WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!

02 February 2010
Ibrahim Egriu
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Ibrahim Egriu

Opinione rreth disa shkrimeve të pavend

           Edhe çka duhet të ndodhë që të njësohen dhe bashkohen shqiptarët ?!

         Gjithë shqiptarët kudo nëpër botë,  pajtimin  ndërshqiptar  e  kanë  brengën  dhe preokupimin e tyre më të madh”. -Ismail Kadare.

       - Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të cilit qarkullon                

          gjak shqiptari.

         Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke vazhduar shqiptarët të qëndrojnë  të ndarë e të përçarë mbi baza  politike,  partiake  apo fraksionare, në ate rajonale e fetare. –Dikush thumbit,  dikush  patkonit, siç thotë fjala popullore.

                        Edhe çka duhet ndodhur që të ofrohen shqiptarët me njëri-tjetrin?!

                    Vallë, a s’mjaftojnë më se njëzetë shekuj robërie që të  njësohen,  vëllazërohen dhe bashkohen shqiptarët rreth një ideali    përbashkët: - Çlirim një herë e përgjithmonë nga zghedha shekullore 2170 vjeçare!

            Siç duket asgjë deri më sot s’ka ndikuar në konsolidimin e radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njoma të foshnjeve që  u  zvariten  zvarë  nëpër fëtyrë,  as  lutjet  dhe ofshamat e nënave shqiptare, të cilat përjetuan çastet më të vështira    golgotës  shqiptare; as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe maskarat e kryera nga ordhitë çetnike,  as  va rrezat masive të mijëra të  ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan  mba rë opinionin liridashës botror.

          Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të  shqiptarëve  kur  me  qindra mijëra shqiptarë, siç qe rasti me Olokaustin e Bllacës:-fëmijë, pleq e  nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë, baltë e shi; pa ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin  lëmoshë nga Perëndia e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin-Isak, i cili në ato çaste m’u drejtua e më  tha:

          Edhe ne hebrenjtë s’kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë Luftës së Dytë botrore.  Mandej vazhdoi:-Ne hebrenjtë kemi qenë populli më i ndarë, i përçarë e i  shkapërderdhur  para Luftës së Dytë, por pas asgjasimit të rreth  gjashtëmilionë  hebrenjëve, sot  jemi  kombi  më unik e më i konsiliduar në  batë;  andaj,  m’u  drejtua  ai, besoj se dhe ju shqiptarët  pas  gjithë  këtyre pësimeve do të bëheni kombi i Dytë unik në botë.  Mirëpo  mjerisht thënia e tij dhe sote kësaj dite s’u realizua. Pse?-Shkaqet dihen!  Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më besniknë botë.Po, këtë e kanë deklaruar  dhe   huajt,  siç  shkroi  dhe  diplomati  amerikan,  Robert  Wiliams,   1914  në librin me titull”Shqiptarët”, në   cilin  pasqyrohen tiparet më    mira    shqiptarëve; mendime   tillë  kanë  shfaqur  edhe  disa  albanologë  e  letrarë,  siç  janë:  - Jokli, Hani,  Pedersen, Bajron, Dora Distri, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo,  poqe se e  vërejmë  dhe  anën  tjetër të medaljonit,  tek  ne  shqiptarët  ekziston  një  bacil  me  emrin  egoizëm.  Duam apo  s’duam të pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën e tij”Ferrëfenjëza”e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni,  i cili,   ja  se  ç’thotë   për  ndasitë që kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes:-”Para Zotit e popullit do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar përçarja”-Fund i citatit.

       Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj,  të cilët,    verbuar  nga  epshet  për pushtet, s’mendojnë fare  se  në një të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!

