel Cana

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com