Sadik
Krasniqi „OFSHAMË NË URNË“, poezi, botoi Shtëpia Botuese
„FAIK KONICA“, Prishtinë 2008, faqe 96. ISBN 978-9951-06-210-7
Poeti Sadik Krasniqi në
përmbledhjen poetike „OFSHAMË NË URNË“, ka artikuluar
motivet dhe dramën jetësore të poetit në mërgim, dramë të cilën e
ndërlidh me
zhvillimet dhe aktualitetin e gjithëmbarshëm kombëtar. Me gjithë nuancat
e
theksuara të poezisë që merren me zhvillimet nacionale, një tufë e tërë e
poezive të këtij autori kanë motive lirike të cilat bashkë me të tjerat
kanë
bërë për të besuar se ky poet (si gjithë poetët tjerë) të shprehë
sinqeritet
dhe përkushtim për të regjistruar jetën e tij, qoftë në atdhe me tërë
zhvillimet dramatike, qoftë si mërgimtar, poezi këto të cilat ku më
shumë e ku
më pak kanë shprehur çiltërsinë dhe ndjenjën krijuese.
Libri me poezi „Ofshamë në
urnë” ndahet në pesë njësi ciklike: „Kllapi e blertë“,
„Pikëllim i ngrirë“, „Vello ujore“, „Unazë
dheu“ dhe cikli poetik „Hija e grisur“. Këto njësi
ciklike nuk ndryshojnë edhe aq për ndonjë motiv poetik që e specifikon
dhe e
dallon njërin cikël nga tjetri, që do t’ia vlente për t’u theksuar
më shumë, por si tërësi këto cikle kanë regjistruar një lloj kronologjie
të
krijimeve poetike që ky autor prej vitesh i ka vjelë e sistemuar me
kujdes.
Gjithsesi në ciklin e parë: „Kllapi
e blertë“ , poeti i ka përfshirë poezitë që kanë një ndjenjë dhe një
përjetim specifik. Në njërën sysh ai ka edhe këtë përkushtim: “Rekuiem
për
shkrimet e djegura, ku kishte diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt”, kjo
poezi mund të klasifikohet edhe si poezi lirike, ku poeti i kushton
vargjet
e bukura të të dashurës për “buzët, sytë dhe shpirtin”, por
në anën tjetër poezia i kushtohet atdheut të tij dhe fatit tragjik që
përjetoi
kombi ynë në kapërcyell të shekullit që ia kthyem shpinën. Në poezinë “Tri
miniatura
për Kosovën” poeti ka bërë vargje për “emrin,
shtëpinë dhe gjuhën” të cilat si miniatura poetike qëndrojnë dhe
lartësojnë vlerën poetike të këtij cikli.
TRI MINIATURA PËR KOSOVËN
(Emri)
Nëse përsëri më
pagëzojnë
Kush do ta mbajë në
mend
Emrin tim të vjetër
A do të shkruhet e
vërteta në gurë të ftohtë
(Shtëpia)
Nëse m’i
lëkundin muret
A thua sërish do ta
gjej
Në vatër
Gjarprin e shtëpisë
(Gjuha)
Nëse ma shterin
detin
Me çka t’ua
turbulloj fëmijëve
Lumin në përrallën
Mbi ujkun dhe
qengjin
(Faqe 12)
Poezia që cituam ngërthen dramën
reale të të sotshmes sonë në të cilën si kurrë më parë, Kosova ka
gatishmëri
për ndryshim të identitetit të saj, duke iu imponuar një Flamurë që s’ka
asnjë ndjenjë nacionale me tendenca në rritje për të folur një gjuhë
tjetër e
cila që nga rrugët e deri në instancat shtetërore po aplikohet pa asnjë
rregull
dhe asnjë normë. Poezi të realizuara që kanë një ndjenjë përjetuese po
aq sa
poezia që përfolëm më lart janë edhe poezitë: “Kllapi e blertë”,
“U(r)në pranë lumit”, “Ofshama bëhet flutur”,
“Loti i jetës”, “Të keqes” e ndonjë tjetër.
