WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

A janë pushtetarët "kaubojë", apo votuesit-qytetarë "shurdhëmemecë"?

06 February 2010
Agim Vuniqi
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, adresa e partisë nuk duhet të jetë aq e rëndësishme siç po ndodhë në Kosovë, të zgjedhurit obligohen në kryerjen e detyrave të përditshme, në mbështetje të ligjit, jo të preferencave partiake. Atëherë, nëse është ndryshe, garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimshme, ashtu siç është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e asamblesë komunale por edhe e kuvendit qendror

Nga Agim Vuniqi

Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jopartiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit.

Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj në fazën tranzitore mbikëqyrëse të pavarësisë nga EULEX-i, do të ishte shumë më e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, edhe pse preferohet ai i cili është aktual, ai proporconal me lista të hapura; sigurisht që nuk pat dhe nuk do të ketë ndonjë efekt po të mos shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët.

Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikëqyrur kështu kushtetutshmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshëm nga qytetarët.

Shumë lehtë mund të amandamentohej propozimi i ri, po që se do të kishte vullnet politik në mes të palëve të interesuara-partive politike. Kështu do të zvogëlohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, nga aq shumë parti, do të kishim njëshin që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minoritetet, sigurisht që do të zvogëlohej shumë më shumë krimi i organizuar dhe korrupsioni, llogaritë do të jenë të pastra, kryetari do t'u jep llogari qytetarëve-jo partive politike.

Arsyeshmëria e propozimit është praktike, ngase sistemi zgjedhor i dhjetë/njëmbëdhjetë-vjetëshit pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura që u instalua me vendimin e UNMIK-ut, që në fillim, por edhe me pajtimin e partive politike krijoi shoqërinë e mbyllur, papërgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servil, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullën e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeçare në punë.

Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike..., e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri "vezirët" politikë angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prapë "klithjet" zgjedhore për zgjedhje qendrore të parakohshme, çka arsyeton kërkesën: A ka krizë qeveritare? A nuk ka qeveria përkrahjen e kuvendarëve (nga koalicioni në qeverisje), e shprehur në vota-më pak se 60? Apo qeveria ka sharruar vërtetë në krime të rënda ekonomike, apo ka abuzuar me pushtetin, duke shkelur kushtetutën dhe ligjin, këtë nuk e thonë kuvendarët, por as organet hetuese, apo ka diçka që nuk e dijnë qytetarët? Eshtë pra e domosdoshme të bëhen lëvizje konkrete nga subjektet politike, të ruhet stabiliteti institucional dhe, të zbutet retorika "kërcnuese" nga palët që kanë krijuar koalicionin, apo të mos i jepet besimi kësaj qeverie, duke kërkuar që të votohet qeveria "e re".

“Horruku” partiak për ulësen e të parit nëpër komunat e Kosovës ishte i rrastë. Edhe tash ata jo që po e afrojnë qytetarin sovran afër kutive votuese, përkundrazi po e largojnë. Ata vetëm flasin... dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, edhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij.

Shumica e shteteve të taborit socialist eurolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, edhe ata të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket demokracia parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte trampolinë kërcyese për të krijuar pasuri enorme, duke krijuar kështu nga komunistët pushtetarë më herët, tash te pasurit-kapitalistët ekskluziv.

Edhe këtyre ditëve "të nxehta" politike u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, tingëllojnë shumë keq fjalët e të përkëdhelurve të shoqërisë, të decentralistëve etnikë, unë nuk kuptoj atëherë vërtet domethënien e demokracisë parlamentare dhe sistemin zgjedhor, duhet që politikanët ta "edukojnë" zgjedhësin. Dhe çfarë rëndësie kanë asambletë lokale por edhe parlamenti qendror, kur vet sistemi zgjedhor nuk rritë përgjegjësinë institucionale dhe ligjore të unifikimit institucional, por krijon ndarjen politike-segregacionin etnik të komuniteteve-decentralizimin, atij të madh dhe atij minoritar.

Menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, adresa e partisë nuk duhet të jetë aq e rëndësishme siç po ndodhë në Kosovë, të zgjedhurit obligohen në kryerjen e detyrave të përditshme, në mbështetje të ligjit, jo të preferencave partiake. Atëherë, nëse është ndryshe, garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimshme, ashtu siç është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e asamblesë komunale por edhe e kuvendit qendror.

Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi "shtetërore" nuk i dinë detyrimet e veta? - atëherë atyre duhet t’u jepet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorollaten pa krye, duke mos ditur vërtet cilat janë detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, jo nga arka partiake.

Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme janë në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetar, e jo në interes të partisë që delegon, duhet kuptuar pra edhe përgjegjësitë në at nivel.

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com