WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Intervista AlbEmigrant

Bekim Morina: Floktari që i zgjat flokët

01 February 2010
Kadri Sherifi
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Kadri Sherifi

 

Fëmijët ëndërrojnë të bëhen zjarrëfikës, policë, mësues, postjerë, sportistë... duke ndjekur një model që u ka lënë mbresa. Ti ke ëndërruar gjatë gjithë fëmijërisë - dhe gjatë kohë më vonë - të bëhesh floktar.

 

Ku ka atmosferë më të këndshme se te floktari? Hyn në mes të pasqyrave dhe je i mirëpritur nga një aromë e këndshme parfumi.

 

Duke pritur radhën, dëgjon biseda apo lexon. E shikon me kuriozitet atë që është duke u qethur dhe vështron me kënd të syrit etapat e metamorfozimit të tij. Del nga floktorja më i dukshëm dhe më i mirëmbajtur.

 

Të vjen radha. Floktari të njeh dhe e di se çfarë qethje do.  Bisedat politike, hallet e njerëzve, çka thonë mediat... e shumë tema tjera trajtohen te floktari yt në Prishtinë ku ke kaluar rregullisht, vitë me radhë, momente të privilegjuara të jetës.

 

Kur e lë vendin dhe vendosesh në Montreal, thua me vete se kurrë nuk do ta përjetosh më atë atmosferën e floktarit e cila zë vend të rëndësishëm në nostalgjinë e mërgimtarit.

 

Mirëpo, ai që kërkon gjen, thotë fjala e urtë. Në Montreal, për disa vite, jeton prap momente të privilegjuara te floktari arbëresh, zoti Giacinto (Xhiaçinto) Papadopoli.

 

Floktari arbëresh, pranë stacionit të metrosë Monk, të shpie thellë në identitetin tënd kombëtar. Të flet në gjuhën e bukur e të çmuar arbëreshe të ruajtur me kujdes e mundim gjatë qindra viteve në jug të Italisë  e gjithashtu në Kanada.

 

Floktari të nxit gjithashtu të edukohesh. Sa herë që shkon në floktore ke dëshirë ta impresionosh me ndonjë fjalë ose shprehje të re arbëreshe që ke mësuar, si këto : Mirë menatë (Mirë mëngjes) / Gëzuar të të njoh ! (Gëzohem që të njoh !) /  O/ëj/ara (Po) / Çë bën ? (Çka po bën ?) / Si rri ? (Si je ?) / Ka vjen ? (Nga ku je ?)  / Të haristis (Faleminderit) / Të parkales (Të lutem) / Falem ! (Mirupafshim !)…

 

Në pranverën e vitit 2009, shkon në floktore dhe mëson se floktari arbëresh nuk është më.

 

Atmosfera në dyqanin e tij të mungon dhe kërkon të gjesh diçka të ngjashme. Disa kohë më vonë e thërret me telefon një bashkatdhetar, një mjeshtër të ri, i cili quhet Bekim Morina. Të tregon se punon në rrugën Crescent, në zemër të Montrealit.

 

E pyet :  - A qeth shqiptarë?

 

Bekim Morina: -  Nuk kemi pasur ende klientë shqiptarë, por pse jo? Njeh dikënd që ka nevojë për shërbimet tona?

 
Ti ndërhyn menjëherë: - Unë! Unë dua të qethem.

 

Bekim Morina ( pas një heshtjeje të shkurtër) :  - Ne i zgjasjim flokët, nuk i shkurtojmë ato. Shiko sajtin e sallonit të bukurisë:  extensions.tv !

 

E kupton se nuk do të jetosh aty atë atmosferën e floktores, në kuptimin tradicional të fjalës “floktore” ku shkon për të shkurtuar flokët që janë rritur ndërkohë, nga një vizitë në tjetrën.  

 

Vetëm një gjë. Nuk duhet të krijohen këtu iluzione të kota. Bekim Morina nuk ua zgjat flokët atyre që nuk kanë flokë fare; ai i bën flokët e gjata edhe më të gjata qoftë tek femrat apo tek mashkujt.

 

Të vjen në mendje pyetja: Çfarë interesi ka një burrë t’i zgjasë flokët? Ai vetëm e fut veten në pikë të sherrit. Ai e vë veten në rrezik ta hajë King Kongu! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë larg nga Montreali.

 

Barcoleta thotë: King Kongu çdo mëngjes ha një grua. Ndonjëherë ata që e ushqejnë, kur nuk arrijnë të gjuajnë gra, i sjellin ndonjë burrë me flokë të gjata dhe gjiganti e ha duke menduar se është grua.

 

Një ditë, ushqyesit nuk gjeten as grua as burrë me flokë të gjata dhe i dërguan kafshës një qeros që kishin arritur ta kapnin. King Kongu e kapi gjahun në dorë dhe e shikoi në të gjitha anët. Pastaj e fërkoi kokën e qerosit nën njërën sqetull pastaj nën tjetrën duke menduar se ishte deodorant.  

 

Edhepse barcoleta është qesharake, kur mendon për floktoren, nuk të qeshet fare. Je shumë i zhgënjyer për veten tënde. Nuk ke nevojë për “extension”. Sa për t’i zgjatur flokët, ato zgjaten vetë kur nuk i pren.

 

Aty ku qethesh kohët e fundit, askush nuk di të flasë si floktarët e mëparshëm. Thua me vete: Pse Bekim Morina, në vend se të kalojë kohën në atë biznes të lulëzuar që është salloni i bukurisë në adresën :  extensions.tv , nuk e hap një floktore, për së mbari,  aty ku... prehen flokët?

 

Prit pak, prit! Kush e di? Ndoshta burrit të botës i pëlqen atmosfera ku e ushtron profesionin e tij.... i rrethuar nga vajza të bukura...

 

 
Në katër fotografitë e mësipërme: Bekim Morina në sallonin Extensions-Rallonges.

Shkrime tjera nga i njëjti autor.


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Nuk mund të hesht! 08.03.10 - Nuk mund të hesht!

Për ruajtjen e gjuhës shqipe, nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Pergjegjësia e klerit musliman ndaj aktit terrorist shqiptar anti-USA 08.03.10 - Pergjegjësia e klerit musliman ndaj aktit terrorist shqiptar anti-USA

Opinion nga Paul Tedeschini

Traditat tona 08.03.10 - Traditat tona

Shkrim kulturor nga Namik Selmani

Mendimi i lirë 08.03.10 - Mendimi i lirë

Opinion nga Reshat Kripa

8 MARSI  NË  “HANË”...! 08.03.10 - 8 MARSI NË “HANË”...!

Opinion nga Fritz Radovani

KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË 08.03.10 - KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË

Vlera të mirëfillta të blogosferës shqiptare, nga Baki Ymeri


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit! Dhurate gjinise se...

Poeme nga Llemadeo, me rastin e 8 marsit

Akademi Përkujtimore...

Mërgata shqiptare perkujtuan me dijnitet Atdhetarin Haxhi Dobrën, nga Neki Lulaj

 
GRUAJA SHQIPTARE  SI VLERË  E PAMOHUESHME NË SHOQËRI GRUAJA SHQIPTARE SI...

Në kuadrin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, nga...

Giacinto Papadopoli Giacinto Papadopoli

Floktari dhe berberi arbëresh legjendar në Ville-Emard

RREFIMI I NJE NENE RREFIMI I NJE NENE

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, skicë nga Janaq...

In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin In memoriam, për...

Në ditën e mësuesit, nga Këze (Kozeta) Zylo

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com