WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

PERRALLEZ PER ZOGUN "CER"

04 February 2010
TribunaShqiptare.COM
Autor :

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Janaq Pani

 
        Ish, c'na ish nje pyll i tere
        plot me lisa degegjere
        gjer ne re kryet te tere.
 
       
Lart ne lis, te dege e plote
        na ish nje foleze e ngrohte,
        ne foleze na ish nje zog.
 
        Keshtu nis perralla jone,
        qe ta dish, ti moj Elone,
        emrin Cerr zogut ia thone.
 
        Te ky pyll ku flladi lot
        nga foleza ra ky zog,
        ben te ngrihet, s'ngrihet dot.
 
       
Krahe holle, gjethe plepi,
        si nje syth i zgjatet sqepi,
        edhe syckat boje deti.
 
        Eshte si kukull i bukur
        porsi gonxhe per ta puthur,
        ne foleze rrinte strukur.
 
        Ish i vogel, i parritur,
        nena nuk e kish stervitur
        lart ne qiell per t'u ngritur.
 
       
Tha: " U lodha duke pritur!
 
       
Do provoj - tha, - sot nje here
        fluturimin lart ne ere
        ashtu si shoket e tjere."
 
        2
        Hop ia beri dhe u nis...
       
si nje gur u rrokullis,
        na qendroi mbi nje plis!
 
        Nisi vajin: - Ciu...ci -
        qan me lot si cilimi,
        u habit kush qe aty.
 
       
I djeg shembja te kurrizi.
        " Mos qaj, xhan! - i foli plisi,
        " Mbahu trim! - na i tha lisi.
 
        "Cerr, o mik re kollotumba,
        t'u be shtati xhumba-xhumba,
        e peson kur rritet hunda!
 
       
S'te qortoj tani me shume,
        nenes tende c't'i them une?
        E kupton? Na hape pune!"
 
        " Xhaxhi lis, - i gjegjet Cerri,
        qe kullon ne lote i teri,
        sa me zor i del dhe zeri.
 
        " Xhaxhi lis kuroregjere
        rruge e zogjve eshte ne ere,
        ndryshe s'kemi asnje vlere.
 
        Qe sa lindim enderrojme
        diten kur te fluturojme,
        male e fusha te kalojme."
 
        Fjale e Cerrit godet rende,
        e prek lisin degetende.
 
        U gjegj lisi i menduar:
        " Cerr, me fal, o pendeshkruar!
        Per sa thashe jam penduar.
 
        Gjer ketu ti vete erdhe,
        do mendojme tani neve
        te te ngreme gjer ne cerdhe."
 
        3
        Lisi vari deget poshte
        sa takuan gjer ne toke,
        ben ta kape s'e kap dot.
 
        Gjethet sa pellemba jane,
        porse gishta ato s'kane
        e dot zogun nuk e mbajne.
 
        Prandaj lisi nuk e zgjati,
        zjen i teri nga inati:
        " Kete pune e ben, - tha, - flladi."
 
        " Fllad, o fllad qe qesh e lot,
        aty poshte qan nje zog,
        pa provo a e ngre dot."
 
        Flladi lodrat la menjane,
        na i erdhi Cerrit prane
        ta ndihmoje si vellane.
 
        Dhe i foli: "Cerr, o trim
        hapi flatrat, hip ne shpine
        te te ngre ku ke shtepine,
        dhe mos qaj me ngasherim!"
 
        Cerri vajin e pushoi,
        hapi krahet e provoi,
        permbi flladin dot s'qendroi.
 
       
Flladi tha: - Nuk behet pune!
        Iu gjegj lisi: - C'te them une?
        O, sa ngushte te dy u zune!
 
        " E pesoi Cerri, - thane.-
        Bobo, dhelprat do ta hane,
        nuk ka afer as mamane."
 
        4.
        Kur nga larg ia behu nena,
        pa folene, bosh qe brenda,
        gati sa s'i ndali zemra.
 
        Sa e shkrete kjo fole!
        " Lis, o lis, ti me rrefe,
        Cerrin tim a mos e pe?
 
        I merzitur foli lisi:
        " Cerri yt ra pas nje plisi
        dhe u shemb pak te kurrizi."
 