Në ciklin „Pikëllim i
ngrirë“, poeti merret më shumë me dramën nacionale nëpër të cilën
kaloi kombi ynë, poezi këto që në një mënyrë a në një tjetër kanë bërë
biografinë jetësore të poetit, kanë shprehur ndjenjat e tij dhe kanë
përshkruar
me hollësi edhe idealin e tij. Ndër poezitë më të realizuara që gjenden
te ky
cikël padyshim janë: “Kronikë për qytetin tim”, “Krrokamë
e krisur”, “Urdhri, kushtuar Martin Çunit”, “Shqipet
morën dhenë”, “Gjarpri i shtëpisë”, “Varri i
humbur”, “Shqipëria ‘97” etj. Te poezia “Guri
i truallit”, ndeshim këtë refren: “Me këtë gur/ ngrijmë
kulla/ harkojmë ura/ gjejmë gurra/ pagëzojmë burra”, kurse kundër
pesha e këtij refreni sendërtohet me vargjet ose siç shprehet poeti “kur
luan
vendi ky gur trolli” do të “kallen kullat/ prishen
urat/ shteren gurrat/ tmerrohen burrat” të cilët “nëse
s’i gjeni brigjeve/ kërkoni shtigjeve”, elemente këto që i
gjejmë edhe te poezia “Guri i kullës”, që ia kushton poetit
Din Mehmeti:
GURI I KULLËS
(Din Mehmetit)
Kur m’i këndon Kosovës
më bëhesh
gur i kullës së djegur në gjak
yll në kap(t)yll të djepit në galdim
frëngji malli në shikim kah deti
pushkë në krismë
“Zog i Dielli”
në tel të lahutës
me këngë drite në zemër
(Faqe
36)
Cikli „Vello ujore“, përbëhet
nga poezitë lirike të cilat kanë një finesë dhe një realizim artistik,
herë,
herë meditativ dhe provokues ta zëmë:
VAJZË
Vaj vaj vaj
E vaj me zë
Vajzë
Faqe 53.
Poezi të tjera që kanë një invencion
artistik janë edhe poezitë: “Sytë e asaj vashe”,
“Prishtina në korrik”, “Ulqinakja”, “Pritja e
lagur”, “Dashuria e hijeve tona”, “Pas vdekjes
tënde”, “Fushë e ngrirë” e ndonjë tjetër.
Poezitë e përfshira në ciklin „Unazë
dheu“
sikur qesin në pah mallin dhe dashurinë e poetit për Atdheun pasi “...
Dheu
i Kosovës/ mban erë molle”, aromë me të cilën poeti “Do
t’ua sjell rreth koke/ Albinit e Galdimit” për “t’ua
nyjëzuar shpirtin me Kosovën”: Jo vetëm te këto vargje por edhe te
poezitë ”Në Çamëri”, “Bisedë në Aksaraj”,
“Atje dhe këtu”, “Vdekja në kurbet”, “Takimi me
nënën në kurbet”, “Letërzeza” etj, flasin për dramën
jetësore të poetit në mërgim të cilën e shpreh me pezëm dhe dëshpërim
kudo
nëpër vargjet e këtij cikli, po më ndjeshëm, më drejtpërdrejtë e gjejmë
te
poezia:
REFUGJATI
As qetë e premtuar për lavër
As dele në vath për tambël
As dhe për arë e farë
Askund as bar
Vetëm gurë e gurë
Për varr
(Faqe
69)
Cikli „Hija e grisur“, i përmbledh
poezitë të
cilat për kah gjuha shprehëse janë më kritikuese, duke shprehur pezmin
për një
sërë mangësish që e përshkojnë shoqërinë tonë njerëzore. Ky cikël më
mirë së
ciklet tjerë e artikulon përditshmërinë tonë e cila si reflektim i ka
nxjerr
poetit një tip poezie që shprehë një lloj proteste qytetare siç do të
vërehet
ku më shumë e ku më pak edhe te poezitë: “Gjuha thikë”,
“Hija e grisur”, “Kohë e sëmurë”, “Përrallë për
kalorësit e zi”, “Pa titull” etj, por për ilustrim po
sjellim poezinë “Hipokrizia” e cila më së miri shpreh
protestën tragjike në mënyrë poetike.
