WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

Pesha e qiellit

21 February 2010
Namik Selmani
Autor :
Namik Selmani

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Namik Selmani
 

Cikël me poezi  

 

 

 

Vëllimet poetike të autorit Namik Selmani:

 

1.Vatra e mallit

2.Zërat e brigjeve të mia

3.Kroi i këngës  çame

     4.Fari çam

      5.Dritaret e besimit

      6.Shpirti çam

      7.Djepi i këngës

 

 

Version:1.0 StartHTML:0000000167 EndHTML:0000042530 StartFragment:0000000484 EndFragment:0000042514

1. Pesha e qiellit

 

 

Mund ta matësh me sy…

Zoti të ndjeftë për gabimin njerëzor.

Mund ta matësh me shpirt

E një ditë garën mund ta fitosh veç me kandarin hyjnor.

 

 

Mund ta matësh me dhimbjen tënde

Po qielli s’është gur që të çahet në duar si arrë.

Saç i kaltër bukën një ditë mund të ta pjekë

Po duart nuk i zgjat dot për të marrë  as dhe një kafshatë.

 

 

Mund ta matësh lumturinë…

Lum ajo dorë që do ta caktojë peshën

Tej, në hapësirën yllësore të pret hëna dritëzbehtë

Për të thënë njëzëri burrërisht të vërtetën.

 

 

 

Peshë e papeshuar

Tokë e papunuar

Dorë e papranguar

Rrugë e pambaruar

Qënka peshë e qiellit kaltëruar.

 

Shkurt , 2010

 

 

2. Antidiktatoriale

 

Nga Namik Selmani

*

Ai shtet

flugerin e erërave  në ca hone të zinj e kishte hedhur.

Në udhëkryqe

 semaforët ndërroheshin  nga ca policë të marrë.

Një cigare

 mbeste e pashuar në buzën e verdhë e të djegur.

Në  një mal

asnjë shteg nuk dinim që të dilnim në majë.

*

Ai shtet

 fshihej si struci pas pelenave e kolltukëve e të ngrohtë.

Bash si iriqi

 maskën, fytyrën e zemrën e kishte rrethuar me gjemba.

Si breshka

vetëm një kokë gjarpëroshe frikshëm e zgjaste  aq fort

Si një dhelpër

ruante qymezin e zonjës si peshkatari pa grepat e rënda .

*

Ai shtet

thyente furkën e gjyshes  me ca morsa vrastarë.

Në udhëtime

shitej e blihej në qiej misteri, kërbaçi e frike.

Ti zgjasje pëllëmbën

 mes zarfit të boshuar të parave të munguara në ditën e gjatë.

E si aluçinant

flisje me gazeta e ekrane si Hero marrëtar i kohërave epike.

*

Ai shtet

 fshihej frikshëm në ca letra të reja bixhozi .

 Ku të dy anët

 e letrës i prekje me dorën e gjaktë e të njollosur.

Të gjithë

njëzëri garonim në një heshtje lukunie buzë honi.

E dielli i verbëruar

kërkonte dritën e dielltë  nga një det i damkosur.

*

Ai shtet

letërndotur i hedhur në koshin  majë më majë i mbushur

Tek  prisje

një dorë të shpejtë ta hidhte në makinën  e radhës .

Çudi,

të gjithë, të gjithë  mbanim në duar plehra të mykur.

Për t’i ekspozuar

 një ditë në Sinorët e pambaruar të Përrallës.

 

 

 

 

3.Dallandyshet e Çamërisë

 

Dallandyshe bukuroshe që thua me mijëra fjalë

………………………………………………………

A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie

Me këto milëra fjalë e me gluhë Perëndie?

 

Naim Frashëri

 

Dhjetra gjuhë sillte Bosfori

Nëpër brigje në pranverë.

Kishte ftohtë Kryepoeti

Kishte mall për lisa, fletë.

 

 

 

Kur gjëmonte mbarë Stambolli

Kur zhurmonte mali, deti.

Gluhë e bukur, mjaltë Joni

Dehje fort zemër Poeti.

 

 

I dhe Diell për netët sterrë

I dhe krahë për vargun, mallin

Sytë me dritë që rroknin qiej

Digjnin-o si xixa stërralli.

 

 

-Dallandyshe që vjen larg

nga Filati e Janina,

Folmë, moj folmë, vetëm një fjalë

Ta dëgjojë perëndia!

 

 

Pa troktje nëpër porta

Të dëgjojë palcë e burimit

Çamëria zgjoka kohëra

Ndizka prushin thellë gjirit.

