WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

KAM NJE MALL

04 February 2010
Kam një mall
Autor :
HASIBE ALISHANI–BLLACA

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga HASIBE ALISHANI–BLLACA

rgoi pë tribunashqiptare.com Ibrahim Egriu

         Doli nga shtypi Permbledhja e poezive me titull:”KAM NJE MALL”. Autore e këtij libri është mikja ime shume e dashur, arsimtarja me pervojë shumëvjeçare në arsim, z-ja Hasibe Bllaca.

U lind më 27 shtator 1937 në Prizren. Rrjedh nga një familje e pasur dhe gjer

në moshën 7 - vjçare jetoi një fëmijëri të lumtur,  por, tërë ajo lumturi rrënohet

dhe vendin e lumturisë e zinte vuajtja, ndërkaq vendin e pasurisë-skamja. Dhe, ja sepse:

Familja Alishani shquhej për trimëri e atdhedashuri. E donin shumë lirinë e vendit të tyre. Këto virtyte të larta i kishin trashëguar brez pas brezi. Për t’i dalë zot atdheut, të gjithë meshkujt e moshës madhore atë botë ishin anëtarësuar në partinë e parë të formuar (para Luftës së Dytë Botërore)-në BALLIN KOMBETAR. Anëtarë të kësaj partie ishin: i ati i saj-Rexhepi, axha Nijaziu dhe djemtë e axhes. Pra, shumica e meshkujve të Familjes Alishani ishin pjesëmarrës të Lidhjes se Dytë të Lidhjes se Prizrenit.

Por, siç dihet, mbarimi i Luftës se Dytë Botërore, nuk u solli shqiptarëve të Kosovës frutet e shumëpritura të lirisë, për të cilat u flijuan aq shumë shqiptarë. Kosova u rirobërua nga Sërbia. Këtë tradhëti atdhetarët nuk mund ta duronin. Po atë ditë kur u vendos flamuri i Serbisë, Axha i saj, Njazi Alishani, e heq ate flamur dhe e hedh në lum dhe, ne vend te tij e vendos FLAMURIN SHQIPTAR. Dhe, ky është momenti dhe shkaku për ta arrestuar Njaziun aty per aty, se bashku me disa shoke te tjerë, kurse meshkujt tjerë të shtëpisë detyrohen të arratisen.

Në shtëpi mbesin vetëm gjyshja dhe nënat e pambrojtura. Axhën Njazi dhe vëllanë, Luton, i dënojnë me pushkatim. Familja ALISHANI shpallet familje  reaksionare. Bastisjet ishin përditshmëri e tyre. Ua morën orenditë, shtrojë e mbulojë, veshmbathjet e enët. Ua morën edhe mielin qe e kishin ne magje. Ua konfiskuan edhe pasurinë e3 patundshme, si shtëpitë e dyqanin, tokën; pastaj 300 krerë dhen, qen, lopë e kuaj.

Pas pushatimit të axhes, Njaziut dhe vëllait, Lutos, do të arrestohen edhe katër djemtë e axhes Ilaz. Do denohen me burgim te rëndë dhe do te dergohen ne burgun e Pozharevcit. Sakaq, më 1945, ne lufte me bandat Çetnike, natën e Bajramit, do t’i vritet babai, Rexhepi dhe vëllai Feriti.

Me vrasjen e kater anetareve te familljes dhe me burgosjen e kater te tjerëve, familjen ALISHANI e kaploi zia dhe vuajtja e rëndë. Dimitë e mëndafshta dhe kordelet e bardha, me të cilat e ëma ia lidhte flokët e gjatë e të bukur, e ëma ia pat ngjurosur me të zeza, ashtu siç këto ngjarje ia bën jetën. Tërë gazi, hareja e lumturia fëmijërore iu shndëruan

në vaj e vuajtje. Ajo, klasen e katert nuk arriti ta perfundojë, meqë nga burgu i Pozharevcit arratisen tre kushërinjtë e saj: Sadik. Shemsedin e Gani Alshani dhe per kete shkak, familja e saj internohet në kampet e te zënëve rob nga Lufta e Dyte Boterore, ne Zemun Polje. Ne fund te shtatorit te vitit 1950 lirohen nga internimi. Me t’u kthyer, ne shtepinë e Adem Agë Gjonit ishte hapur Gjimnazi femëror, ku mesimet ndiqnin vetëm vajzat e per drejtoreshë kishin, Drande Mita-Tupecin. Dy vjet i ndoqi mesimet ne kete gjimnaz, e pas mbylljes, kaloi ne Gjimnazin Real. Ne vitet 1954/55,

Ne Prizren u hap paralelja e pare e Shkolles Normale, ku Hasibja u regjistrua bashke me 8 (tete) vjaza te tjera. Vitin e pare e kreu me sukses te shkelqyeshem., por per shkak te kushteve te renda qe kish katandisur rregjimi antipopullor shtypes komunist e kriminel i serbo-sllavise, e detyruan e detyruan te punesohej para se te kryente shkollimin e plote, nderkohë qe me korrespondencë do t’i jepte provimet.

