WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

NJË DORACAK I MIRËSEARDHUR PËR ARDHACAKËT NË SUEDI

07 February 2010
Libri i Ibrahim Egriut “Mësim fillestar shqip -suedisht ”
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Sokol Demaku

Ibrahim Egriu u lind në në Maqellarë të Dibrës më 1939. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje kurse shkollën Normale, Akademine Pedagogjike dhe Universitetin gjuhe e letërsi, në Shkup. Filloi detyrën më 1962, në Tërnovë të Gostivarit. Në vitin 1968 iu mundësua që të punësohet në shkollën e mesme për punëtor të kualifikuar „Voskopoja“ në Kaçanik, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe për herë të parë vuri në skenë dramën „Nora“ të Andrea Skanjetit. Pra, hapsirë të veçantë në rini i përkushtoi dramaturgjisë. Kështu në vitin 1979 me nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Dibër ku punoi nga viti 1970, deri në vitin 1984, përgatiti katër pjesë teatrale që u transmetuan në ekranin televiziv të TV Shkupit dhe u mirëpritën. Ishte tejet aktiv në Ansamblin “Liman Kaba“ ku si aktor i grupit dramatik interpretoi me sukses disa role teatrale. Në vitin 1984 emigroi fillimisht në Zvicër e pastaj në Malme të Suedisë. Që në ditët e para vendosi kontakt me komunitetin e këtushëm shqiptar dhe u aktivizua në shoqatën „Kosova“ e atë „Iliria“ ku mbante mësimin me fëmijët shqiptarë. Më 5 maj të vitit 1986 nga qyteti Malme, e filloi transmetimin e emisioneve në gjuhën shqipe në Radion, atëbotë të njohur "Zeri i Kosovës" . Ishte nismëtar i organizimit të LASH në Suedi që u themelua më 30 maj të vitit 1992 në qytetin Lund. Ishte themelues i L A SH në Suedi, sekretar dhe kryetar i Këshillit Pedagogjik. I angazhuar në shkollën shqipe dha kontribut të veçantë në organizimin dhe masovizimin e saj. Krahas punës me nxënës shqiptar, zhvilloi mësimin e gjuhës shqipe në disa grupe mësimore për suedezët. Dha kontribut të veçantë në organizimin e mërgatës shqiptare në Suedi, organizimin e demostratave të bashkatdhetarëve tanë dhe ndihmoi formimin e shumë klubeve e shoqatave kulturore. Merret me gazetari e publicistikë. Botoi dy libra të gramatikave suedisht-shqip. Në koautorësi ka botuar edhe katër libra leximi dhe një antologji për ciklin e ulët, të mesëm dhe atë të lartë si dhe libri “Mësim fillestar shqip -suedisht ”.

Një nevojë e kahmotshme e komunitetit shqiptar në Suedi ishte botimi i një doracaku suedisht- shqip apo si vet autori e pagëzoj “Mesimi fillestar shqip-suedisht”. Ky libër është i pari i këtij lloji në shtetin e Suedisë dhe ka qenë i domosdoshëm, ku përmes këtij botimi autorët dëshriojnë që tu dalin në ndihmë ardhacakëve  në këtë vend të largët skandinav. Deri me tani doracak të tille kishte në disa gjuhë e mungonte ne suedisht. E ai i cvili mbushi këte boshllek me kete liber eshte profesori Ibrahim egriu së bashku me koleget e tij Jakup Sahiti dhe Anders Wessman.

Libri është një ndihmesë e madhe për ardhacakët e rinjë shqiptar në Suedi. Nga vet parathenja e librit mund të konkludojme se ky liber me te vertete u dedikohet ardhacakëve fillestar ne shtetin skandinav Suedi dhe se është një nismë për mesimin e suedisht. Autorete shprehenh se ky libër është ndërtuar mbi bazat edukativo- arsimore me c`rast kategority gramatikore dhe shqiptimi i drejtë i shembujve funksionalizohen paralelisht njera me tjetrën. Përmes ketij texti ardhacaku arrinë të mesojë shprehjet fillestare në gjuhëne  re në ate suedishte te cilat deri me sot i mungonin ardhacakut shqiptar këtu ne Suedi. Ai këtu permes shembujve konkret do mësoj fjalët e nevojshme si fillestar dhe i ri ne këtë mes se si të pershendes, si të prezentohet, si tëpërgjigjet në telefon apo edhe ndonje rekomandim qe mund të ket. Njesit mësimore në këtë libër janë të shtruara në atë menyrë që janë të lidhura me detyra pune e janë shume të pershtatshme dhe të lehta për tu zënë si për të rinjë por edhe për të moshuar.

Kjo e benë librin edhe më funskional në qellimin e tij.

Libri është  i ndarë në kapituj dhe permbajtja e cdo kapitulli ka të bejë me shprehje dhe situata të cilat njeriu i hasë në jetën e  përditshme në një vend të ri dhe të huaj.

Kandidatët të cilët përdorin këtë libër mund të personifikojnë dhe identifikojnë vetën me personazhet të cilat janë marrë si shembuj në libër, cka ua lehtëson dhe mudnëson një mësim dhe kuptim më të lehtë të situatave dhe shprehjeve të ndryshme të cilat ata i hasin në jetëne përditshme.

Përmes ushtrimeve dhe aktiviteteve gramatikore dhe gjuhësore përdoruesit e librit mund të krijojnë situata të atilla komunkimi mes vete ku në biseda dhe ushtrime mund të inkuadrohen dy e më shumë përsona në bashkëbisedime me njeri tjetrin e këto janë perpilue në bazë të rregullave gramatikore dhe gjuhësore në mënyre që kandidatit ti mundësojnë një pevetësim sa më të shpejtë të gjuhës së këtij vendi.

Të gjitha njësit mësimore por edhe uishtrimet e botuara këtu janë të perkthyera nag gjuha shqipe në ate suedeze dhe janë pershtatur për rrehtanat aktuale të kohës dhe vendit pra në rrethanat suedeze.

 


 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com