|
I shumënderuar dhe i shumëdashur Vëlla Ibrahim,
Së pari, iu falënderoj për përshëndetjen dhe konsidertat Juaja të sinqerta dhe të ngrohta vëllazërore dhe atdhetare shqiptare, të cilat
më jepin shpresë, forcë dhe mbështetje morale dhe shpirtërore.
Sikur të kishim qenë fizikisht më afër njëri-tjetrit, edhe puna, edhe jeta jonë në mërgim do të kishte qenë shumë më e lehtë, më e frytshme dhe më me kuptimplotë. Mirëpo, ja, fati nuk e deshi, e dallgët e pamëshirshme të jetës na përplasën në kontinente të ndryshme të botës.
Gjithashtu, iu falënderoj për shkrimin e dërguar me attach lidhur me tragjikën dhe dhembjen tonë të pashërueshme shekullore të përçarjes, përmbajtjen e të cilit e pëlqeva shumë. Nuk e luan topi, keni plotësisht të drejtë në nxjerrjen e vlerësimeve dhe përfundimeve Juaja, se mirëkuptimi, besimi, bashkimi dhe pajtimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të parë kombin dhe shtetin e lirë, të bsdhkuar dhe të përparuar shqiptar, ashtu sikurse që janë popujt dhe vendet e bashkuara dhe të përparuara të Evropës.
Mbesim me shpresë se këto gjenerat të reja, që po edukohen dhe po arsimohen në botën e përparuar dhe të qytetëruar perëndimore, një ditë, do t’ia shkundin pluhurin recidivit të përçarjes, të urrjetjes dhe të armiqësisë shekullore kundër njëri-tjetrit, sepse derisa mes shqiptarëve të sundoj psikologjia e robit, e mashtrimit, e tradhtisë, e shfyrtëzimit, e përçmimit, e diferencimit dhe e diskreditimit të njëri-tjetrit për hir të interesave të ulta primitive vetjake me karakter lokalist, krahinarist dhe provinical, prapambeturia dhe armiqtë shekullorë, kurrë nuk do të na hiqen prej qafës. Do të na shtypin, do të na rrudhin, do të na pëçajnë dhe, do të na sundojnë derisa të ndërgjegjësohen dhe të këndellën përfundimisht shqiptarët.
Duke mos dasur të zgjatem më tepër në këtë temë për të cilën Ju keni shkruar për mrekulli, dua të nënvizoj se, kjo gjendje e sotme e mbarë kombit shqiptar, të copëtuar dhe të shkapërderdhur nëpër kënetat dhe moqalet e shteteve fqinje kolonialiste sllave, para së gjithash është rrjedhojë e PËRÇARJES dhe e ZHBASHKIMIT të faktorit të brendshëm shqiptar. Vetëm pasi të jetë zhdukur kjo e keqe-sëmundje kancerogjene shekullore përbrenda shqiptare, mund të llogarisim në shkolonizimin, në pavarësimin, në bashkimin dhe në arritjen e mirëqenies së plotë dhe të të gjithmbarshme shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, derisa ta urrejmë, ta përbuzim, ta shfrytëzojmë, ta mashtrojmë, ta shpifim, ta tradhtojmë dhe ta shesim njëri-tjetrin për interesa vetjake, grupore, familiare, ideologjike, partiake, ekonomike, tregtare dhe karrieriste, në emër të kombatrizmit dhe patriotizmit të rremë dhe të demokracisë së rreme, nuk ka asnjë fuqi në botë, që mund të na ndihmojë për të dalë nga skëterra dhe mjerimi shekullor i primitivizmit, i përçarjes dhe i copëtimit...
Këtë letër po e mbyll me dëshirën më të madhe, që të jeni mirë me shëndet së bashku me familjen Juaj të lartnderuar, si dhe me idealistët dhe me miqtë Juaj të nderuar, kudo që ndodhen, brenda apo jashtë Atdheut shqiptar.
Të na rrosh 100 vjet të bardha e të lume!
Me përzemërsi vëllazërore dhe shqiptare,
Juaji,
Mehdiu
PS
Letren Juaj e mora nga Albaniapress.com, stafin e te cilit e falenderoj shume per dergimin e Letres dhe materialit Juaj!
Emaili im është ky: kosova.atdhe@yahoo.com (jo hotmail).