 

 

Nëpër udhën e pasosur

Eni vjen prej Çamërise?

Prekmë pak te ballë i lodhur

Se kam mall për shkronjën shqipe.

 

 

Se kam mall pë fustanellë

Larë me drita farfurie

Folmë, moj, folmë me fjalët mjaltë,

Fjalë nga gluhë Perëndie

 

 

 

Dallandyshe pendëndriçuar

Që vjen larg nga Mal i Sulit

Thama plag’n e pashëruar

Thama lotin thellë syrit!

 

 

Bëj një çerdhe brenda gjoksit

Mbushe plot me cicërima

Sillmë fjalë nga shpate Joni

Ku ka folur Perëndia

 

.. Kur zhurmonte mbarë Stambolli

Kur gjëmonte mali, deti.

Gluhë e bukur, mjaltë Joni

dehe zemrën e poetit…

 

 

4. Parga

 

O moj Pargë e bardhë në breg

zënë e dritën mos ma merr!

Dallgë e mallit gjoksin rreh

S’kam ç’të flas e s’kam ç’të them.

Moj Kala e bardhë në majë

Merre ëndrrën, jepi krahë.

Merrma fjalën bëma gur

të mos vyshket vitesh kurrë.

Hap pas hapi ndër ullinj

merrmë për dore si fëmijë.

Të prek plagë në trupa burrash

Ndër gërmadha të ndez furrat.

O moj Pargë, vetull me dritë

Kush, moj kush, t’i vjedh stolitë?

Bëmë fllad që gjethon lisin

udhë e gjatë që e gjen siri.

Bëmë zog që rri mbi supe

Ta bëj jetën fushë me lule

Bëmë burim në shtigje malesh

Të thaj etje karvanarësh.

 

5.Përvjetor

 

                                              1.

O, ç’qënka kjo ditë!!!

 

2.

Qënka dritare

Nga sheh male ndjenjash e tinguj vitesh

 

Qënka zinxhirë kujtimesh

Ku në fund është Pengu i Dritës së Blertë

 

Qënka një pikë loti

që derdh nxënësi me sy e duar dridhur

 

Qënka portë e pambyllur

kanatehapur si blerimi i ri në një pranverë.

 

 

3.

Qënka buzëqeshje

si manushaqe e dalë rishtaz nga lëndina e zemrës

 

Ca thinja të borëruara

që shumëfishohen në miliona rreze drite.

 

Qënkan thirrje-lapidar

ku ulesh në një mbrëmje apo në agimin e nesërm.

 

Qënka prag

ku hapat që e shkelin flasin vetëm me  gjuhë zilesh.

 

4.

O, ç’qënka kjo ditë!

 

 

6.Peshkatarët

 

 

1.

Askush s’e thotë me firmë dhe me vulë

Në janë bij të tokës a të detit të paanë.

Nëse shtrati foshnjor ka mbetur në fëmijëri

Një shtrat valësh i ndjek në tufan e tramundanë.

 

 

2.

Të ulur në gjunjë pranë rrjetave ngjajnë me Penelopa

Ia japin syrin diellit dhe  brigjeve, yjeve dhe hënës.

Në parvaze dritaresh ca sy të menduar për ta  peshkokan.

një dashuri, një mall, një përkëdhelje të ëmbël.

 

 

3.

E këngës ia mbajnë iso zgalemë, zogj e zëra pulëbardhe

teksa nënë valë llokoçiten karkalecë e oktapodë.

Në breg i pret fëmija që bëri Festën e Abetares.

I pret nëna që netët me sytë e pagjumë i përcjell.

 

 

4.

Në brazdat ujore bëhen bujq që korrin parreshtur.

Brenda syve të kaltër horizontet nxijnë a kaltërojnë.

Në pëllëmbë mbajnë fort një spirancë të fshehur

Që vetëm ato dinë  kur e mbledhin apo e lëshojnë

 

7. Prag ditësh

 

1.

Pikë, pikë, kombi im mblodhi gjak trimash

e bëri kulla trimash, fëmijë e këngë

ngriti për brezat Monumente Kujtese

 

   Gur, gur, bëri kështjella e ngriti bedena

Në gjoksin e gurtë të maleve

mbajti si div përallash tufane e rrebeshe.

 

2.

Fjalë , fjalë hapi kuvende burrash të urtë.

Disi i vonuar hapi dyer librash

e gdhendi një qiell të paanë shkronjash .

 

Nuk u pendua për gjakun e derdhur

e kurrë nuk harroi ninullën e lirisë.