    Fillimisht u punësua në Krushë, mandej në Sydeçan e Mushishtë. Pikerisht

ne kete fshat e njohu arsimtarin Gani Bllacen, me te cilin lidhi kurorë, ne po te njetin vit te martese sone, pra me 1960 . Më 1975 kaloi ne shkollen “Lek Dukagjini” ne Prizren, ku si mesuese shume e dalluar e mbylli karrieren e saj fisnike dhe, me 1. 11.1990 u pensionua. Tani jeton ne Prizren, e rrethuar me kujdesin dhe respektin e madh te burrit, te dy djemve e te nuseve, si dhe me dashurinë e pafund te niperve e mbesave. Akoma jeton me kujtimet e ëmbla per nxenesit e saj, kujtime, te cilat i rruan me shume xhelozi.

     NJOHJA ME MIQET TANE, Z. GANI BLLACA E Z-JEN HASIBE ALISHANI

    Gjatë viteve te 70-ta, shoku me i ngushtë i Imit, Azis Kerluku nga Dibra, së

bashku me z. Gani studionin se bashku ne Shkollen e Larte Pedagogjike, grupi i

matematikes. Ata, jo vetem qe ishin shokë të pandarë, por me pas, z. Gani iu bë

NUN i djalit te Azizit dhe sa herë qe vinin në Dibër, ne se bashku kalonim çaste

me te bukura me ta, plot humor, gëzim e hare.

S’na harrohet kurrë Festivali Final i Dramës, qe u mbajtë ne Prizren. Me dramën “Nita”, autor Josip Rela, aktoret e Shoqates”Liman Kaba”-Diber, ne Koçan, u kualifikuan ne garat federative, qe ne vitin 1980 organizoheshin ne Prizren. Pas shfaqjes, ne te cilen dramë, role kryesor pati, prof. Besnik Kërluku i ndjerë dhe Imi, z. Gani dhe z-ja Hasibe, nuk na lejuan te shkojme ne hotel, por na ftuan si mysafir në shtepinë e tyre ne Prizren.Ate mikëpritje aq të këndshme e miqësore s’mund ta harrojmë kurrë.-U kënaqëm!

   Me rastin e nxjerrjes ne dritë të librit me poezi “Kam një mall”, motres sime

shumë të dashur, Hasibe Alishani i uroj shendet, jetë të gjatë, sukese me dëshirë qe penda e saj te mos shterret kurrë. Me dashuri e respekt: Teta Meska Egriu

     P.S:-Redaktor i këtij libri është: Hasan Hamëzbalaj, kurse recenzentë:

                          Selajtin Krasniqi dhe Rexhep Smajlaj

Në vazhdim kemi veçuar disa poezi me interes nga veprimtaria e mikes sime, z- ja Hasibe Alishani:

                NENA IME-NENE E DESHMOREVE

                Nëna ime traditë e kishte bujarinë,

                Me dashuri na rriti, na edukoi;

                Në zemër na e rrënjosi atdhedashurinë,

                Dy djem Kosovës ia dhuroi.

 

                Nga lufta çlirimtare ata nuk u ndanë

                Për bashkimin e trojeve e t’kombit shqiptar;

                Dy djem, kunat e burrë dëshmorë ranë,

                Të gjithë luftëtarë të Ballit kombëtar.

 

                Humbi djem, vëllezër, kunat e burrë,

                Ballë i bëri vuajtjesw, po për lot s’diti;

                Nuk lëshoi gjëmë, s’u ankua kurrë,

                Nëna ime e fortë - si graniti !

                Prej nesh çdo dhëmbje fshehu,

                Fëtyrën e kishte, prore, porsi nur;

                Vujatjet e mëdha të shpirtit kurrë s’i shprehu

                Nëna ime trime, nëna ime zemergur.

 

                Durimin e saj akoma e admiroj,

                N’shpirtbardhësinë e saj prore betohem;

                N’stuhitë e jetës pa u lëkund qëndroi,

                Me nënën time të shtrenjë prore krenohem !

 

                Në ngrohtësinë e gjirit të saj, të prehem dua,

                T’i dëgjoj të rrahurat e zemrës diellar,

                Flokët e zbardhur të ma përkëdhel dua

                Dora e saj e butë, me gështërinjtë qelibar.