HIPOKRIZIA
Kur Patrioti
Bëhet Partiot
Atdheu
Bëhet xhep
Lulet e vjedhura
Pikëllohen mbi varre
Me ironi
U fishkëllehet lapidarëve
(Kosovë
’06, faqe 85)
Nga kjo që thamë më lart shihet se
autori ka bërë një sërë përpjekjesh poetike për të artikuluar më mirë
mendimin
poetik për realitetin nëpër të cilin ai si qytetar ka kaluar, duke e
përshkruar
jetën dhe të jetuarit e tij nëpër poezi ai ka prezantuar ndjenjën dhe
përjetimet që dalin si një metaforë e cila e ka nismën qysh në rinin e
hershme,
duke vazhduar sikurse rrjedha që lë gjurmë të dukshme, ashtu edhe poezia
e
këtij poeti ka regjistruar jetën e njeriut në mes kësaj drame kolektive
që do
të shprehet bukur te këto katër vargje të një poezie më të gjatë: “Kroi
i
Çamurlisë/ pikon dhimbjen në gjak/ fushat mbushen lulëkuqe/ yjet
zbresin mbi
grunajat e Kosovës/ ofshama gjallëron frymëmarrjen”, faqe 14.
Sadik Krasniqi ka nisur të shkruaj
qysh në kohën e studimeve, do të thotë në kohën e një pjekurie
akademike,
atëherë kur jeta e tij sado kudo ka marrë kuptimin e plotë, por që ishte
përplot ideale e ambicie s’ka dyshim, por rrjedha si rrjedha, dhe Kosova
me gjithë dramën e asaj kohe ndryshoi jetën e kosovarit si një proces që
nuk i
dihej saktësisht se ku do të përfundoj, ashtu sikurse që nuk i dihet as
rrjedhës së lumit që nuk shteron kurrë, pra jeta e poetit mbetet rrjedhë
aq sa
poezia që ka shënuar vazhdimësi, tamam sikurse lumi që nuk ndal
shtegtimin e
tij. Pra këto tri komponente sikur e ndërtojnë metaforën jetësore të
poetit në
mërgim. Prandaj mendojmë se rrjedha jetësore e ka bartë poetin bashkë me
fatin
e tij krijues diku në vende e dhera që domosdo duhet të lëshonte rrënjë,
ashtu
sikurse pema që shkulet e mbillet kudo mbi këtë tokë dhe përsëri jep
frutat e
saj, ashtu ndodh edhe te njeriu i cili mbarësohet, mbushullohet e
trashëgohet
me pasardhësit e tij, kurse e veçanta te poetët është se ata
mbushullimin dhe
lulëzimin e artikulojnë në poezitë e tyre. “Atje lash/ një pjesë
zemre
peng/ për një copë gur/ këtu/ Gjarpri i shtëpisë/ Helmohet nga
pikëllimi”, poezia “Atje dhe këtu”, faqe 68.
Sadik Krasniqi në poezinë e
tij ka elemente elegjiake si “fluturimi gri i dallëndyshes drejt
vendlindjes”, ku drama e gjithëmbarshme e braktisjes së atdheut i ka
caktuar edhe atij rolin e imituesit që detyrimisht jep imazhin e
përjetimit
poetik, si vlerë e realitet me një përjetim tragjik, ku fundi i imazhit
nuk e
përcakton përjetimin poetik si lëndë dhe si strukturë poetike, por e
përshkruan
imazhin si një përjetim emocional të cilit mundohet t’i jap nënqeshje
lirike përplot nuanca jete e shprese ku e sotmja dhe e nesërmja shihen
me syrin
e perspektivës duke shkrirë të sotmen e duke ngjizur të djeshmen e cila
te ky
bllok i poezive shikohet e kujtohet me mall e nostalgji. Poezitë lirike
janë
përjetime më racionale dhe kanë një ndërtim artistik të qëndrueshëm që
kurdoherë shprehin ndjenjën e përjetimit a të flirtit si kryekreje e një
elementi që i jep poezisë jetë e gjallëri, dhe emocione gjithsesi më
përjetuese.
Këto nuanca përjetimi i ndeshim qysh
në vargjet e poezisë “Pas vdekjes tënde”, faqe 57, (vargje të
cilat i ka vënë edhe kredo të këtij vëllimi poetik), në të cilën poeti
beson se
“edhe pas vdekjes tënde/ prapë do të ketë fushë të blertë”,
ku do të simbolizojnë synimin si qëllim për të ndërtuar imazhin lirik të
kësaj
poezie që bartet e përshkohet nga cikli në cikël.
