WebSite  
 


albemigrant@gmail.com

        

Lexoni udhezuesin Tribuna Shqiptare Format PDF dhe format HTML


Follow tribunshqiptare on Twitter

Home Page > Arti/Kultura/Krijimtaria

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara në kampin e Tepelenes

02 February 2010
Pikturë nga Lek Pervizi
Autor :
Lek Pervizi

Reklamoni tek Tribuna Shqiptare
Reklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 

AlbemigranT.com
Faqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Lek Pervizi


 Romani i Kadares “E Penguara” = “I Papenguari”, Requiem per I.K.


Vajzat e internueme ne Tepelene-Pikturoi Lek Pervizi-Bruksel(“Kampi Tepelene: si trajtoheshin e si jetonin keto vajza?vizatoi Lek Pervizi i internuar ne kampin famkeq komunist te Tepelenes)


Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara qe ne kampin e Tepelenes perdoreshin si kafshe pune, duke transportuar dru e te tjera materiale të rënda me kilometra te tana neper malet e Tepelenes, nga mengjesi në mbramje vonë.

E pastaj gjithe jeten ne pune te detyrueshme, e jo ne sallat e shkollave, as duke u cfilitur pas nje lloj shkrimtari derdimen komunist. Ne librin « E Penguara » Requiem per Linda B., ai tallet me fatin e ketyre vajzave duke i perfaqesuar me nje çuperline nga blloku qe perfundon keq e ma keq per mungese te kotaktit seksual me idhullin e saj, nje shkrimtar i madh komunist (si duket vete I.K) qe jeton mes te mirave në Tirane ku ajo e paskej te ndaluar te shkelë me kembe. E ky ishte denimi me i madh sipas vetë I.K..


Po ju pergjigjem, me kompetencen jetesore qe me kane dhene 45 vjet burgje e kampe internimi te diktatures komuniste ne Shqiperi, ku pothuajse kam lindure ku kam kaluar gjithe rinine e jeten time deri ne pleqeri.


Nuk ju kritikoj per sa keni shkruar e argumentuar ne favor te vepres se fundit te I.K. ‘E Penguara” sepse e kuptoj se nuk keni patur as nuk keni njohuri se si trajtoheshn vajzat e grate e internuara. E ju them se vetem njerezit e kryesisht vajzat qe kane njohur se q’eshte internimi, jane ne gjendje me i dhene pergjigje atij romani. Ato vajza, tashme te mplakura ose te vdekura nuk kane ku ta gjejne shkrimatrin e lavdishem per te ia thene dy fjale. Une do te kisha deshiruar shume, por ai i iken te tilla ballafaqimesh.


Z. I.K. ka deklaruar se ate veper ai ua paska dedikuar vajzave te internuara, dhe merret me nje vajze, qe internimin e paskej kaluar ne nje qytet. A e dini ju se ku e si e kane kaluar denimin e tyre vajzat e internuara? Sigurisht se jo. Por zoti I.K. nuk e ka ditur valle ? Ne qofte se e ka ditur, atehere me dashje ne kete liber ai kerkon ti ule, ti denigroje e t’i beje te vuajtura e te semura pas seksit, per te cilen gje duket se ka vuajtur vete. Duke qene se personofikohet ne shkrimtarin personazh kryesor i romani, Roaldin, qe del si nje njeri i depravuar qe perfiton nga pozita e tij per te gllaberuar vajzat e qytetarve te Tiranes e me tutje, duke tradhetuar edhe gruan e vet, ajo ne Poloni, ku supozohet se edhe ajo ben te njeten gje. Depravim.


Cilat jane keto vajza te internuara e si u rriten dhe u martuane ne ato kondita te palejueshme e te papranueshme nga cdo shtet e popull i zhvilluar ? dhe aq me teper nga intelektuale te kalibrit te I.K., qe duhet te jene te pajisur me ndjenja humanitare te larta ?
E jo te krijojne te tilla vepra shpifarake qe mbartin akoma mllefin kunder familjeve te deklasuara ?
E te hedhi balte mbi nderin e qindra e qindra vajzash te ndertshme e te bukura si zana, qe s’donin te ia dinin se ekzistonte diku nje shkrimatr i madh per te cilin te shkriheshin e te perpeliteshin te magjepsur pas librave te tij.