 

             MALLI PER JU

                Mall’ i pashuar, për vëllezërit e motrat

                 Gjatë tërë jetës më përcëlloi;

                 Mu si zjarri i amshuar

                                 Zemrën time ma përvëloi!

 

                 Dhe, këtë mall e dashuri

                 E shënoj tash unë në letër,

                 Në këtë moshë të thyer,

                 Në këtë moshë të vjetër.

 

          SI ISHIM

    -Besnik Kërlukut-

Dikur, çdo bisedë jona

Me admirim dëgjohej,

Çdo mendim, çdo fjalë

Me flori peshohej.

Ç’u bë me ne. O Besnik?

Ti s’mundesh të flasësh, o mik!

Mua veshët më lënë!

Për këtë zemra qanë...

Me dekada n’arsim punuam

Aq shumë kuadro arsimuam,

Si është e mundur, kështu, ne, me u dënu’

Ti mos flasësh, unë mos me dëgju’...?!

                         Dibër, më 20 maj 2005

 

        -Këtë poezi, mikja ime ia dedikoi te ndjerit prof. Besnik Kërlukut, vellait të Azizit, i cili pas tre muaj ndërroi jetë. –Lavdi veprës së tij!

 

                SHUME KAM DESHIRE

                Shumë kam dëshirë

                Pa masë dëshiroj

                Të jem herrëse interne

                Çdo sëmundje ta shëroj

                Mendimet e liga

                Nga truri t’i largoj!

 

                Dëshiroj shlyese interne të jem

                Pa masë dëshiroj:

                Në çdo zemër, te çdo njeri,

Mëritë e xhelozitë t’i eliminoj!

Mirësi e dashuri

Në vend të tyre, të kultivoj!

 

Shumë kam dëshirë

                Pa masë dëshiroj

                Të jem rreze dielli

                Në çdo zemër të depërtoj

                T’iu sjell dritë e ngrohtësi

                Bujari, paqë e begati!

 

                Shumë kam dëshirë

                Pa masë dëshiroj

                Këng’ e lavdisë e e lirisë

                Në mbarë botën të jehojë!

 

TE KEQEN MOS E KUJTO

                Jeta është luftë

                Qëndro e lufto:

                Mbi të keqen-triumfo!

 

                Në njëqind të liga

                Të vetmen të mirë

                Çdo herë kujto!

 

                Mendjen me të liga

                Mos e mundo:

                E keqja, gjakun ta helmo!

 

                Vuajtjet i shton

                Zenrën e shqetëson:

                Jetën ta shkatërron!

 

                         MERITES

                Gëzim i parë i jetës bashkëshortore

                Je ti, e shtrenjta, e dashura Meritë!

                Rrita dhe bukuria jote fëmijërore

                Na japin shpresë e gëzim, çdo ditë!

                U rrite me plot dashuri, kujdes e përkëdheli

                U bëre një çupë për mrekulli

                Me sjellje që ishin për lakmi...

                Ndaj, erdhi koha të fejohesh

                Të martohesh e nga ne të largohesh.

                Turuam shëndet, fat e lumturi

                Harmoni bashkëshortore e trashëgimi!

                Por ti, moj bijë, larg na shkove!

                Zemrat tona na i lëndove

                Në çdo moment, en në çdo vend, moj Meritë

                Për ty mendoj, të kërkoj natë e ditë!

                Eja, eja moj gjeraqinë

                Tani e kemi dhe pleqërinë!

                Te pragu i derës, krahapur të pres!

                Eja, eja! Pranë dua të të kem edhe kur të vdes!

 

                                  PLAGE E HAPUR

                Kosova ime e plagosur, pa pra lëngon,

                Rinia plagët ia hap, zemrën ia lëndon;

                Nëvende të huaja çdo ditë duke shkuar,

                Kosovën – nënëzemrën duke ia copëtuar.

 

                Rini këtu, o ju të dashur, o ju të uruar !

                N’Kosovën martire kthehuni, o ju të uruar !

                Kosova e shumëvuajtur me zemër ju thërret:

                T’ia shëroni plagët-ju pret, ju pret !

 

                        PER TY G...

                (Poezi, që ia kushton bashkëshortit)

 

                Ty, që ma gëzove jetën, rininë,

                Dhe në zemër ma rrënjose dashurinë !

 

                Ty, që më mësove ç’është besnikëria,

                Durimi e ndershmëria !

 

                Përherë në zemër të kam,

                Gjer në amshim, mirënjohëse të jam !

 

                I qofsah falë të Madhit Zot

                Që na bashkoi për jetë e mot !

 

                        KURDOHERE

                Ndero atdhenë!

                Komb e flamur ndero!

                Demokraci,

                Paqe e liri ndërto!

                Ndero nënë, ndero baba

                Sokë e miq, motër e vëlla!

