WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

Freski marsi

10 March 2010
Përparim Hysi
Autor :
Përparim Hysi

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Përparim Hysi

 1.Trupi yt
 
  Trupi yt- purtekë dyfeku
  Sytë të shkruar dhe vetëm qeshin
  Nga mos më "ikë" tepeleku
  Sytë e shkruar po më "përqeshin?!"
 
 
  Unë "përqeshjen" s'e duroj
  Ndaj dhe sulem,të "hakmerrem"
  Pa më thuaj,moj shpirte,moj
  Pse ndër këmbët e tua "shkrehem?!"
 
 
  Do të "shkrehem",domosdo
  "Dyluftimi" qe i  egër
  Syri i shkruar,mos më ngacmo
  Se s'duron ashiku i vjetër
 
 
  S'e lë hakën unë pa marrë
  Po në sulm:bjerë a vdis
  Ja,kështu,o syri  i shkruar
  Shkoi kjo"punë" dhe u bitis.
 
                    2 mars 2006

 
               2.Hutim
 
  Më hutove,bukuri
  Sado plak,po lashë mëndjen
  Dhe mos duket hiç çudi
  S'e zotëroj tani,më gjëndjen.
 
 
  E humbas fare pusullën
  Si Xhaferri,thonë,simiten
  Edhe ndjek pas teje gjurmën
  Që të shoh,qoft edhe "hijen"

 
 
  
Edhe "hija" më mjafton
  Aq imazhi më ka prekur
  Bukuria më verbon
  Dhe tani që jam i vjetër.
 
 
  Edhe pres i mbushur shpresë
  Mbase dukesh përsëri
  Shpresa vdes kur unë të vdes
  Më hutove,bukuri!...
 
               
8 mars 2006

 
 
                 3.Viatnamezia Nga!
 
 

  E njoha në shkollë viatnamezen Nga
  E njoha,ç'e njoha,po mëndja më la.
  Më bëri për vete buzëqeshja fëminore
  Se qe e gjitha:si freski mëngjesore.
 
 
  Kur fliste,nis,skuqej sikur kish bërë turp
  Një tjetër,më të bukur?Nuk shihni.Jo.Nuk.
  Me mollëzat e faqeve made in Azi
  Më hëngri,më bloi, me syrin e zi.
 
 
  Po buzët e fryra,mafishe,me tul
  E zë vietnamezen dhe e puth me vrull
  E kapa me dorë dhe qe valë e ngrohtë
  Zë gjaku me gulçe në timen aortë.
 
 
  Puth e puth e bot,nuk ndjeja të ngopur
  Dhe ajo më puthte;me të qemë "rrokur"
  Rrokur e pushtuar,se aq shumë u "nxehëm"
  Dhe si në çdo betejë,më pas dhe u "shkrehëm..."
 
 
                              9 mars 2006
 
 
                        4.Katerina
 
  Ç'të ka gjetur Katerina që më rri menduar
  Mos mendon,moj Kateriana.dashurinë e shkuar?
  Shkoi e vajti dashuria,për ne Katerinë
  Se ka  ardhur pleqëria dhe nuk ka më kthim.
 
 
  S'ka më kthim në kohë të shkuar;s'ka,moj Katerinë!
  Ajo kohë,tash,ka perënduar dhe kem nostalgjinë.
  Nostalgjia na pushton;mbi ne vë domenin
  Edhe zë dhe na mundon,sa mbajmë dot helmin.
 
 
  Englendisemi kot së koti,futur në mendime
  Ç'bie sahati,s'e sjell moti, o moj  mikja ime
  Ndaj mendimet sikterisi;përzëre trishtimin
  Dashuria shkoi,bitisi;dëgjo,Përparimin!
 
 
  Lëre mëndjen të marrë brinjën si dele e trullosur
  Dashuria na la hijen;mjaft kemi kullotur
  Shih me sy e plas me zëmër;shkoi kjo"punë" e vajti
  Zëre se ja"qe në ëndër";na ka ikur vakti...
 
                             10 mars 2006
 
                          5.Sytë e trëmbur
 
  I shoh sytë e "trëmbur" dhe dua të di shkakun
  Se sa nuk jam çmëndur,të madh kam merakun
  Më thuaj,moj ashike, ma hiq kasavetin
  Se ta dish,moj mike,po jap selametin.
 
 
  Se nuk  dua të shoh tek ti hiç shqetësim
  Rënkoj dhe bëj "oh!",për ty,shpirti im
  Kur shoh sytë e "trëmbur";trëmbem edhe unë
  Në bëj si i çëmndur,më ka zënë me shkumë
 
                          10 mars 2006
 
                       6.Nostalgji
 
 

  Ku do jesh,o mikja ime;ku do jesh tani?
  Se jam kapur nostalgjie,aq sa vet e di
  Mëndja ime bërë tufan,ka arsye pse
  Zë e bredh si me revan:si kalë hergjele.
 
