WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Analizë - Opinion

Si nuk po i kap politikanët "mësyshi"?

29 January 2010
Agim Vuniqi
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Agim Vuniqi

Eshtë vështirë të kuptohet se ç’po ndodhë realisht në tokat shqiptare. Në njërën anë nuk po i le eksiq shqiptarët konfrontimi politik në mes të socialistëve e demokratëve për të shpëtuar, apo “hequr” kokën "Salës". Flamujt partiak ende nuk janë ngritur në maje të olimpit, është faza fillestare e mprehjes së shtizave të luftës demokratiko-socialiste për t’u dhënë më vone sinjali luftarak, me bori, për t’u sulmuar kështjella qeveritare në  Tiranë. Shumë është përfolur deri më tash korrupsioni qeveritar, tash së fundi ka arritë zenitin ogurzi të "shkëlqimit" medial. Nga interpretimet e shumta të parlamentarëve opozitarë, jo vetëm nga ata, është krijuar përshtypja se QEVERIA është vetë krimi, korrupsioni, hajni plaçkitësi e çkado tjetër, ndërsa të tjerët janë vetëm vallëzues baleti “primadona” të politikës shqiptare, me një kulturë shumë të lartë qytetrimi, që do t’ua kishte zili edhe Çajkovski, për t’ua lënë atyre pusin demoktatik e jo mjellmave të bardha në Balshoj teatër, në Moskë.

Ky frymzim i erës së fuqishme "demokratike" Tiranase po frymon fuqishëm në Prishtinë e kudo tjetër në Kosovë, duke sinjalizuar papërgjegjësinë në qeverisje  Qyteti ka një pamje impozante me shumë “VIP” persona që ndajnë një copë hyqmet, derisa EULEX-i, UNMIKU e qeveritarët serb merren me politikë, duke elaboruar projektin serb për ndarjen e Kosovës..Besoni, është e pamundur të kalohet një natë pa këtë “sherbet” diabeti. Njëherë, më heret u pata gëzuar shumë për të arriturat e biznesit kosovar në përpunimin e ushqimit, dhe më thoshte mendja se turshimania kosovare do të zë vend të rëndësishëm në tregun global, pastaj rasoji i përgatitur enkas nga kreatorët e politikës ishte kërkesë e shumë degustatorëve për të rikthyer filmin prapa, për t'u joshur me këto vlera historike dhe kombëtare. Çuditërisht si nuk protestojnë bujqit shqiptarë dhe nuk shtrojnë kërkesat shumë të arsyeshme që të mbahen garat në zgjedhjen e më të mirit në prodhimin e rasojit, se sa për pekmez e ëmbëlsime tjera jemi rrasë. Bëj seri si nuk po materializohen kaq shumë ide, të kaq shumë ideatorëve.

Nuk e thash këtë rastësisht, ngase aty pas viteve të 60-ta (fatkeqësisht më ra të dëgjoja vonë) në SHBA, i  kishte ra njërit në mend të shpërblejë prodhuesin më të mirë të patates, shpërblimin do t’a merrte ai që kishte kultivuar pataten më të madhe dhe më të rëndë me peshë në Amerikë. Se sa ishte ideja e shkëlqyeshme u pa më vonë, ngase ideatori u bë milioner.
Si ndodhi kjo mrekulli? Farmerët amerikanë me të dëgjuar lajmin se shpërblimi do të jetë…, jo i vogël për atë kohë-1000 dollarë amerikanë, e vërshuan vendin nga “polli” ideja. U dërguan me tonelata patate, me vagona, vetëm për të dalur farmerët nga anonimiteti dhe për të fituar llagapin e njëshit “VIP”. Eshtë e vërtet e madhe se nëse je person i njohur publik në Amerikë, atëherë je mall i kërkuar, në këtë treg të tmerrshëm të konkurimit. Ideatori vërtet shpërbleu farmerin më të mirë, por nga ky marshim i patate-farmerëve u bë "milioner", ngaqë kuptohet ai patatet nuk i ktheu, ishte aneks i marrëveshjes gjatë aranzhimit të shpalljes.

Duke mos dashur t’u mbetet hatri konsultantëve dhe analistëve të shumtë politik qëllimisht përmenda farmerët ngase vendin e tyre po ua zënë politikanët dhe ata po i drejtojnë se si duhet të punohet toka, kanë edhe të drejtë se në Kosovë farmerët janë kuadër deficitarë, se sa për doktora e magjistër të politikës ka shumë, po të peshohen bashkarisht do të dalin mjaft të rëndë, edhe pse nuk i gjen kund në literaturën rajonale, as mos t'ia mësyejmë asaj evropiane se lodhemi kot.

