WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Intervista AlbEmigrant

Patatja për përparim kombëtar

15 January 2010
Marilyn Monroe
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Drita Gega

 

Patatja festohet në shumë shtete. Nga viti 1986, Bolivia - një nga prodhuesit kryesorë të patates në kontinentin e Amerikës së Jugut - e kremton festën kombëtare vjetore të patates. Edhe Argjentina e feston këtë festë nga viti 1981. Nga viti 1985, në Peru, me iniciativën e Ministrisë së Agrikulturës, 30 maji është deklaruar Ditë Kombëtare e Patates.

 

Patatja gjithashtu shërben si amblemë shteti. Nga viti  2002, patatja është perimja zyrtare (official state vegetable) e shtetit amerikan Idaho -SHBA. Ky shtet quhet gjithashtu  “Potato State” do të thotë  Shteti i Patates dhe e ka si Ditë Shtetërore të Patates 2 tetorin.

 

Në disa shtete të botës, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, e shtete tjera,  egzistojnë  muzetë e patates. 

 

Ma merr mendja se edhe shqiptarët duhet t’i zbulojnë të mirat e patates. Ta zbulojnë pataten! Çka do të thotë të zbulush diçka me rëndësi ? Dikush ka thënë: Të zbulosh diçka do të thotë të shohësh atë që gjithkush e ka parë e gjetur por që askush nuk ia ka kushtuar vëmendjen e duhur.

Janë bërë disa analiza serioze dhe është konstatuar se trojet shqiptare janë të përshtatshme për kultivimin e patates. Në radhë të parë, shqiptarët mund ta kultivojnë atë perime për nevoja familjare dhe, në radhë të dytë, për shitje si përgjigje të kërkesës së ndonjë biznesi eventual i cili mund të instalohet në trojet tona.  Pse jo?

Mu për këtë arësye, intelektualët, poetët, aktivistët... duhet të japin kontributin e tyre për vetëdijësimin e popullit. Mendoj se shoqërinë nuk e ndryshojnë politikanët por intelektualët, shkrimtarët, aktivistët, artistët, gazetarët...

Kur flasim për artin, po ta shohim hollë e hollë, patatja është perimja më artistike nga të gjitha. Patatja është mbretëresha artistike e perimeve! A keni parë fotografi të patates natyrale në forme të zemrës... e tjera? Patatja mund mund të përdoret nga skulptorët. (Ju lutem, mos e përdorni atë perime fisnike për të falsifikuar vula!) Nuk ka lule më të bukur se lulja e patates në kopsht apo në arë! Poeti mund ta përshkruajë aromën e dheut (atdheut)  kur vilet patatja. Gjithashtu, poeti (edhe ngrënësi në përgjithësi) mund ta nënvizojë dallimin e aromës së patates së zer nga ajo e pjekura, e kështu me radhë.  Fusha e patates në trojet shqiptare është e djerrë dhe e virgjër në shumë aspekte.

Mund të themi me plot gojën se patatja është simbol i pavarësisë. Kosova, për shembëll, e ka fituar pavarësinë nga Serbia por ende është e varur  nga Serbia sepse dihet se blen grurë nga Serbia. A ka kosovar që nuk ka vuajtur nga Serbia? Shumë kanë humbur anëtarë të familjes, të tjerët punën, të tjerëve u janë thyer ëndrrat e shpresat në aspektin e planeve jetës, pa harruar të burgosurit, femrat e dhunuara...

Bëhet pyetja: Pas pavarësisë së Kosovës a sillen njerëzit si të pavarur? Unë mendoj se jo. Kam anëtarë të familjes në Kosovë të cilët ende presein të hyra të rregullta nga të afërmit në botën e jashtme sikur gjatë luftës. Në të njëjtën kohë, edhe tokat janë të djerra sikur gjatë luftës. Pak kush e ka idenë se të hollat që i dërgon diaspora në Kosovë i përcillen Sërbisë. Pak kush e ka idenë se shqiptarët investojnë në punimin e tokave serbe ndërsa të tyret i lënë të djerra.   

Pak kush e ka idenë se patatja i konvenon në mënyrë perfekte biznesit të vogël të familjes e cila ka tokë sepse nuk ka nevoje për shirëse, mulli e tjera. Jo gjithkush e di se patatja i ka, së paku, të gjitha cilësitë ushqyese të grurit.

-      Patatja nuk është vetëm bukë e gjellë, por edhe sallatë, ëmbëlsirë, pure, pite, tavë...pasuri, pavarësi! – ju thotë Drita.

Pra, ata që kanë të holla duhet, le t’i investojnë në tokën e tyre e jo t’i japin falas ose të blejnë (me mundin e tyre) pasivitetin e të afërmëve të pavetëdijshëm se i bëjnë biznes Sërbisë.

Më lart e mora si shembëll pavarësinë e Kosovës ku fjala “pavarësi” është ende e ngrohtë dhe  në modë, por po të shikohen gjërat në thellësi, i gjithë populli shqiptar në psikologjinë e tij është i varur. Ne të gjithë së bashku e festojmë një ditë të pavarësisë kombëtare por kur kemi ndojnë problem thelbësor kombëtar, atë duhet të na e zgjedhë dikush nga jasht.

Po të kishim mentalitet dhe psikologji të parvarësisë, do ta kishim qëkur Ditën tonë Kombëtare të Patates!

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Grimca malli 09.03.10 - Grimca malli

Poezi nga Përparim Hysi

NIPI IM 09.03.10 - NIPI IM

Poezi nga Luan Çipi

VIOLINA E NASRADIN HOXHËS 09.03.10 - VIOLINA E NASRADIN HOXHËS

Opinion nga Adnan Abrashi

PIRRO NAÇE- NJE  EMER  I  NJOHUR  NE  FUSHEN E FOTOGRAFISE SHQIPTARE 08.03.10 - PIRRO NAÇE- NJE EMER I NJOHUR NE FUSHEN E FOTOGRAFISE SHQIPTARE

Portret artisti, nga Qerim Vrioni

FEMRA DUHET TË ECË ME HAPIN E KOHËS 08.03.10 - FEMRA DUHET TË ECË ME HAPIN E KOHËS

Opinion nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

”E ARDHMJA E FËMIJËVE VARET NGA MËSUESI I  MIRË  DHE BASHKËPUNIMI ME FAMILJEN “ 08.03.10 - ”E ARDHMJA E FËMIJËVE VARET NGA MËSUESI I MIRË DHE BASHKËPUNIMI ME FAMILJEN “

15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë, nga Sokol Demaku


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Nuk mund të hesht! Nuk mund të hesht!

Për ruajtjen e gjuhës shqipe, nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Pergjegjësia e klerit musliman ndaj aktit terrorist shqiptar anti-USA Pergjegjësia e klerit...

Opinion nga Paul Tedeschini

 
Traditat tona Traditat tona

Shkrim kulturor nga Namik Selmani

Mendimi i lirë Mendimi i lirë

Opinion nga Reshat Kripa

8 MARSI  NË  “HANË”...! 8 MARSI NË “HANË”...!

Opinion nga Fritz Radovani

KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË KURRË MOS E NDALO...

Vlera të mirëfillta të blogosferës shqiptare, nga Baki Ymeri

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com