 

          Shti ujë e shti miell, ç’bëhet ! (Proverbë dibrane)

          Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë fërkime, kundër thënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar.Vëllau kundërshton  vëllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së  Dytë  botrore  e    pas, kur pjesëtarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare, që derdhën gjakun për Kosovë e për  vatan  etiketohen  si ”marksistë e  leninistë”, ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me  tashë  e  thëme  e  me shkrime të tilla dihet se cili është:-Të komprimitohet lufta heroike  e  shqiptarëve  për  liri  e pavarësi dhe, të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse  uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj personave të tillë që përçajnë,    gazetën

”Shekulli”, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson:-”Përçarja është një  veprimtari

antikombëtare. Mandej vazhdon:-E vetmja veprimtari që gjer më sot  kanë  bërë  politikanët

shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash,    lartë,  ka  qenë

kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të  larë  gojën,

për   fituar  ndonjë  ” bravo ”  nga  Evropa  ose  për  interesa  thellësisht  vetiake.  Gjithë 

shqiptarët që jetojnë kudo në botë,  zbutjen,  pajtimin  ndërshqiptar  e kanë sot brengën dhe preokupimin më të madh.  Në këtë pikë,  thekson z.  Kadare,  nuk  di  ndonjë vend tjetër    Evropë, kuklasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet dhe  kundër  tij;  ndaj  këtë  veprim  e konsideroj si veprimtari antikombëtare”-Fund i citatit.

      Kurse, në rubrikën ”Kolumnë”, që botohej për çdo ditë në gazetën”Fakti”, ish nxënësja ime shembullore,  Adelina Marku -Ibrahimi,  thekson: -”Historinë vazhdojmë ta shkruajmë me lapsa të tillë, që më vonë do të kishim dashur t’i shlyejmë sa më shpejt për t’i harruar sa më lehtë”. Thënie e qëlluar, sepse,  ne shqiptarët shumë shpejt  shlyejmë  e  harroj    çdo ngjarje apo personalitet të historisë sonë kombëtare.

              Parashtrohet pyetja: -Kush  është  fajtor  për  të gjitha këto?

              Janë disa individë korrespondentë e gazetarë,    cilëve  mendimet  u  rrjedhin nga gërmazi e që s’lënë personalitet të kombit tonë pa e përgojuar, duke filluar  prej  kryetri mit legjendar–Skënderbeu,Ismail Qemali, Isa Buletini,Fan S. Noli, Migjeni e të tjerë me radhë, mbretër e kryetarë të  shtetit  shqiptar;   mos  flasim  për  intelektualët  e  personalitetet  e ditëve të sodit, kundër të cilëve kryhet  një  nënvlerësim  i  paparë  dhe  i  padëgjuaar,  duke thënë e shkruar:-S’bën simboli i rezistencës kombëtareare, A. Demaçi,  i cili 28 vjet i  kaloi nën shufrat e hekurta të kazamateve serbosllave,s’bën akademik R. Qosja,  i  cili në  vitet  e 80-ta e më pas, me artikullin:”Prokurorë publik të një populli”, zhvilloi polemikë të  ashpër me Akademinë Serbe të Shkencave e me shkrimtarët shovinist  serb të”Francuska 7”, s’bën edhe letrari më i mdh i të gjitha kohrave, z. Ismail Kadare, ”S’bëjnë”,  s’na qenkan të  mirë  e    vyer tërë  personalitetet më    shquar    kombit  tonë!  Parashtrohet   pyetja : -Kush është i mirë për ne shqitarët?

           -Përgjegja na del se s’na qenka i mirë askush!-Sa çudi! O Zot, ç’ndodh me ne?!

Derisa armiqët tanë, prijësit e tyre i marrin në mbrojtje, u thurin legjenda, i mbështesin kriminelët gjakpirës edhe pse kanë kryer krime më të rënda ndaj njerëzimit;  disa individë, të cilët s’janë në gjendje ta vërejnë anën tjetër të medalionit, në vend se të  merren e të shkruajnë diçka të mbarë për t’i ardhur në ndihmë popullin tonë të shtypur shekuj me radhë; apo, në vend  që të apostrofojnë varfërinë e shtuar në të gjitha  trojet  shqiptare,  kriminalitetin, korrupsionin, prostitucionin, narkomaninë etj. merren me thashethëme,  me  etiketime  e nënvlerësime,  thuaj se tërë punët i  kemi në rregull,  duke harruar se  armikun akoma s’e kemi hequr qafe. Kësaj i thonë:”Shti ujë e shti miell”.