E fletët e lavdisë nuk i mbajti si dritë xixëllonjash.

 

3.

Në Sofër thirri ëndrrën e miqtë e mirë.

Të thurte Pëlhurën e nesërme të Lumturisë

 

 

Maj, 2009

 

8.Kapedanit Lul Çapari

 

Ku po shkon tek ikën nata

Kapedan, o Lul Çapari?

Merr një çerdhe me urata

Të të sjellin erë behari!

 

Merr me vete gonxhe lulesh

Të të thajnë djersën e rrugës.

Kur të prekësh shtigje lufte

Mos të dridhet sy i pushkës.

 

Kapedan, o burrë kuvendesh

Merr ninullë nga djep i foshnjës!

Të ta mbajë zemrën të ndezur

Të të shplodhë gjunjët e lodhur.

 

Merr një shegë të flakëruar

Skuq me të duart e motrës

Një  shami të kaltëruar

Si një dallgë që kërkon tokën.

 

Merr një degë manxurani

Ta kthesh dimrin në pranverë

Kapedan, o Lul Çapari

që lavdia të mbështjell.

 

Merr me vete ëndrrën çame

Amanetin që s’njeh thinja.

Hidh në sup erë, tufane

Ndezur prush-o nga liria

 

Merr me vete këngë e fllade

Një lulnajë e një ulli

Përmbi sup të një balade

     Udha jonë të rrëzëllijë.

 

 

 

9. Për ty u thanë lulet

Lirikë

 

U shëmtua fshati, fshehur rrëzë malit

Se ti shkove nuse, tej në fushë zbrite.

Po ç’na bëre, Dizo, lule jargavani?

Po ç’na le një portë , mbyllur pa trokitje?

 

Kur ta bënë dasmën, derdheshin ujëvara

Erdhën zogj, pëllumba që të të përcillnin.

Po ç’na bëri moj, që na humbi fjala

Në vend të beharit po na sillje dimrin.

 

Për pikën e ujit mbeten brazdat tharë

Mbetën perdet mbyllur, fshehën rreze dielli

Po ç’na paske qenë,. o moj faqekartë

Na mbyte me halle që s’i thotë as qielli.

 

U shëmtua fshati, lule rrëzë mali

Se na shkove nuse , o moj bajrakreshë.

E mbetën mullinjtë pa ujin e jazit

Mbetën furrat-o pa asnjë byrek.

 

Mbet një valle vajzash, pa tingujt e gjallë

Gjithë krojet shterën  se iu thanë currilët

Kthehu prapë”- për ty po thonin  gjahtarët

Kthehu të na çelësh”- thonin trëndafilët.

 

Kur na shkove ti, zogjtë mes resh u futën

E nëpër pullazë cicërimat heshtën.

Tërkuzët e shiut na lagën dhe bukën

Pikëlonin sytë dhe akrepat mbetën.

 

Ç’u malluan pragjet  për hapat e hedhur

Sikur zonjëroje përmbi xixa prushi.

Po ç’na qënke vallë, e bukura kuçedër

Që i ngrive djemtë , i bëre si guri??!!

 

Sot  na duket flladi si çarçaf i grisur

Se s’ta puthka flokun në ngjyrë të florinjtë.

T’u ndritoftë udha, cep më cep qëndisur

Dhe pse pas le ëndrrën, na le si jetim..

 

Shkurt, 2010

 

 

10. Kur dëgjoj këngën e Shkodrës..

 

 

Këtu ka vetëm dritë, fllad maji e sy të  dashuruar

Ka rreze, urime dasmorësh, tinguj drithërimë

Pa nxjerr duhmë e vlug shpirti kalaja gurbekuar

E jarja çel dhe mbi sythe në një gonxhe trëndafili.

 

 

Këtu shpërthen  gazmueshëm fjala shkodranishte

Që ta heq rrudhën, lodhjen e t’i dëboka thinja

Prag më prag garojnë  brezat në një rrugë lavdie

E pranverohen mes  këngësh ditët e pambarimta.

 

Baçallëku po na vë me të menjëherë në radhë

Teksa  lulet mbijnë e rriten edhe mes greminës

Këtu nuk ka ushtarë,  komandantë e gjeneralë

Ka vetëm zogj që i bien e i bien  pa fund violinës

 

Këtu dorë e vashës prek malin, valën  e gurin

Këmbë  e vogël sjell beharin edhe më shpejt

O këngë shkodranishte që zgjon edhe drurin,

Na mbyt të gjithëve në parfume urimesh përjetë.