        Si cdo nene iu drodh gjiri,
        plot me lote iu mbush yri,
        fluturim ra tek i biri.
 
        " Cerr, o shpirt, e Cerr, o xhan!"
        Goja flet e syri qan,
        dhembja gjoksin sa'e can.
 
        5.
        Dha alarmin nene e tija:
        " Po me iken, miq, femija!"
        E degjuan shpezeria.
 
        Erdhi bilbil kengeshumi,
        erdhi thellez' e pellumbi,
        dallandyshja me vrap plumbi,
        qukapiku vjen i fundit...
 
        Fluturuan me nje fryme,
        si nga dheu aty mbine
        per t'i dhene shokut ndihme.
 
        Nene e bir ne mes i vune,
        pyet ti e pyet une,
        na i derdhen fjalet lume.
 
        " Cu...cu...cu" - me fjale zogu
        ngrinin zerin fort se toku,
        nuk i benin radhe shokut.
 
        Prandaj flladi tha nje fjale:
        " Ulni zerin, me ngadale!
        Dhe te flasin krejt me radhe.
 
        Te verteten se si nisi,
        ta tregoje e di vec lisi."
 
        Lisi deget nis e tund,
        fjale e tij rendon si plumb,
        i sqaroi gjer ne fund.
 
        Gjithe shpezet hapen gare
        t'i qetojne sa me pare
        nene e bir shtrire mbi bar.
 
        Plot me lote nena syrin
        na i derdh curk per te birin.
 
        Po dhe zemra pikon lote,
        s'e qeton asgje ne bote.
 
        6.
        Zogjte e tere lidhen bese,
        nisen punen pa pertese
        per ta hipur ne foleze.
 
        U munduan gjithe diten,
        fort u lodhen, u djersiten,
        ne foleze dot s'e ngjiten.
 
        Pikon djersa pike e pike,
        u shterruan krejt fuqite
        dhe nuk nxoren gje ne drite.
 
        Permbi bar kur mbeti Cerri
        e kuptoi c'gabim beri,
        dridhet nga frika i teri.
 
        Ende muzgu sa pa rene,
        aty afer ndihen kembe,
        gjithe zogjthit na u tremben.
 
        Fluturuan lart ne dege,
        gjoksi hop, hidhet perpjete:
        " Pas gemushe kush do jete?"
 
        7.
        Shkel ne shteg nje cilimi,
        faqet molle, shtatin selvi,
        embelsire ka ne sy.
 
        Dhe cdo zog e njeh me emer,
        ndaj u flet me ze te embel:
        " Une iu dua fort me zemer!
 
        Une iu dua e iu mbroj,
        shperblim tjeter nuk kerkoj,
        vetem kengen t'ju degjoj."
 
        Sa degjuan djalin zogjte,
        ne gjoks zemra u rreh fort,
        e besojne per cka thote.
 
        Hapen krahet, erdhen prane,
        sy me sy si miq u pane,
        atij hallin tok ia thane.
 
        Nje nga nje folen me radhe:
        " Vogelush, o zemerbardhe,
        mik te ne mire se ke ardhe!
 
        Permbi bar Cerri mos mbese,
        vec te ti ne kemi shprese,
        qe ta ngjitesh ne foleze."
 
        8.
        Vogelushi nuk e zgjati,
        lartesine me sy e mati
        dhe me dockat Cerrin kapi.
 
        Cerrit embel na i flet,
        si nje bebeje ne djep,
        puth ne gushe e puth ne sqep.
 
        " Zog i bukur, miku im
        te guxosh s'eshte gabim,
        vogelush, bej pak durim!
 
        Rriti krahet, mpreh veshtrimin
        qe te nisesh fluturimin!"
 
        Dhe u ngjit me vrap ne peme,
        e arriti shpejt folene...
        Brohoriten gjithe sa qene.
 
        Dhe gezimi u kish hije,
        dore e ngrohte e  nje femije
        ne foleze Cerrin shpie.
 
        Iken zogjte, u shperndane,
        neper pyll kudo qe vane,
        " C'djale i mire!" - te gjithe thane.
 
        Ja, ketu, o moj Elone
        merr fund dhe perralla jone.

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com