                       Reflektim i ndasive

      Thënë troç, ndarja mbi baza politike si në Shqipëri,  Kosovë  e    trojet  tjera shqiptare shprehet edhe në jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë. Mërgata shqiptare sot ka marrë ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar  tej  masës.  Këto ndasi vërehen dukshëm edhe në aktivitetin e asociasioneve e të shoqatave në  mërgim,  të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e ofrimit të ndihmave, të  manifestimeve me

karakter kombëtar, kulturol, sportiv e shkencor. Intelektuali ynë i shquar, miku im  i çmuar,  akademik  Esat  Stavileci,   ndër     tjera thekson:”Në ditët e sodit, faktet dëshmojnë se ne shqiptarët sot jemi ndarë në  krahina e rajone. Mandej ndarjet tona çojnë deri tek ndarjet në qytete, në lagje e katunde.  Kemi  aq shumë ndasi sa që mund të kërcnohet edhe qenja kombëtare.-Vallë, a mund të lejohen ndarjet e tilla?!-Ndarjet e tilla vetëm se i thellojnë përpjekjet për të ndërtuar filozofinë e re politike:-Një komb, një qëndrim, së cilës i mungon dhe këndi i tretë:-Një  shtet  gjithëshqiptar,  e cila tingëllon si parullë boshe në hapsirën shqiptare.-Mandej vazhdon:Ne,si popull e si komb,sikur akoma nuk kemi mësuar shumë nga historia jonë plot 2166 vjet robërie, edhe pse lufta heroike e U Ç K-së  në Kosovë,    Maqedoni  dhe  në Kosovën lindore na këndjelli kombëtarisht që t’i kthehemi njëri-tjetrit dhe vetvetes  sonë,  sepse o sot o kurrë duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare, në mënyrë    të mos lejojmë përsëritjen e tyre

 Ne shqiptarët përgjithësisht i kemi kuptuar ”lojërat me vonesë që të tjerët ”kanë luajtur me ne”, andaj dhe kemi pësuar rëndë si popull dhe si komb në histori. Se si do të reagojmë sot, do të varet shumë e nesërmja. Eshtë e vërtetë se ”duhet  jetuar  duke  shikuar përpara,  por duhet t’i kthehemi të kaluarës për   ndërtuar të  ardhmen,  sepse  vetëm  kështu  mund  të korrigjohen gabimet e së kaluarës. ”Të  gabosh  dhe   mos  korrigjohesh,  do   thotë  të gabosh me të vërtetë”, ka thënë Konfuci.Ndërsa,Ajnshtan ka lënë një porosi të mirë:

         -Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri”-E vetmja gjë,  për    cilën  njeriu ndjen nevojë të vazhdueshme, është mësimi. -Edhe çka duhet ndodhur që të mësohemi e  t’i korrigjojmë gabimet nga e kaluara?!

         Parashtrohet pyetja:-Vallë, ç’ndodh me intelektualët tanë?!

         Dikujt i flen në zemër ndjenja e afrimit, e tolerancës, e bashkimit  dhe  shtrirja e dorës së pajtimit. Kjo vlen më së shumti për intelektualët, sepse,  siç thonte Mësuesi  i  popullit,  z. Abdi Begu-Haxhiu i ndjerë:”Intelektuali i vërtetë,  jo  vetëm që  lypset të jetë  tolerant,  por, për interesat e popullit të vet duhet   bëhet  hambar”.  Këtë shembëll e kam marrë,  sepse, ditën që kreva studimet univerzitare, mësuesi im më i dashur, z. Abdiu, më përqafoi ngro të e më tha:-Urime diplomimin, Imi! -Deri sot ke mund të fjalosesh e të kacafytesh me  secilin dhe askush s’kishte me ta marrë për të madhe,  por  tash  e  tutje  kij  kujdesë,    tregohesh tolerant, të bëhesh hambar e të durosh!-Amaneti i tij  dhe sot e kësaj dite më është  ngulitur  në kokë dhe kurrë s’e harroj. Andaj,mesazhi i tij është edhe një këshillë për çdo intelektual.