 
  Çan e çan që nga largësia,edhe mbrrin tek ti
  E ka kapur nostalgjia,mike,moj,.për ty!
  Dashuri që i mposht vitet,aq e aq dekada
  Si një zjarr që hiç nuk fiket,si nëpër balada
 
 
  Rrri i fshehur gjithmonë zjarri dhe s'i duket flaka
  Se në zëmrat tona malli,jo,jo:nk u mpaka.
  Sado erdhi pleqëria,sado nga ti larg
  Porse mëndje mu tek mikja;për të imi varg.
 
                          15 mars 2006
 
 
                          7.Symëshqerra
 
 

  Më kalon një symëshqerrë,edhe bën sikur s'më sheh?!
  Sikur vrarë të jemi prerë(vrarë e prerë të jemi ne/!)
  Më kalon me çap të rëndë;aq të rëndë,sa tundet vëndi
  Domethënë,ka vënë "pëndë";ndaj dhe mua gati më çmëndi.
 
 
  Edhe sulem pas asaj;tani unë jam tërë inat
  Se s'e kam hiç kollaj(ende "bukën" s'e ha thatë!!!)
  Dua që qejfin t'ia tregoj që s'ma vari asnjë çikë
  Se më çmëndi,më tërboi(të hakmerrem dua dhe pikë)
 
 
  Por inati qe i madh,dhe "mundësia" qe e vogël
  Se i lart më qe ai "gardh",dhe më erdhi mëndja rrotull
  E pandeha shesh me lule(ja,e zura symëshqerrën)
  Ah,ç'më bëre,velahule!E kujtoj dhe zë tmerrën.
 
                               15 mars 2006
 
                            8.Era e ngrohtë e marsit
 
 

  Era e ngrohtë e marsit ta zbërtheu fustanin
  Mua aq më tramaksi,sa nuk dhashë xhanin
  Se të doli gjiri cullak,na përjashta
  S'duroj se jam"plak;",o moj,që të qafsha!
 
 
  S'duroj se kam "cipë",jam në moshë të shkuar
  Më të rëntë një pikë,se më ke shkalluar
  As që e mbulove(ty,xhani,ta dashka)
  Ah, se ç'më  tundove!Plasa,mike,plasa...
 
                            17 mars 2006
 
 
                          9.Pastaj
 
 

  Buzën seç ta dhashë,se aq shumë ngulmove
  Por mëndjen sa s'lashë(po më tej ç'kërkove?)
  Më kërkove gjiriin;ta dhashë,ma kafshove
  Sa nuk lashë fiqirin,aq"keq" ma punove.
 
 
  Domosdo që thirra,aq mua më dhëmbi
  Se desh më ra"pika",kur më hyri "gjëmbi"
  "Gjëmbi" seç më shpoi,sa më "përcëlloi"
  Unë mbeta pa gojë dhe ti,po pa gojë...
 
                              17 mars 2006
 
                       
10.Gruaja dhe lulja
 
  Dhe ngjan një grua me lulen
  Sa ç'ngjan një pikë me pikën
  A nuk "fishken" e "thahen" të djya
  Po nuk " u vaditën?!..."
 
 
                         
10 mars 2010
 





 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Dashuria s’ka peshore! 10.03.10 - Dashuria s’ka peshore!

Reagim për mjetet pamo-dëgjimore mbi çështjen: don Anton Kçira nga Don Marjan Ukaj, Toronto

JAM RRITUR dhe NJĂ‹ KUJTIM 10.03.10 - JAM RRITUR dhe NJĂ‹ KUJTIM

Dy poezi nga Nehat Jahiu

I  ÇMËNDURI 10.03.10 - I ÇMËNDURI

Tregim nga Aziz Nesim

Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar 10.03.10 - Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar

Opinion nga Beqir Sina

Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike 10.03.10 - Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike

Opinion nga Agim Vuniqi

Një Koncert Madhështor me Moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara 09.03.10 - Një Koncert Madhështor me Moton “Gratë për Paqe” në Kombet e Bashkuara

Reportazh nga Nju Jorku, Këze (Kozeta) Zylo


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Grimca malli Grimca malli

Poezi nga Përparim Hysi

NIPI IM NIPI IM

Poezi nga Luan Çipi

 
VIOLINA E NASRADIN HOXHËS VIOLINA E NASRADIN...

Opinion nga Adnan Abrashi

PIRRO NAÇE- NJE  EMER  I  NJOHUR  NE  FUSHEN E FOTOGRAFISE SHQIPTARE PIRRO NAÇE- NJE EMER ...

Portret artisti, nga Qerim Vrioni

FEMRA DUHET TË ECË ME HAPIN E KOHËS FEMRA DUHET TË ECË ME...

Opinion nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

”E ARDHMJA E FËMIJËVE VARET NGA MËSUESI I  MIRË  DHE BASHKËPUNIMI ME FAMILJEN “ ”E ARDHMJA E FËMIJËVE...

15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të...

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com