Nga Përparim Hysi
Të rinjëve për Shën
Valentinin
(poezi)
Jam krehur,jam ujdisur si dikur kur kam qenë djalë
Edhe pak
jam"kashaisur",si një kalë që pret për shalë
Hoqa
vite unë nga supat,s'jam më gjysh,po jam"riosh"
Tani
pres të vijnë çupat,për ato jam kthyer"djalosh"
Pres,or pres,po pak si kot, sepse pritja shkoi pak gjatë
Vjen një zogë dhe me një zog;unë po mbeta duarthatë.
Zoga
zogun ka për dore dhe zë puthet ashiqare
Unë,dikur,dashkëmbore; mbeta thatë në rrugë të madhe.
Ta hajë dreqi ,them me vete, a më panë apo s'më panë?
Ata puthen për 7-qejfe(duket njëri-tjetrin "hanë?!")
Ja,ja djali po puth çupën(ku është parë?Në sy të botës!!!)
Mua me gropa ma bën rrugën,se më luajti çargu i kokës.
Ca më"keq?!":çupa puth djalin dhe i hipën
kaliqafë
Sado plak,s'e mbaj "inatin";mënd tani bëra
"bërdaf!"
Ç'është kështu?U "prish"
dynjaja( a dynjanë unë shoh përmbys?)
Të kërcas sheshit
sevdaja?Jo.U bë apokalips!!!
Puthen,puthen dy
nga dy, edhe qeshin apo s'qeshin
Ah,më plaçin që të dy!Mua
më duket:më përqeshin!!!
Pastaj shkundem,vij në vete(pas
kthiellies,vjen gjykimi)
Çiftet puthen për 7-qejfe,se është
Shën Valentini!
Është ditë e shënuar,ditë e
madhe e dashurisë
Ndaj të rinjtë kanë"harbuar" dhe
zënë qielln' e lumturisë
Pa i shoh dhe unë,plaku;(se,ende,mua
më sheh syri)
Pak nga pak më ngrohet gjaku(se më zë dhe
mua"gripi")
Edhe zë e "kollitem"
për një kohë që iku,shkoi
Pak nga"kolla",edhe"mbytem";kush
në botë nuk dashuroi?!
Kur shoh puthjet dashurisht,edhe po
shkëmbejnë peshqeshe
I bekoj si babagjysh,unë,plakushi
me shtatë teste.
13 shkurt 2010