        Ndërsa,  prof.  im shumë i nderuar, Remzi Nesimi, ma lë këtë porosi:  -Kudo  që të jesh dhe, sa herë që të diskutosh, asnjëherë mos e ngre tonin e zërit, sepse,  ngritja e  tonit  është shenjë e njeriut të pakulturuar dhe do të tregohesh i paarsyeshëm. Sot e kësaj dite  kurrë s’e  kam harruar dhe mesazhin e gjuhëtarit tonë të spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi.

        Sa çudi,  disa intelektualë shqiptarë gjat diskutimit e ngrenë zërin aq lart saqë  na  përkujtojnë Zhilinovskin e Sheshelin. Që do të thotë se edhe inati është një  bacil    domnon  tek  disa intelektualë. ”Për një fjalë goje, shqiptari-shqiptarit s’i fletë me muaj apo me  vite    tëra”, thekson letrari-Fatos Harapi.

        Sot,   tepër  se kurrë, e kërkon koha, e lyp  nevoja,  secili  shqiptar,  pa  dallim  feje, krahine  apo  ideje,  për  hir   popullit  shqiptar  të shumëvuajtur,   të lodhur,  syrgjinosur

e katosur, i zhgënjyer e i ndarë në disa shtete, të shtrijë dorën e pajtimit e të ofrimit me njëri

-tjetrin, të ulen në Sofrën e përbashkët, derisa sështë bërë vonë..  Ndjenja  e  shpresës  është  akoma  brenda  nesh dhe, dashtë Zoti qe  pas Pavarësisë dhe  lirisë   plotë   Kosovës, të gjithë së bashku t’i përjetojmë çastet e  vërteta  të bashkimit fizik e shpirtror të kombit tonë,

me nje Shqiperi te bashuar natyrale.

                      Malme-Suedi, shkurt ‘09                              Email: ibrahim@home.se   

 

 

 

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



Incideti i Korfuzit: Dokumentat sekrete rreth tragjedisë 29.01.10 - Incideti i Korfuzit: Dokumentat sekrete rreth tragjedisë

Nga Auron Tare e Skënder Minxhozi

Shqipëria e Realit dhe Shqipëria e realitetit 29.01.10 - Shqipëria e Realit dhe Shqipëria e realitetit

Opinion nga Adri Nurellari

Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"? 29.01.10 - Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"?

Opinion nga Agim Vuniqi

MREKULLISHT - MIRACOLOSAMENTE 29.01.10 - MREKULLISHT - MIRACOLOSAMENTE

Cikël me poezi nga Engjëll Koliqi (shqip - italisht)

“FJALA  E  ZOTIT” E  PËRKTHYEME  NË  GJUHËN  E  “DREQIT”..! 29.01.10 - “FJALA E ZOTIT” E PËRKTHYEME NË GJUHËN E “DREQIT”..!

Opinion nga Fritz Radovani

Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë 29.01.10 - Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë

Ese nga Këze (Kozeta) Zylo


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
I riu drenicas që mendon të kthehet pilot në Airoportin e Prishtinës I riu drenicas që...

Shënime nga vendlindja, nga Hysni Demaku

Ngjyrat e stinës së jetës Ngjyrat e stinës së...

Cikël me poezi nga Namik Selmani

 
Letër miqëve të mi të vjetër Letër miqëve të mi të...

Humor nga Pilo Zyba

SI NDËRROI HANKO HALLA SI NDËRROI HANKO HALLA

Poezi nga Jusuf Zenunaj

Kastriot Myftaraj si Mahmut Ahmadinexhadi Kastriot Myftaraj si...

Opinion nga Paul Tedeschini

Aforizma Aforizma

Aforizma nga Sami Islami

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com