Me kerkese te miqeve te mi, serisht, e leshoj ne qarkullim kete Opinion rreth disa shkrimeve qe shfaqen permes web-faqeve te Internetit dhe, që shkaktojne percarje, huti, urrejtje e defitizem.
Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!
Edhe çka duhet të ndodhë që të njësohen dhe bashkohen shqiptarët ?!
”Gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, pajtimin ndërshqiptar e kanë brengën dhe preokupimin e tyre më të madh”. -Ismail Kadare.
- Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të cilit qarkullon gjak shqiptari. Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke vazhduar shqitarët të qëndrojnë të ndarë e të përçarë mbi baza politike, partiake apo fraksionare, në ate rajonale e fetare. –Dikush thumbit, dikush patkonit, siç thotë fjala popullore.
- Edhe çka duhet ndodhur që të ofrohen shqiptarët me njëri-tjetrin?!
Vallë, a s’mjaftojnë më se njëzetë shekuj robërie që të njësohen, vëllazerohen dhe bashkohen shqiptarët rreth një ideali të përbashkët: - Çlirim një herë e përgjithmonë nga zghedha shekullore 2170 vjeçare!
Siç duket asgjë deri më sot s’ka ndikuar në konsolidimin e radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njoma të foshnjeve që u zvariten zvarë nëpër fëtyrë, as lutjet dhe ofshamat e nënave shqiptare, të cilat përjetuan çastet më të vështira të golgotës shqiptare; as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe maskarat e kryera nga ordhitë çetnike, as va rrezat masive të mijëra të ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan mba rë opinionin liridashës botror.
Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të shqiptarëve kur me qindra mijëra shqiptarë, siç qe rasti me Olokaustin e Bllacës:-fëmijë, pleq e nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë, baltë e shi; pa ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin lëmoshë nga Perëndia e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin-Isak, i cili në ato çaste m’u drejtua e më tha:
Edhe ne hebrenjtë s’kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë Luftës së Dytë botrore. Mandej vazhdoi:-Ne hebrenjtë kemi qenë populli më i ndarë, i përçarë e i shkapërderdhur para Luftës së Dytë, por pas asgjasimit të rreth gjashtëmilionë hebrenjëve, sot jemi kombi më unik e më i konsiliduar në batë; andaj, m’u drejtua ai, besoj se dhe ju shqiptarët pas gjithë këtyre pësimeve do të bëheni kombi i Dytë unik në botë. Mirëpo mjerisht thënia e tij dhe sote kësaj dite s’u realizua. Pse?-Shkaqet dihen! Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më besniknë botë.Po, këtë e kanë deklaruar dhe të huajt, siç shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, më 1914 në librin me titull”Shqiptarët”, në të cilin pasqyrohen tiparet më të mira të shqiptarëve; mendime të tillë kanë shfaqur edhe disa albanologë e letrarë, siç janë: - Jokli, Hani, Pedersen, Bajron, Dora Distri, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo, poqe se e vërejmë dhe anën tjetër të medaljonit, tek ne shqiptarët ekziston një bacil me emrin egoizëm. Duam apo s’duam të pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën e tij”Ferrëfenjëza”e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ç’thotë për ndasitë që kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes:-”Para Zotit e popullit do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar përçarja”-Fund i citatit.
Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj, të cilët, të verbuar nga epshet për pushtet, s’mendojnë fare se në një të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!
Shti ujë e shti miell, ç’bëhet ! (Proverbë dibrane)
Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë fërkime, kundër thënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar.Vëllau kundërshton vëllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së Dytë botrore e më pas, kur pjesëtarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare, që derdhën gjakun për Kosovë e për vatan etiketohen si ”marksistë e leninistë”, ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me tashë e thëme e me shkrime të tilla dihet se cili është:-Të komprimitohet lufta heroike e shqiptarëve për liri e pavarësi dhe, të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj personave të tillë që përçajnë, në gazetën ”Shekulli”, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson:-”Përçarja është një veprimtari antikombëtare. Mandej vazhdon:-E vetmja veprimtari që gjer më sot kanë bërë politikanët shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të larë gojën, për të fituar ndonjë ” bravo ” nga Evropa ose për interesa thellësisht vetiake. Gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe preokupimin më të madh. Në këtë pikë, thekson z. Kadare, nuk di ndonjë vend tjetër në Evropë, kuklasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet dhe kundër tij; ndaj këtë veprim e konsideroj si veprimtari antikombëtare”-Fund i citatit.