Një bllok i tërë i poezive të këtij
poeti mëton të regjistroj, e pse jo të ballafaqohet me të kaluarën si
një lloj
sfide për ta përballuar të sotmen me nuanca porosie për ta ndërtuar të
nesërmen
e cila pa dyshim do të vjen më e begatë se e sotmja e tendosur nga
streset e
përditshmërisë së hallakatur siç e kemi rastin te poezia kushtuar “gjyshërve
tanë” në të cilën poeti nuk do t’ia fal vetës “që
s’e mësova/ orën e diellit mbi rërë/ që të dija të ligat e motit”,
faqe 15.
Kjo dramë e ballafaqimit me të
sotmen duke iu referuar të djeshmes për ta sendërtuar të nesërmen sikur
bëhet
një temë obsesive e autorit i cili mëton që lëndën e tij krijuese të vë
në një
sfond të bardhë mbi të cilën do të luhet drama njerëzore e cila është
përplot
përpjekje e gjakosje. Jo rrallë na duket që ky lloj sfondi i bardhë i
vënë si
në prapaskenë, por, tashmë në teatrin poetik të Sadik Krasniqit shërben
si
shtrojë mbi të cilën aktorët shkelin pa mëshirë për t’i dhënë jetës jo
vetëm të bukurën e artin por edhe për ta shëmtuar e gjakosur më shumë,
si një
përpjekje që do të dallon a diferencon edhe më shumë të shëmtuarën dhe
të ligen
të cilat sikur i ka vënë përball të bukurës dhe dinjitetit të qytetarit i
cili
mëton dhe beson për të ardhmen e tij më të mirë, më të bukur dhe më
fatlume se “shqipet
e lidhura/ fluturonin/ e të lirat ranë për tokë”, kurse në këtë
tokë,
në këtë vend “të shenjtë/ mbetën vetëm varret”, faqe 86.
Në këto përjetime poetike, askush më
mirë se vet poeti nuk ka ditur dhe nuk do ta përjeton dramën e tij
jetësore,
dhe dramën e popullit si kolektivitet me të gjitha tragjizmat dhe
ngadhënjimet
e mundshme. Deri sa drama personale regjistrohet si një lloj e
përjetimeve
emocionale me mjaftë nuanca dëshpërimi e zhgënjimi, te drama kolektive
sado që
ka nuanca pesimizmi gjithmonë gjendet një shtegdalje dhe shihet një
shenjë dhe
dritë për të ardhmen më të ndritur më të përparuar ashtu sikurse “Galdimi
dhe
Albini/ Kosovën do ta gjejnë të bleruar/ edhe pas njëmijë vjetësh/ kur
ta
puthin për herë të parë/ kanë për të ditur/ se kanë puthur Diellin e
vet...”, (Ninda ’99, faqe 65).
Ky poet qysh me librin e parë me
sukses relativizon përmasat e jetës në mërgim si ekzistencializëm
historik dhe përjetues të cilat me një çiltërsi ka arritur të ringjall
kujtesën
historike për data dhe bëma që historinë e një kombi e bëjnë më të
kujtueshme
dhe shumë më të pranueshme.
Poezia e Sadik Krasniqit që është
përfshirë në librin “Ofshamë në urnë” shpresojmë se i
paraprinë poezisë së këtij autori që do të pason në librat e ardhshëm.
Megjithatë edhe me këtë përmbledhje ai ka dëshmuar një përvojë që ka
kaluar
nëpër sfida jetësore.
St.
Gallen, dhjetor 2009.
Shefqet
Dibrani
SHËNIME
PËR AUTORIN
Sadik Krasniqi
(24.05.1961). Lindi në fshatin Llukar të Prishtinës. Shkollën fillore e
kreu në
fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme si dhe studimet i ka kryer në
Prishtinë. Është diplomuar në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në
Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve ka punuar si arsimtar i Gjuhës
Shqipe
në fshatin e lindjes deri sa ka emigruar në Gjermani.
Me shkrime është marr si
student dhe
krijimet e tij janë botuar pothuaj në të gjitha gazetat dhe revistat e
kohës.