Vajzat e internueme ne Tepelene-Pikturoi Lek Pervizi-BrukselVajzat e internuara (tani zonja te nderuara e shume prej tyre tashme te mplakura), jane dalluar per nje qendrese krenare e te paperkulshme ndaj torturave e mizoreive te cerbereve te kampeve te internimit, dhe te atyre qe rrinin te fundosr ne kultuqet e buta te Ministrive, apo Lidhjes se Shkrimtareve, etj.

Deri vone, te rinjte e kampeve konsideroheshin si motra e vellezer dhe nuk martoheshin mes tyre.
Vetem pas 1960, kur humben shpresat e nje lirimi, filluan te martohen. Askush i lire nuk guxonte te mpleksej me to.
E ky shkrimtar i madh e ul veten deri i aty sa me shpik situata deri te degjeneruara per keto vajza te mjera, duke marre per shembull Linda B, te cilen sido qe e sjelle dhe e pershkruan e katandis ne nje vajze e humb toruan dhe behet pa principe morale, dhe pa qendrese shpirterore ndaj te keqes qe e ka zene.

A e di more zoteri, dhe ju te tjere qe mund te lexoni kete shkrim, se ka patur vajza qe kane lindur ne kamionat ku i kishin stivosur nenat e tyre, ose jane internuar pas tyre ne moshen e djepit dhe e kane kaluar gjithe jeten ne kampet e internimit, ku edhe kane lindur femijet e tyre te cilet jane rritur po ne ato kondita?

Jam une vete nje i tille femi, vajze e nene, qe nuk m’u hoq nje dite nga denimi 45 vjeçar.
Ato vajza jane heroina te verteta dhe jo çuperlina te fantaksura pas nje shkrimtaruci te partise e te diktatures, prej te cilave ka fituar fame e lavdi. Me ane te kesaj Lindes se gjore, e cila bie viktime e shkrimtarit, e paraqitur si nje vajze e re qe andrron vetem Tiranen ku qenka ndaluar te shkoje dhe bie ne dashuri me nje shkrimtar (vete I.K) per korrespondence e me ane te nje shoqeje te saj te bllokut, qe paskej guxuar te mbaje lidhje miqesor me nje te internuar. Kur dihet se me familjet e internuara nuk guzonte kush te kishte lidhje miqesore, aq me teper qe ti perkiste nje falmije komuniste, te bllokut.

Ku e çon mushka I.K -ene me keto sajime romaneske por qe bien ere lufte klasore akoma sot pas shembjes (formale) te diktatures?

Pse zoti I.K. nuk e paskej patur ndonje shok te shkolles te internuar per t’i bere vizite sa here ia donte qejfi ?
Po sigurish se ka patur, por nuk ia ka mbajte te lidhet me ta, pse e ka dite se ç’e gjente.
Atehere ç’jane keto krijime situatash kaq absurde ? Per te justifikuar diktaturen, ne kuptimin qe nuk ka qene aq çnjerezore ?

Kjo vajze jo vetem qe eshte e marrosur qe nuk ka mundesi te plotesoje nevojen per seks me skrimtarin e oborrit te bllokut, por arrin qe kete kenaqesi te ja jape me prokure shoqes se saj, qe t’i jepet atij sikur t’ishte vete. Lajthitje. Deshperimi e çon deri aty sa te kryeje sjellje lesbike me shoqen dhe me ne fund katandiset te bie ne duart e mesuesit te gjimanstikes. Pastaj merr pjese ne ballon e matures, gje qe nuk ishte e mundur te ndodhte me nje vajze te internuar.

Perfundimish, I.K e mbyll me vetvrasjen e Lindes se shkrete, e cila nga viktime e diktatures bie viktime e autorit te keti libri neverites. Eshte nje poshterim qe i behet asaj krijese te pafajshme, duke e katandisur te bije ne gabime morale, qe ne rastin e vajzave te tjera te internuara nuk ka ndodhur kurre.


Kush na qenka qe shkruan keshtu, do te thonit ?


Kampi Tepelene-1(Ne foto kampi i perqendrimit komunist ne Tepelene)

Por nje femer qe kampet e internimit e ka njohur qe nga fillimi deri ne fund, nga 1945 deri 1990. Eshte nje qe i ka pa vajzat duke lindur u rritur nga moshe e femijerise deri ne moshen madhore. Po ajo vete vajze.