Edhe tash në Kosovë ka pak farmerë se janë bërë të gjithë "akademikë", pak kanë mbetur asi që punojnë tokën, tash diplomat bëjnë punë, është kohë pazari, vrap e në log të burrave të marrim sa më shumë diploma politike publike e private, kanë humbur minatorët, inxhinierët e mirë, zejtarët…, të gjithë këta që për nga zanati janë krijues. Listat e të papunëve, por edhe parlamentin e kanë vërshuar juristët me diploma, çdo gje është përgjithësuar, se sa janë të pajisur me dije shiqoni nivelin e gjykatave; pastaj ekonomistët dhe biznesmenët kanë arritur statusin e të privilegjerëve ngase nuk ka fare ekonomi vendore, por pjesa më e madhe janë politikanë të shumë univerziteteve private të pasluftës. Shumë interesant tregun e kanë vërshuar univerzitetet e univerzitarët, secili ideolog partiak premton nga një univerzitet, ndërsa fabrika të reja nuk premtohen, vende të reja pune po, por fabrika hiç.

 Për keqardhje edhe biznismenë tonë  të popullarizuar po i lëshon lëngu, i ka marrë malli për pasul të Leskovcit. Shiquar nga aspekti  i biznesit nuk është edhe shumë keq, derisa të ketë ndërmarrje publike për privatizim lehtë do ta ket qeveria e ministrat, nuk u duhet as programi qeveritar, po dalin ashiqare shumë guximshëm. Dhe vërtetë tash ka për të vluar paqa, duke na ia përvluar buzët diplomatike. Nuk duhet të flitet shumë për këtë, më shumë ka të bëjë me mjeshtri kulinarie dhe zbulim recete si të zbuten raportet me Serbinë, tash, me zgjedhjet "realiste", jo me ato shumë moderne të shekullit XXI, që e përmendi gjatë debatit me kryetarin serb Tadiin minsitri i jashtëm z. Hyseni në KS të OKB-së. Tani mund të vlerësohet lehtë niveli i parlamentit dhe i parlamentarëve, se gjuhtarë që flasin shqip pak kemi, e asi që flasin mesele sa të duash, keq që kemi mbetur pa kaca rasoji,  nuk po ka kush t'i punoj. Eshtë vështirë të zgjedh njeriu çfarë dialekti të flet tash se mund të kërcnohet nga "coolerët", luftarë të rebeluar, që e flasin "kosovarishten", se sa për gjuhë akademike as që bëhet fjalë, ngase shkrimtarët, intelektualët, poetët … i kanë shkelur në fyt. Kush u ka faj akademikëve që nuk dalin të protestojnë, në kohën kur nuk mund të dallosh penin e bardhë nga i ziu, ata përmenden kur qeveria dhe kryeministri ua  ndërtojë godinën e re, apo kur iu hudhet ndonjë lek apo euro "sadaka".

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



KOSOVA NË DY VJETORIN E PAVARËSISË E SHTETËSISË SË SAJ 15.02.10 - KOSOVA NË DY VJETORIN E PAVARËSISË E SHTETËSISË SË SAJ

Opinion nga Ali Rr. Aliaj

PËRTEJ  HIÇIT 15.02.10 - PËRTEJ HIÇIT

Me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës, poezi nga Kasam ShAQIRVELA

SOT KANË DITËN E PAVARËSISË 15.02.10 - SOT KANË DITËN E PAVARËSISË

Poezi nga Jusuf Zenunaj

Portret i një shqiptari të madh 15.02.10 - Portret i një shqiptari të madh

Në memorie të At Ambroz Martinit, nga Lek Pervizi

Fitore historike për Kanadanë 14.02.10 - Fitore historike për Kanadanë

Pas mbi 33 vjetësh, Kanadaja fiton një medalje të artë në territorin e saj

PARRULLA:”VDEKJE FASHISTËVE..." 14.02.10 - PARRULLA:”VDEKJE FASHISTËVE..."

Fakte dhe dokumente nga persekucioni,fushat e përqendrimit dhe burgjet shqiptare ne vitet ‘50, nga Gëzim Llojdia


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
ÇFAR USHQIMI SHPIRTËROR MARRIM? ÇFAR USHQIMI SHPIRTËROR...

Opinion nga Danel Cana

PORTET    POETIK PORTET POETIK

Cikël poetik nga Pilo Zyba

 
Forumi Pan-Shqiptar i nevojshëm për shpejtimin e  Integrimit dhe Çështjen shqiptare Forumi Pan-Shqiptar i...

Analizë nga Pirro Prifti

Dashuria shqiptare e Gerd Mylerit Dashuria shqiptare e...

Me rastin e ditës së të dashuruarve, nga Aleko Likaj

PËRSE  TË  NDODHTE  KËSHTU? PËRSE TË NDODHTE ...

Skicë nga Reshat Kripa

DASHURIA DASHURIA

Poezi nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com