                Se pa këta jeta kuptim nuk ka.

                Kultivo besë e dashuri,

Mikëpritje e bujari

Dhe respekt për çdo njeri!

Kahdo që sillesh

Kudo që ndodhesh

Në zemër e në mendje

Atdhenë ta kesh!

Në vend të huaj, mos qëndro!

N’Kosovën tënde kthehu e jeto!

Ku jetuan dhe varret kanë

Të parë tanë...

Kthehu edhe ti, Ferit, Petrit, Luan!

Rexhep, Meritë, Jetë e Vigan!

Shqipen e ëmbël përdoreni me fëmijë!

Eshtë gjuhë e bekuar

E nënës Shqipëri!

   FEMIJEVE TE MI

Rrezet e diellit, ndriçim i hënës

Kënga e zogjve, këshillat e nënës

Çdo lule që çelë, dhe ujtë që rrjedh në krua

Janë gëzim i pashterrshëm për mua.

Po më i madhi gëzim dhe dashuri

Jeni ju, fëmijët e mi,

Që jetës m’i dhatë kuptim e lumturi,

Mu si gjaku i kuq që rrjedh n’damarët e mi.

 

                                    NITES

                Mbesën time të dytë

                 Me shumë gëzim e kam prit’,

                  Me dashuri e shëndet

                   Na u rritë e bukura NITE!

                    E mirë përherë të jetë

                     Durim e mirësi

                      Në jetë sukses e lumturi!

 

                        PA FLAMUR

                Për atdhe, komb,

                Flamur e liri,

                Atëbotë u flijuan

                Të parët e mi.

                Varret s’ua mësuam kurrë

                S’ua dimë as sot:

                As flamuri mbi varr

                S’u valon dot!

                Prandaj, që vendin t’ua gjej

                Kërkoj nuk mdalem dot.

                E flamurin e lirisë

                T’ua vë mbi kokë.

 

                       DO TE BASHKOHEMI

                Aspiratat e Ballit kombëtar

                Po realizohen.

                Kosova martire u çlirua!

                Edhe pavarësinë e kosvës do ta fitojmë!

                Do të realizohen edhe  idealet e të parëve të mi!

                S’do të ketë barrierë kurfarë, as kufi!

                Troje e komb do bashkohen

                Në gjiun e Nënës SHQIPERI !

                                                 -vazhdon!

                       

               

 

 

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Izraeli i... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Successfully... [...] nga Tribuna Shqiptare Komente [...]
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...
Comment on Enigmë kthimi...



 Other Articles
 Photo Gallery

Diaspora

Reportazh

Shqipëria

Reportazh



TA KUPTOJME KERCNIMIN E NGROHJES GLOBALE 02.02.10 - TA KUPTOJME KERCNIMIN E NGROHJES GLOBALE

Rreth ngrohjes globale, nga dr Sul Gragjevi

Kurbeti 02.02.10 - Kurbeti

Poezi nga Nehat Jahiu

REAGIM 02.02.10 - REAGIM

Reagim i z. Arsim Halili, gazetar

Me dashamirsi vlonjatit Luan Kaman Çipi 02.02.10 - Me dashamirsi vlonjatit Luan Kaman Çipi

Reagim ndaj një artikull të botuar dje në Tribuna Shqiptare, nga Paul Tedeschini

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes 02.02.10 - Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes

Opinion rreth romanit të Kadares “E Penguara”, nga Lek Pervizi

Bekim Morina: Floktari që i zgjat flokët 01.02.10 - Bekim Morina: Floktari që i zgjat flokët

Aty ku jemi mund të lëmë gjurmë se kemi egzistuar dhe se egzistojmë.


Feb 2010
SunMonTueWedThuFriSat
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28            
 
Atë që nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë Atë që nuk e benë të...

Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës: “DOSJA E DIKTATURËS”, nga Klajd Kapinova

ZEMRA IME GJITHMONE JASHTE ZEMRA IME GJITHMONE...

Poezi nga Bajame Hoxha (Çeliku)

 
NĖN PETKUN FETAR NĖN PETKUN FETAR

Poezi nga Jusuf Zenunaj

Reshat Agaj, ka qenë patriot i vërtetë. Reshat Agaj, ka qenë...

Përgjigje z. Paul Tedeskini, nga Luan Çipi

TELENOVELA E PERGJAKSHME ME EMRIN - KOSOVE TELENOVELA E...

Me shkas nga intërvista e zotit Kadri Veseli:...

PILO  ZYBA: NGA  BLLOKU  I  KUJTIMEVE PILO ZYBA: NGA BLLOKU...

Kujtime nga Pilo Zyba

TribunaShqiptare.com në Facebook




 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2009 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com