U rriten ne kampe te rrethuem me tela deri kur mbushnin moshen 15 vjeçe, ku caktoheshi ne punen e detyrueshme duke mbajtur ngarkesa te randa, dru, gure, etj. si kafshe pune, ne shi, bresher e bore, si dhe ne zjarrin e vapes se veres. Nga agimi deri kur binte nata, nen tytat e armeve te policeve, neper malet e Tepelenes. Kjo ishte shkolla e tyre. Me vone kur pas 10 vjetesh kampe me tela, kaluen ne pune e lodhshme te bujqesise, duke hapur kanale e prashite arat e pafund te Myzeqese te kthyera ne bujke-robnesha e skllave.
Nuk ka vajze e internuar qe te kete pase “privilegjin” te ndjeke gjimnazin, ashtu siç na e paraqeti nderuari shkrimtar I.K. Nje rast kur dy nga keto vajza, ne nje moment qetesie te regjimit, arriten te pranohen ne gjimnazin e Lushnje, pas nje muaj u perjshtuan e perfunduan ne parcelat e kanalete kampit te Gradishtes, deri me 1991, te caktuara me e ngrysur jete aty, pa shprese shpetimi. Jo ma te andrronin per shkrimtaret e regjimit.

Por ç’sjellje kishin keto vajza? Mos valle te tilla siç e paraqet te mjeren Linda B., ne emer te tyre, zoti I.K. ?

Jo, aspak! Te vjen keq kur nje i tille intelektual e shkrimtar me fame, e perfundon me cinizem tej te turpshem, se po te kishte vazhduar jeten ne ato kondita, ajo do te perfundonte ne punet e bujqesise, e per te lehtesuar veten, do t’i jepej brigadierit te saj. Nuk ka asnje rast i tille qe te kete ndodhur, e nuk ka brigadier apo tjeter mashull i lidhur me partine, qe mund te guxonte te orvatej ne ate drejtim.

E jo me, qe nje vajze e internuar te sfilitej pas nje shkrimtari komunist, sa do i madh t’ishte, qe as donin te ia degjonin emrin. Te perballohet nje dite z. I.K. me nje nga ato vajza (ja ku jam vete) e ta shohi se ku perfundojne veprat e tij. Vepra, fundi e krye, mbushur me luften klasore, ku çdo vajze qe pershkruhej nga nje familje edeklasuar, patjeter se do behej nje femer e perdalur. Jo qe i teri ai liber “E Penguara” vjen ere imoraliteti te pergjithshem. Te gjithe vajzat, si te internuara apo te lira, perfshire edhe ato te bllokut, nuk kishin tjeter gje ne mendje perveç seksit, bashke edhe me protagonistin mashkull te librit, Roaldin, (vete autori), pas te cilit cfiliteshin. E vertete se diktatura ishte e rende per te gjithe, por ama jo qe ajo te lejonte qe ne shkollat mesuesit t’ishin si kaposhat mes pulave. E se familjet e vajzave duhej te pranonin ate lloj haremi shkollor. Dhe shoqeria vajzerore shqiptare paskej vuajtur vetem per seks dhe per t’u marrosur pas shkrimatarve te medhej. Ate ta mbaje per vete shkrimtari yne, por jo qe te ia veshi ate lloj degjenerim gjithe nje populli. E per sa i perket thenjes se ate liber ua paskej kushtuar vajzave te internuara, ose luan rolin e budallait ose ka lajthitur e nuk di c’do te thoshte internimper vajzat e shkreta qe ndonse linden e u rriten ne ato kondita çnjerezore, e mbajten te pa cenuar krenarine e tyre.