Ka botuar poezi, tregime si dhe vështrime kritike.
Poezitë
e Sadik Krasniqit janë shpërblyer nëpër
konkurse letrare, janë përfshi në antologji si dhe është e përkthyer
edhe në
gjuhën frënge.
Sadik
Krasniqi jeton në Gjermani.
Vepra
letrare:
„OFSHAMË
NË URNË“,
poezi, botoi Shtëpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinë 2008.
(Sh.Dibrani)
Cikël
me
poezi nga libri „OFSHAMË NË URNË“
SADIK
KRASNIQI
KLLAPI E BLERTË
Te
ky i shenjti krua
Me
etjen e plasur
ujin
e treqind pranverave pijë
Plagët
më gjelbërohen
Vorbullës
flluskat ia heq
Ia
gjej damarët e lagur
Hijes
plot vesë të shelgut blu
Rrjedhën
e tjerr me sy
Në
rrjetën ujore
Bëhem
merimangë e njelmët
Me
pikla në buzë
Më
zënë ethet e Zanës
Treqind
vjet e pres një vetëtimë
Të
ma heq nga bebëza kllapinë e blertë
U(R)NË PRANË
LUMIT
Jam
u(r)në gjetur pranë lumit
plot
dhembje me erë ashti
Ofshamë
që dridh
një
gjeth të blertë mbi valë
Në
zgavrat e syve
qiell
i pafund
me
një pikë të zezë me flatra
e
dalë nga bebëzat e përmallta
Edhe
pas dymijë vjete
hirit
m´i bën hije
krahu
i dallëndyshes
me
fluturimin gri drejt pranvere
OFSHAMA BËHET
FLUTUR
(Rekuiem
për shkrimet e djegura, ku kishte
diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt)
Për atë shpirt të djegur
Ofshama bëhet flutur
Fluturon në pranverën gri
Lëshon dhimbje në lulet e hirit
Për
ata sy të shterë
Loti bëhet yll
Dhe bie si dritë
Mbi varret syçelë
Për
ato buzë të hirta
Puthja bëhet mjellmë
Fërfëllima e krahëve të bardhë
dridh hënëzën e liqenit valëmall
TRI MINIATURA
PËR KOSOVËN
(Emri)
Nëse
përsëri më pagëzojnë
Kush
do ta mbajë në mend
Emrin
tim të vjetër
A
do të shkruhet e vërteta në gurë të ftohtë
(Shtëpia)
Nëse
m’i lëkundin muret
A
thua sërish do ta gjej
Në
vatër
Gjarprin
e shtëpisë
(Gjuha)
Nëse
ma shterin detin
Me
çka t’ua turbulloj fëmijëve
Lumin
në përrallën
Mbi
ujkun dhe qengjin
LOTI I JETËS*
(Kroit të
Çamurlisë)
Pikon
lotin e gurit
mbi syrin e verbër
bebëzës ia jep blerimin
dhe zë fill drita në liqe
Pikon
shpirtin e ashtit
Shqiponja merr fluturimin
kalon ylberin
dhe hedh plisa mbi djepa
Pikon
shkëlqimin mbi vetull
me puthje vajza zë diellin
hijet masin gjatësinë e jetës
me dridhjen e hënës së trembur
Pikon
dhimbjen në gjak
fushat mbushen lulëkuqe
yjet zbresin mbi grunajat e Kosovës
ofshama gjallëron frymëmarrjen.
*Fituese
e çmimit te parë në konkursin letrar të ''UPSH'' në Gjenevë
S’DO T’IA FAL
VETES*
(Gjyshërve
tanë)
S´do
t´ia fali vetës
Qe s´e plaka një hije lisi me ju
Deri të gërvishtej hëna në rrem
E t á mësoja dhembjet natës
S´do
t´ia fali vetës
Që s´e ftohëm gurin
E t´ia mpija gjarprit
Dhëmbin me helm
S´do
t´ia fali vetës
Që s´e mësova
Orën e diellit mbi rërë
Që të dija të ligat e motit
S´do
t´ia fali vetës
Që s´ua nxora fjalët e ashtit
E të dija për shpirtin e gjakut
Në atë flakë që më digjte të gjallë.
