WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

SHPIRTI PRESIDENT SHPALL QEVERINË TRUPORE

08 February 2010
5 / 5 (1 Votes)
Vullnet Mato
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Vullnet Mato

Shpirti - president
thirri urgjent,
me një mesazh
në rrjetin e fijeve nervore,
ndjenjat, pasionet, instinktet, veset,
të mblidhen në rezidencën e tij hyjnore.

Ai shpalli me një dekret të posaçëm
kabinetin e qeverisjes së lirë të organizmit.
Kryeministër
emëroi MENDJEMADHËSINË,
që shquhej për unin liberal të drejtimit.

Ministër të mbrojtjes
- NDJENJËN E HAKMARRJES.
PASIONIN PËR PARA - ministër finance.
Ministër të rendit
- INSTINKTIN E VRASJES.
EGOIZMIN - ministër të punëve të jashtme.

Ministër arsimi
- PLOGËSHTINË PËR DIJE,
me boshllëk truri për telenovela.
Vetinë e PASIVITETIT -
ministër shëndetësie,
me liri të plotë për barnat sajesa.

Ministër tregtie
- LAKMINË E FITIMIT.
EPSHIN - ministër për kulturën rininë, sportin.
Ministër për turizmit dhe ruajtjen e mjedisit
- NUHATJEN E ULËT
deri tek ekstremi i ndotjes.

Por egërsia, grabitjet, sëmundjet, papastërtitë,
arritën shifra
që tejkalonin edhe një kafshë.
Ato shkaktuan pështjellime e pakënaqësi,
protesta të forta
brenda trupit dhe jashtë.

Pasi dështoi me turp
në punët shtetërore,
Shpirti u tërhoq në fildishin e guaskës së vet.
Dhe ia la vendin
DASHURISË NJERËZORE,
të formojë një qeveri të harmonisë së vërtetë...


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Grimca malli 09.03.10 - Grimca malli

Poezi nga Përparim Hysi

NIPI IM 09.03.10 - NIPI IM

Poezi nga Luan Çipi

VIOLINA E NASRADIN HOXHËS 09.03.10 - VIOLINA E NASRADIN HOXHËS

Opinion nga Adnan Abrashi

PIRRO NAÇE- NJE  EMER  I  NJOHUR  NE  FUSHEN E FOTOGRAFISE SHQIPTARE 08.03.10 - PIRRO NAÇE- NJE EMER I NJOHUR NE FUSHEN E FOTOGRAFISE SHQIPTARE

Portret artisti, nga Qerim Vrioni

FEMRA DUHET TË ECË ME HAPIN E KOHËS 08.03.10 - FEMRA DUHET TË ECË ME HAPIN E KOHËS

Opinion nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

”E ARDHMJA E FËMIJËVE VARET NGA MËSUESI I  MIRË  DHE BASHKËPUNIMI ME FAMILJEN “ 08.03.10 - ”E ARDHMJA E FËMIJËVE VARET NGA MËSUESI I MIRË DHE BASHKËPUNIMI ME FAMILJEN “

15 vjet me Shkollën Shipe ”Naim Frasheri” në Oslo të Norvegjisë, nga Sokol Demaku


Mar 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Nuk mund të hesht! Nuk mund të hesht!

Për ruajtjen e gjuhës shqipe, nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Pergjegjësia e klerit musliman ndaj aktit terrorist shqiptar anti-USA Pergjegjësia e klerit...

Opinion nga Paul Tedeschini

 
Traditat tona Traditat tona

Shkrim kulturor nga Namik Selmani

Mendimi i lirë Mendimi i lirë

Opinion nga Reshat Kripa

8 MARSI  NË  “HANË”...! 8 MARSI NË “HANË”...!

Opinion nga Fritz Radovani

KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË KURRË MOS E NDALO...

Vlera të mirëfillta të blogosferës shqiptare, nga Baki Ymeri

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com