Ceshtja se ai e mbush librin me kujtesa mitologike e historike, si Orfeu, Euridice, e te tjere, apo me kalin e perandorit Kaligula, Seneken etj. per te kerkuar t’i jape ngjyre nje libri te pangjyre e t’iu shesi mend lexuesve, nga zelli i tepert arrin te beje gafen e madhe, qe nuk e ben as nje femije i tetevjecares, qe vrasjen e Senekes te ia veshi Kaligules, ndersa ishte Neroni qe e çoj ne vetvrasje profesorin e shquar te tij, filosofin Seneka.
Por si duke I.K. mendon se ata qe lexojne s’dine ku lidhet gomari ne kulture, dhe i marrin fjalet e tija kallep, si koke e madhe qe eshte. As nje shkrimtar i madh ne bote, nuk i perdor te tilla nderhyrje mitologjike per t’i dhen shkelqim vepres se tij.
Shkelqim vepres i jep mesazhi pozitiv qe shkrimtari jep. Cili do t’ishte mesazhi i te nderuarit shkrimtar, ne kete liber mbi Linda B.
Perveç, uljes se kesaj vajze viktime, eshte ai i hedhjes balte mbi nderin, krenarine, qendresen, durimin e
herozmin e vajzave te internuara, qendrese e gjalle kunder nje diktature qe donte te shkallmonte bashke me qenjet njerezore edhe tradita me te mira e nderin e shqiptarve. Edhe ne kete drejtim, I.K. mban flamurin e lavdise. E pranojme.

Nga nje veterane e kampeve, ne emen te te gjithe vajzave te internueme.


Lek Pervizi, Bruksel me 27.01.2010

Subject: Romani “E Penguara” – Nje veper e dobet.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
Shenim: “B.” mund te jete “Belishova”

 


                     Regjistrohu tek TSH!
                      K O M E N T E :

Jeni të lutur të komentoni artikujt e botuar tek Tribuna Shqiptare. Mos harroni të vendosni një emër apo një pseudonim sepse kur shkruhet "guest" duket si makina pa targa. Ju mund të përdorni OpenID tuaj për të komentuar tek TSH. Mos harroni se duke komentuar ju ndihmoni...ADMIN



Comment on Lëvizja...
Comment on Ribashkimi... Ja një koment i ardhur prej një vizitori të TSh:Reagim: http://tribunashqiptare.com/komente/Në...
Comment on Sheriati:... Rrahja publike e cilitdo individ,eshte e papranueshme,e prapambetur,pamarrë parsasyshë ligjeve,kanuneve apo...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi – heute Botschafter in der Tschei) in...
Comment on I Agree With... [...] Bereits früher wurde die “Delon” (damals lief der Frachter auf Qazim Tepshi) in Durres beschlagnahmt wegen Drogen...



 Other Articles
 Photo Gallery

Arti/Kultura/Krijimtaria

Diaspora

Reportazh

Shqipëria



Deshmoreve te Kosoves 31.08.10 - Deshmoreve te Kosoves

Poezi nga Xhavit Gasa

Politika e madhe dhe politikat e vogla 31.08.10 - Politika e madhe dhe politikat e vogla

Opinion nga Andon Dede

Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar 30.08.10 - Nene Tereza: Nderi i Kishes Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

Fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, nga Frank Shkreli

NJERIU QË IA FALI  GJITHË JETËN E VET  KAUZËS PËR LIRI 30.08.10 - NJERIU QË IA FALI GJITHË JETËN E VET KAUZËS PËR LIRI

Kritikë nga Sami Islami

XHELO DAUTAJ 30.08.10 - XHELO DAUTAJ

Poezi nga Luan Çipi

TË PRES TE VESA E GJELBËR 30.08.10 - TË PRES TE VESA E GJELBËR

Poezi nga Vullnet Mato


Sep 2010
SunMonTueWedThuFriSat
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
EJANI SHOKE TE DASHUR EJANI SHOKE TE DASHUR

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Himn për gjakun Himn për gjakun

Poezi nga Makfire Canolli

 
Iran: Vrasja me gur e Sekine Mohammad Ashtiani Iran: Vrasja me gur e...

Nga Paul Tedeschini

Mozaik me vargje Mozaik me vargje

Poezi nga Përparim Hysi

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur Malli per familjen me...

Bisedë me Blerina Hasa, studente në master në universitetin...

POEMË E PANJOHUR PËR GJENEALOGJINË E ALI PASHË TEPELENËS POEMË E PANJOHUR PËR...

Studim nga Arben Llalla

TribunaShqiptare.com në Facebook



 TeSH(arkiv) | Tribuna Shqiptare(arkiv) | Lajme / News | Forum | Kosova tek AlbemigranT | Wallpapers | FotoAlbumi | kartolina | Fjalor me emra shqiptar | Albumi i fëmijëve
 Tribuna Shqiptare  Copyright © 2008-2010 | Materialet e publikuara nga TSh janë pronë e autorëve   | Terms of Use for our Site, | Kontaktoni TSh  |
 
Powered by: PHPCow.com