Kurse, në rubrikën ”Kolumnë”, që botohej për çdo ditë në gazetën”Fakti”, ish nxënësja ime shembullore, Adelina Marku -Ibrahimi, thekson: -”Historinë vazhdojmë ta shkruajmë me lapsa të tillë, që më vonë do të kishim dashur t’i shlyejmë sa më shpejt për t’i harruar sa më lehtë”. Thënie e qëlluar, sepse, ne shqiptarët shumë shpejt shlyejmë e harroj më çdo ngjarje apo personalitet të historisë sonë kombëtare.
Parashtrohet pyetja: -Kush është fajtor për të gjitha këto?
Janë disa individë korrespondentë e gazetarë, të cilëve mendimet u rrjedhin nga gërmazi e që s’lënë personalitet të kombit tonë pa e përgojuar, duke filluar prej kryetri mit legjendar–Skënderbeu,Ismail Qemali, Isa Buletini,Fan S. Noli, Migjeni e të tjerë me radhë, mbretër e kryetarë të shtetit shqiptar; të mos flasim për intelektualët e personalitetet e ditëve të sodit, kundër të cilëve kryhet një nënvlerësim i paparë dhe i padëgjuaar, duke thënë e shkruar:-S’bën simboli i rezistencës kombëtareare, A. Demaçi, i cili 28 vjet i kaloi nën shufrat e hekurta të kazamateve serbosllave,s’bën akademik R. Qosja, i cili në vitet e 80-ta e më pas, me artikullin:”Prokurorë publik të një populli”, zhvilloi polemikë të ashpër me Akademinë Serbe të Shkencave e me shkrimtarët shovinist serb të”Francuska 7”, s’bën edhe letrari më i mdh i të gjitha kohrave, z. Ismail Kadare, ”S’bëjnë”, s’na qenkan të mirë e të vyer tërë personalitetet më të shquar të kombit tonë! Parashtrohet pyetja : -Kush është i mirë për ne shqitarët?
-Përgjegja na del se s’na qenka i mirë askush!-Sa çudi! O Zot, ç’ndodh me ne?!
Derisa armiqët tanë, prijësit e tyre i marrin në mbrojtje, u thurin legjenda, i mbështesin kriminelët gjakpirës edhe pse kanë kryer krime më të rënda ndaj njerëzimit; disa individë, të cilët s’janë në gjendje ta vërejnë anën tjetër të medalionit, në vend se të merren e të shkruajnë diçka të mbarë për t’i ardhur në ndihmë popullin tonë të shtypur shekuj me radhë; apo, në vend që të apostrofojnë varfërinë e shtuar në të gjitha trojet shqiptare, kriminalitetin, korrupsionin, prostitucionin, narkomaninë etj. merren me thashethëme, me etiketime e nënvlerësime, thuaj se tërë punët i kemi në rregull, duke harruar se armikun akoma s’e kemi hequr qafe. Kësaj i thonë:”Shti ujë e shti miell”.