 

Këtu dimri ndal frymën e mbytet mes tingujve

Mbi bisk të drurëve kurorën si fitimtar e prek.

Luleborat mbysin ditët e njëqind dimrave

Shatërvanët e gazit mbulojnë diell, qiell e det

 

Këtu  Buna rri përqafuar aq fort me Drinin

Nën  dritë hëne puthet me të pa droje fjalësh

E kënga shkodrane, mbush sofra e sjell agimin

E det i lumturisë rizgjohet si Poseidoni mes dallgësh

 

 

Në bedanat e tingujve vëmë fjongon e këngës e zemrën

Zgjojmë Rozafën tek tund malluar djepin e foshnjës

Vdesim e ringjallemi mes saj të tërë vrik njëherësh

Si në asnjë skenë, prag shtëpie a  në një qytet të botës

 

Namik Selmani

 

11. Në Prevezë

 

 

Këtej e tutje do të betohem:

Për qiellin e  pranguar të Prevezës!

Për mëngjeset e mjegulluar të Prevezës

Për dritaret ende të pahapura të Prevezës!

Për diellin që ngroh rrugët e Prevezës!

Për detin që njom brigjet e malluar të Prevezës!

Për trimat shqiptarë që flenë në varret e Prevezës!”

 

 

 

Me gojën e Pashko Vasës të flas gjer në të gdhirë

Me gojë, me trup e me shpirt njëherësh  sot e ndër vite;

Qysh prej Tivarit e deri në Prevezë,

Kurrë mos mbetsha pa fjalën shqipe!”

 

 

                                                12. Takimi i parë

 

 

U hapën portat e fjalëve

të ditëve,

të puthjeve,

të jastëkut lulembushur,

të enigmës së pathënë,

të premtimve të pafund,

të shpirtit sqepvrarë….

 

 

Dhe bukuria i kërkoi leje fshehtësisë..

dhe zemra i kërkoi ndihmë poezisë

dhe syri i kërkoi ndihmë kaltërisisë..

dhe dora i kërkoi ndihmë kopështarit

dhe paqja i kërkoi ndihmë pelikanit

dhe vargu i kërkoi ndihmë poetit me zë mali…

 

 

Sokëllinë të gjithë sa kishin fuqi.

 

 

Një pëllumb symbyllur kërkonte një çerdhe

Të nesërmën do të lindëte një pëllumb i ri…

 

  Ju faleminderit !

Kontakti namikselmani@yahoo.ca

00355 692776828


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



KUR ATDHEU  ...FILLON E MBARON TE ...OSSH-ja 06.09.10 - KUR ATDHEU ...FILLON E MBARON TE ...OSSH-ja

Reportazh nga Jakuo Gjoça

Pastrues me figurë të pastër… 06.09.10 - Pastrues me figurë të pastër…

Opinion nga Mimoza Dajçi

Aksioni i Tirex Resources (TSX:TXX) rritet për 10 % 06.09.10 - Aksioni i Tirex Resources (TSX:TXX) rritet për 10 %

TXX (Tirex Resources) është kompani miniere kanadeze që investon në Shqipëri (Mirditë)

NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME 06.09.10 - NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME

Opinion nga Selim Hasanaj

KUR OBJEKTIVI I APARATIT FOTOGRAFIK TENTON TĂ‹ ZBULOJĂ‹ GJITHĂ‹ UNIVERSIN 05.09.10 - KUR OBJEKTIVI I APARATIT FOTOGRAFIK TENTON TĂ‹ ZBULOJĂ‹ GJITHĂ‹ UNIVERSIN

Kritikë nga Robert Martiko

Një Zot* 05.09.10 - Një Zot*

Poezi nga Lis Bukuroca


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
Çfarë politike është kjo, ORE!? Çfarë politike është...

Opinion nga Adnana Abrashi

Muaji shtator – Simpatizohuni me viktimat e gjakmarrjes Muaji shtator –...

Një mesazh nga TribunaShqiptare

 
Çka është besa? Çka është besa?

À është "besa" fjalë nderi apo shprehje e vrasjes...

AGIM TAIB SYLEJMANI AGIM TAIB SYLEJMANI

Portret nga Halit Elshani

LDK – A KËNDELLJE APO THYERJA E KËMBËS SË DYTË LDK – A KËNDELLJE APO...

Opinion nga Xhevat Rexhaj

I  LUMI AI... I  LUMI AI...

Satirë nga Ferid Selimi

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 

Powered by: PHPCow.com