*Fituese e
çmimit te dytë në konkursin letrar të ''UPSH'' ne Gjenevë
TË KEQES
Të
keqes
Verboja
sytë
Para
se t´i dalin dhembët
Madje
pa drojë
Fshehe
pragun në dritë
SHI DHE TROK
KALI
Në
këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në dhimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndrit nuri i tij
KRONIKË PËR
QYTETIN TIM
(Lumit)
Ia
ndotën bukurinë në kaltërsi
ç´u
bë damar i sëmurë i qytetit
E
varrosën solemnisht me duartrokitje
Qytetarët
e moçëm
ku
do t´i lajnë fytyrat e djersitura
nga
kujtimet për kohën
vashat
ku do t´i njomin bebëzat për dashuri
Me
qerpikë të pluhurosur djemtë
Si
do t´i gjejnë vashat
në
takime të humbura
Të
vegjlit do t´i harrojnë format e peshqve
(në
ëndrra të luajnë me ta do të përpiqen)
Nekrologjinë
e lumit të vdekur
e
gozhduam në zemër të blirëve
Ata
nga dhembja lotuan gjethe
Pranvera
se ç´na u tha trotuareve
(Moti)
Tri
herë stinët në ditë ndjekim njëra-tjetrën
(qytetarët
kurrë s´e humbën ngrohtësinë e gjakut)
mysafirët
kurrë s´arritën t ´i veshin rrobat e motit
erdhën
me ëndrra të vonuara si mollët e pjekura
u
kthyen me sëmundjen e eshtrave
(Varri)
Varre
prapa »Kodrës së Diellit »
Varre
prapa « Kodrës së Dragodanit »
Qytetarët
në mëdyshje
se
ku t´i amshojnë eshtrat
shtyjnë
vdekjen për nesër
përditë
vdekjen shtyjnë
(Spitali)
portën
sëmundjeve ia mbyllën në fund të qytetit
Jetën
aty e arnojnë fëmijët
në
atë anë ku perëndon dielli
Prishtinë `87
KRROKAMË
E KRISUR
Krra
krra krra
N´bredhin
e trishtuar pranë dritares
Krrakos
sorrë e krisur
Krra
krra krra
Krrokamë
e harlisur
Grith
terrin si ferrin
Krra
krra krra
Sorrë
si katrani
Gërvisht
ëndrrën deri në përgjakje
Krra
krra krra
Krrokamë
e harbuar
Prapa
kreje trurin ma krryen
Krra
krra krra
Tmerr
Ferr
N´terr
Në
tru më ther
URDHRI
(Mikut M. Çuni)
Në
qelinë nr. 3
Mos
e lejoni gjumin
se
djaloshi i pabindshëm
sheh
në ëndërr lirinë
puthë
vashën që e pret
dhe
çmallet me nënën…
SHQIPET MORËN
DHENË
(Shtëpisë së alfabetit në
Manastir)
Kot
e prishni folenë
Shqipet
kanë atdhenë
Kot
e kallni folenë
Shqipet
morën dhenë
GJARPRI I
SHTËPISË
Natën
fëmijës
në djep lulak i bëhet
po
e shkele ditën
zemrën
ia gërryen
Natën
e gëzimit
nuses
gjerdan i bëhet
po
e shkele ditën
ia
helmon bukurinë
bleruar
në bebëza
Ditën
e mbaj në zemër
tmerrësisht
të bekuar
në
etje për takim
natën
më mban në rreth
duke
ia ruajtur fshehtësinë vatrës
prill ` 87
GURI I KULLËS
(Din
Mehmetit)
Kur
m’i këndon Kosovës
më
bëhesh
gur
i kullës së djegur në gjak
yll
në kap(t)yll të djepit në galdim
frëngji
malli në shikim kah deti
pushkë
në krismë
“Zog
i Dielli”
në
tel të lahutës
me
këngë drite në zemër
GURI I TROLLIT
Me
këtë gur
ngrijmë
kulla
harkojmë
ura
gjejmë
gurra
pagëzojmë
burra
Medet
kur luan vendi
ky
gur trolli
Kallen
kullat
prishen
urat
shteren
gurrat
tmerrohen
burrat
Medet
ky gur trolli
shpesh
rrasë vorri