Reflektim i ndasive
Thënë troç, ndarja mbi baza politike si në Shqipëri, Kosovë e në trojet tjera shqiptare shprehet edhe në jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë. Mërgata shqiptare sot ka marrë ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar tej masës. Këto ndasi vërehen dukshëm edhe në aktivitetin e asociasioneve e të shoqatave në mërgim, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e ofrimit të ndihmave, të manifestimeve me
karakter kombëtar, kulturol, sportiv e shkencor. Intelektuali ynë i shquar, miku im i çmuar, akademik Esat Stavileci, ndër të tjera thekson:”Në ditët e sodit, faktet dëshmojnë se ne shqiptarët sot jemi ndarë në krahina e rajone. Mandej ndarjet tona çojnë deri tek ndarjet në qytete, në lagje e katunde. Kemi aq shumë ndasi sa që mund të kërcnohet edhe qenja kombëtare.-Vallë, a mund të lejohen ndarjet e tilla?!-Ndarjet e tilla vetëm se i thellojnë përpjekjet për të ndërtuar filozofinë e re politike:-Një komb, një qëndrim, së cilës i mungon dhe këndi i tretë:-Një shtet gjithëshqiptar, e cila tingëllon si parullë boshe në hapsirën shqiptare.-Mandej vazhdon:Ne,si popull e si komb,sikur akoma nuk kemi mësuar shumë nga historia jonë plot 2166 vjet robërie, edhe pse lufta heroike e U Ç K-së në Kosovë, në Maqedoni dhe në Kosovën lindore na këndjelli kombëtarisht që t’i kthehemi njëri-tjetrit dhe vetvetes sonë, sepse o sot o kurrë duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare, në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e tyre
Ne shqiptarët përgjithësisht i kemi kuptuar ”lojërat me vonesë që të tjerët ”kanë luajtur me ne”, andaj dhe kemi pësuar rëndë si popull dhe si komb në histori. Se si do të reagojmë sot, do të varet shumë e nesërmja. Eshtë e vërtetë se ”duhet jetuar duke shikuar përpara, por duhet t’i kthehemi të kaluarës për të ndërtuar të ardhmen, sepse vetëm kështu mund të korrigjohen gabimet e së kaluarës. ”Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë”, ka thënë Konfuci.Ndërsa,Ajnshtan ka lënë një porosi të mirë:
-Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri”-E vetmja gjë, për të cilën njeriu ndjen nevojë të vazhdueshme, është mësimi. -Edhe çka duhet ndodhur që të mësohemi e t’i korrigjojmë gabimet nga e kaluara?!
Parashtrohet pyetja:-Vallë, ç’ndodh me intelektualët tanë?!
Dikujt i flen në zemër ndjenja e afrimit, e tolerancës, e bashkimit dhe shtrirja e dorës së pajtimit. Kjo vlen më së shumti për intelektualët, sepse, siç thonte Mësuesi i popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu i ndjerë:”Intelektuali i vërtetë, jo vetëm që lypset të jetë tolerant, por, për interesat e popullit të vet duhet të bëhet hambar”. Këtë shembëll e kam marrë, sepse, ditën që kreva studimet univerzitare, mësuesi im më i dashur, z. Abdiu, më përqafoi ngro të e më tha:-Urime diplomimin, Imi! -Deri sot ke mund të fjalosesh e të kacafytesh me secilin dhe askush s’kishte me ta marrë për të madhe, por tash e tutje kij kujdesë, të tregohesh tolerant, të bëhesh hambar e të durosh!-Amaneti i tij dhe sot e kësaj dite më është ngulitur në kokë dhe kurrë s’e harroj. Ndaj, mesazhi i tij është edhe një këshillë për çdo intelektual.
Ndërsa, prof. im shumë i nderuar, Remzi Nesimi, ma lë këtë porosi: -Kudo që të jesh dhe, sa herë që të diskutosh, asnjëherë mos e ngre tonin e zërit, sepse, ngritja e tonit është shenjë e njeriut të pakulturuar dhe do të tregohesh i paarsyeshëm. Sot e kësaj dite kurrë s’e kam harruar dhe mesazhin e gjuhëtarit tonë të spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi.
Sa çudi, disa intelektualë shqiptarë gjat diskutimit e ngrenë zërin aq lart saqë na përkujtojnë Zhilinovskin e Sheshelin. Që do të thotë se edhe inati është një bacil që domnon tek disa intelektualë. ”Për një fjalë goje, shqiptari-shqiptarit s’i fletë me muaj apo me vite të tëra”, thekson letrari-Fatos Harapi.
Sot, më tepër se kurrë, e kërkon koha, e lyp nevoja, secili shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje, për hir të popullit shqiptar të shumëvuajtur, të lodhur, syrgjinosur e katosur, i zhgënjyer e i ndarë në disa shtete, të shtrijë dorën e pajtimit e të ofrimit me njëri-tjetrin, të ulen në Sofrën e përbashkët, derisa sështë bërë vonë.. Ndjenja e shpresës është akoma brenda nesh dhe, dashtë Zoti qe dy vjet pas Pavarësisë dhe lirisë së plotë të Kosovës, të gjithë së bashku t’i përjetojmë çastet e vërteta të bashkimit fizik e shpirtror të kombit tonë, me nje Shqiperi te bashuar natyrale.
Malme-Suedi, shkurt ‘10 Email: ibrahim@home.se |